-
VIDEO
Zjarr një sipërfaqe me shkurre në Derven të Fushë Krujës, rrezikohet linja e tensionit të lartë dhe 1 banesë
Një zjarr ka përfshire një sipërfaqe me ferra e shkurre në fshatin Derven të Fushë Krujës, ku si pasojë e flakëve të përmasave të mëdha rrezikohet linja e tensionit të lartë dhe një banese në afërsi të vatrës.
-
VIDEO
Ndezin zjarr në dhomë duke luajtur, fëmijët i vënë aksidentalisht flakën shtëpisë, shpëton mrekullisht familja në Berat
Një banesë është përfshirë nga flakët në Berat. Zjarri është shkaktuar aksidentalisht nga dy fëmijët e shtëpisë teksa po luanin. Flakët janë përhapur me shpejtësi drejt mobiljeve dhe tavanit të mbuluar me dërrasa, duke përfshirë gjithë dhomën dhe një pjesë tjetër të shpësisë.
-
VIDEO
Aksident i rëndë në Gjirokastër me dy automjeteve, 6 të plagosur nga përplasja e fortë
Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Krahës, ku kanë mbetur të plagosur vetë drejtuesit e automjeteve si dhe 4 pasagjerë, të cilët janë transportuar për në spital.
-
VIDEO
RENEA mes 10 ekipeve elitë në botë, Shqiptarja.com sjell video nga aksionet në Dubai
Në kuadër të garës policore UAE SWAT Challenge, 2022 që zhvillohet në Dubai, ku morën pjesë 41 ekipe të forcave speciale nga e gjithë bota, RENEA u rendit e 10-ta mes 41 forcave speciale nga e gjithë bota, në një garë ndërkombëtare të forcave speciale, që u zhvillua në Dubai.
-
VIDEO
Zjarr në pyllin me pisha në Krastë të Krujës, flakët favorizohen nga era, terreni i thyer vështirëson ndërhyrjen e zjarrfikëses
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e kaluar në pyllin me pisha në Krasten e Krujës në afërsi të vendit të quajtur Zidoll. Për shkak të erës së fortë flakët janë përhapur edhe më tej.
-
VIDEO
Përshtatën stallën si 'shtëpi bari' për të kultivuar kabanis me llamba, arrestohen babë e bir në Krujë! Sekuestrohen rreth 53 mijë euro
Babë e birë janë arrestuar në Krujë pasi kishin krijuar 'shtëpi bari' për të kultivuar kanabis. Ata kishin përshtatur stallën e tyre në fshatin Derven kishin kultivuar 316 vazo me kanabis për t'i rritur përmes llambave.
-
VIDEO
Vdekja e dy minatorëve pas shembjes së galerisë së kromit në Tropojë, arrestohet drejtuesi teknik
Për humbjen e jetëve të dy minatorëve një ditë më parë pasi u shemb një galeri kromi në Tropojë, është arrestuar drejtuesi teknik i subjekti. 45-vjeçari akuzohet se për shkak të mosmarrjes së masave për sigurimin teknik nga ana e tij, në galerinë minerare, humbën jetën 2 minatorët.
-
VIDEO
Rrihet brutalisht me leva hekuri dhe grushte kuzhinieri Indrit Çela, mik i Alfio Rrotanit! Video nga momenti kur nxirret zvarrë nga makina e goditet! Mister pse i dhunuari e paraqiti në polici si aksident
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e njohur si Ura e Gjolës në Fushë Krujë, ku pre e një dhune barbare ra kuzhinieri Indrit Çela 39-vjeç. Vetë Çela ka mohuar dhunën dhe e ka paraqitur atë si një aksident duke e bërë edhe më misterioze ngjarjen. Policia ka identifikuar autorët ku një prej tyre rezulton se ka patur konflikte me 39-vjeçarin prej disa kohësh.
-
VIDEO
Video nga momenti kur kuzhinieri Indrit Çela nxirret zvarrë nga makina dhe rrihet barbarisht me shufra hekuri
Kuzhinieri i njohur Indrit Çela është rrahur barbarisht nga dy persona mbrëmjen e djeshme në zonën e quajtura Ura e Gjolës. Në video tregohet qartë momenti kur ai tërhiqet zvarrë dhe nxirret me dhunë nga makina dhe qëllohet me shufra hekuri dhe gjuhet me shkelma.
-
VIDEO
Rrihet brutalisht me leva hekuri dhe grushte kuzhinieri i njohur Indrit Çela, miku i Alfio Rrotanit! Mister pse i dhunuari e paraqet në polici si aksident
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e njohur si Ura e Gjolës, ku pre e një dhune barbare ra kuzhinieri i njohur Indrit Çela 39-vjeç, i njohur edhe si miku i Alfio Rrotanit.
-
VIDEO
Protesta kundër rritjes së çmimeve, një grup i vogël qytetarësh mbajnë të bllokuar rrugën para kryeministrisë: Do qëndrojmë 24 orë
Ajo që ishte paralajmëruar si protestë masive ka përfunduar vetëm me një grup shumë të vogël qytetarësh që vijojnë të qëndrojnë para kryeministrisë, duke bllokuar rrugën. Ata shprehen të vendosur se do të vijojnë të qëndrojnë aty për 24 orë.
-
VIDEO
Si i kërkoi Sali Berisha “Gazpromit” që të investonte në Shqipëri
Ish-kryeministri Sali Berisha mori publikisht meritat, teksa gazsjellësi TAP dërgoi sasitë e para të gazit nga Azerbajxhani përmes Shqipërisë dhe në Itali.
Berisha tha se ishte këmbëngulja e tij, dhe qeverisë së tij që kishte insistuar në një linjë gazi e cila eleminonte Rusinë, dhe që koha i dha të drejtë sot, kur Europa po mundohet të gjejë burime alternative energjie duke shmangur Rusinë.
Por një kronikë lajmesh e vitit 2006, tregon një realitet tjetër. Sipas asaj që deklaron ish-ministri i Jashtëm në atë kohë, ka qenë qeveria shqiptare ajo që ka insistuar që gjiganti rus “Gazprom” të investonte në vendin tonë.
Interesin e qeverisë për futjen në Shqipëri të Gazprom, gjigantit rus të gazit dhe naftës, një shoqëri aksionere që kontrollohet nga shteti dhe që është shtrirë në mbarë Europën por edhe më tej, ministri Mustafaj ia ka përcjellë drejtorit ekzekutiv të Gazprom, Aleksandër Miler”, thotë spikerja e lajmeve të kronikës së vitit 2006.
Dy ditë më parë, Berisha bëri dhe një deklaratë ‘bombë” në fund të fjalës së tij, duke thënë se kishte “refuzuar oferta përrallore” të Gazpromit.
Në videon më poshtë, dëgjohet ministri i Jashtëm Mustafaj teksa thotë: “Qeveria shqiptare, paraardhëse, ka marrë kontaktet dhe ka bërë tratativa që në 2004, por Gazpromi nuk ka shfaqur interes. Unë nga takimi me zotin Miler dola me pohimin e qartë se Gazprom-i interesohet për Shqipërinë. Do të vijë në një mision shumë shpejt, mision eksplorues, por vendimi për t’u shtrirë drejt Shqipërisë është gati”.
Edhe ambasada Ruse në Tiranë reagoi dje, dhe iu përgjigj ish-kryeministrit Berisha me ironi duke thënë se “sa e madhe ishte shuma e parave që kishte kërkuar, dhe që Gazprom nuk kishte mundur t’ia plotësonte”.