• VIDEO

    Turizmi dhe kulinaria e Lezhës, në panairin e Prishtinës

    Turizmi, gastronomia, historia dhe trashëgimia kulturore e qytetit të Lezhës në të gjitha dimensionet e saj janë prezantuar këtë herë në një mbrëmje të veçantë të organizuar në Prishtinë. “Nata Lezhjane në Prishtinë”, bëri bashkë personalitete të dy vendeve, të cilët shijuan e vlerësuan që nga resurset natyrore, kulinaria, historia dhe turizmi i qytetit bregdetar.

    “Në Lezhë si në qytetet e tjera të Shqipërisë kemi qenë disa herë. Realisht, kënaqemi, pasi është zhvilluar shumë në aspektin infrastrukturor por edhe të turizmit. Është ngritur niveli i turizmit e njohim sidomos tek ushqimet tradicionale".

  • VIDEO

    Aksident në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan, makina përplas autobusin

    Bëhet me dije se aksidenti u regjistrua në rrethrrotullimin e Bradasheshit, ku janë përplasur një makinë me një autobus. Si pasojë e përplasjes, shoferi i autobusit ka humbur kontrollin, duke e futur automjetin në një pikë karburanti.

  • VIDEO

    Në Shqipëri inflacioni 4%, eksperti: Rritja e çmimeve do vijojë përtej korrikut

    Inflacioni vijon të rritet, duke konfirmuar se shtrenjtimi i produkteve është ndjeshëm prezent. Për muajin shkurt inflacioni mesatar në BE, arriti në 6.2%, ndërsa në Shqipëri inflacioni vlerësohet në 4%, ndikuar nga shtrenjtimi i ushqimeve dhe karburantit. Për ekspertët kjo rritje do të vazhdojnë përtej muajit korrik.

  • VIDEO

    Protesta kundër rritjes së çmimeve, pak qytetarë para kryeministrisë, një pjesë ulen në Bulevard

    Kishim premtuar të protestonin 24 orë, megjithatë pak qytetarë kanë mbetur duke protestuar para kryeministrisë. Një pjesë e tyre janë ulur në Bulevard, duke përsëritur kërkesat e tyre.

    •  
  • VIDEO

    Shembet një galeri kromi në Tropojë, humbin jetën 2 minatorë, nxirren trupat e pajetë! Shpëtojnë 4 të tjerë

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tropojë, ku një galeri e një miniere kromi në fshatin Lajthizë është shembur dhe për pasojë kanë humbur jetën dy minatorë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se nga shembja e galerisë mbetën të bllokuar 6 minatorë, ku 4 prej të cilëve u arritën të nxirreshin të gjallë.

  • VIDEO

    Soreca nga Erseka: Çelja e negociatave me Shqipërinë i rëndësishme për stabilitetin e rajoni! Nëse lufta do zgjasë, BE do asistojë ekonomikisht për pasojat e krizës

    Ambasadorit i BE, Luigi Soreca tha se integrimi në BE jo vetëm i vendit tonë po i gjithë rajonit është mjaft i rëndësishëm për stabilitetin dhe sigurinë në rajon. Lidhur me pasojat e krizës së luftës, Soreca tha se nëse kjo do të zgjasë atëherë BE do të ndërmarrë hapat e saj për të asistuar ekonomikisht.

  • VIDEO

    PD, shanset për kompromi

    Duke folur për emisionin ‘Kontrast’ në Report TV, Sula u shpreh se qëllimi kryesor i një partie politike është që të dalë fituese në zgjedhje, ndaj kjo detyrë është primare për demokratët.

  • VIDEO

    Riaktivizohet zjarri në Panaja në Vlorë, digjen dhjetëra rrënjë ullinj shekullorë! Zjarrfikësit në vendngjarje! Nuk lejohet kalimi i mjeteve në aksin Vlorë-Fier

    Është riaktivizuar zjarri në Panaja të Vlorës. Flakët kanë përfshirë ullishte në zonë dhe disa hektarë të djegur, Tre automjete zjarrfikëse kanë mbërritur në zonë për të shuar flakët. Ndërkohë nuk lejohet kalimi i automjeteve në aksin e vjetër Vlorë-Fier. Rreth 100 rrënjë ullinj janë të djegura

  • VIDEO

    Rama takim me fermerët: Pas karburanteve dhe ushqimeve të shportës, do të nisë kontrolli edhe për çmimet e inputeve bujqësore

    Gjatë një takimi me fermerët e Durrësit, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se do të nisë kontrolli edhe për çmimete imputeve bujqësore.

    'Ministrja do thotë edhe tjetrën që me ndërhyrjen që po bëjmë për të mbajtur nën kontroll disa çmime. Jo për të vendosur çmime se nuk vendos çmime qeveria,. Nëse unë vendos çmime si do populli për një falimenton çdo gjë këtu. Nëse e bëjmë me urdhër nuk ka më naftë. Si do të ndodhte sikur të bëhet me urdhër që ju grurin që prodhoni këtu do e shisni kaq. Do falimentonin. Nuk do kishte furnizim. Qeveria në kushtet e krizës ka të drejtën të monitorojë çmimet e shumicës dhe pakicës për karburantit për karburantin, ushqimet bazë dhe inputet bujqësore. Nëse rritja e çmimeve ndodh në të gjithë botën nuk ka qeveri që e ndalon. Shikoni karburantin sot se çfarë ndodh në shumë vende të Europës. Ka pasiguri të madhe që e ka çoroditur tregun. Njësoj si familja që nëse thonë shiko se javën tjetër mund të ketë përmbytje të madhe. do tërhiqet dhe do fillojë të marrë masa. Kështu është edhe tregu e ndjen menjëherë', u shpreh Rama.

  • VIDEO

    'Shtëpia e lirisë' rrëmben protestën në Tiranë

    Në protestën në Tiranë kundër rritjes së çmimeve kanë marrë pjesë edhe deputete e Berishës, Aldo Bumçi dhe Klevis Balliu. Gjithashtu edhe LSI është pjesë e protestës me Endrit Braimllarin. Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar këtë protestë të turpshme të organizuar nga Berisha dhe Meta.

    •  
  • VIDEO

    Rama: Të mërkurën mbledhje urgjente e NATO-s, kjo krizë nuk dihet sa zgjat, duhet të rezistojmë

    Kryeministri Edi Rama tha se  kjo krizë mund të zgjasë dhe se nuk dihet se sa, prandaj dhe duhet që qytetarët të rezistojnë dhe qeveria të përgatitet për të marrë hapat e duhura për ta përballuar. Pikërisht për këtë krizë të shkaktuar nga lufta në Ukrainë, Rama tha se do të marrë pjesë të mërkurën në mbledhjen urgjente të NATO-s

     
  • VIDEO

    Pamje me dron nga protesta në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

    Report Tv ka sjellë pamje me dron nga protesta e qytetarëve në Tiranë, të cilët po marshojnë nga Sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë

    •  

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv