-
VIDEO
Iu vodhën 5 mln euro gjermanëve përmes Call Center në Tiranë, kompania ‘Blu Energy’ boshtatis llogaritë bankare! I konvertuan paratë në 'Bitcoin' për të humbur gjurmët
Nga hetimet për mashtrimet me Call Center, ka rezultuar se në llogaritë bankare të Call Center “Blu energy” s’ka asnjë para nga shumat e miliona euro vjedhura, afro 500 gjermanëve. Siç raporton gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, për mashtrimin përdoreshin dy platformat ‘Broker’ dhe ‘Globalix’, ndërsa dyshimet e hetuesve janë se paratë mund të jenë të konvertuara në ‘Bitcoin’ për të humbur gjurmimin. Para gjykatës të arrestuarit kanë refuzuar të japin deklarime. 14 prej tyre janë mbajtur në qeli me vendim gjykate. Aktiviteti i vjedhjes ndaj shtetasve gjermanë është zhvilluar që prej 2021.
-
VIDEO
Eni Çobani e 'Shihemi në gjyq' përfundon në gjykatë: Më vodhën mbi 30 mijë euro! Prokuroria: Po hetojmë edhe për skemë mashtrimi dhe evazion fiskal
Eni Çobani përfundon në gjyq. Report Tv mëson se Çobani kam kallëzuar menaxherin e zyrës së saj ligjore, Erik Çorati, dhe pretendon se i ka vjedhur 30 mije euro nga klientët. Çorati është arrestuar. Para gjykatës, në seancën e masës së arrestit, Çorati ka mohuar akuzën duke akuzuar Çobanin.
-
VIDEO
‘Javë e rëndësishme për të marrë vendime’, parashikimi javor i astrologut Jorgo Pulla: Ja cilat shenja duhet të kenë më shumë kujdes
Në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, astrologu Jorgo Pulla theksoi se kjo javë do të jetë një javë shumë e rëndësishme për të marrë vendime, në ekonomi, në dashuri dhe në fillime të reja. Duhet të jemi shumë të vëmendshëm për vendime që duhet të marrim, pasi kjo javë sipas astrologut Jorgo Pulla “është një javë e sekretëve të mëdha”
-
VIDEO
Dyfishohen çmimet e apartamenteve në Vlorë, deri 1500€/m2! Breshani: Kërkesa nga shqiptarët e Kosovës, emigrantët dhe italianët
Rritja e kërkesave për apartamente në qytetin e Vlorës, ka dyfishuar çmimin e apartamenteve. Në zonën e Transballkanikes një metër katror shitet me 700 euro, ndërsa në bregdet deri në 1500 euro. Kërkesat më të shumta vijnë nga shtetas kosovarë, italianë por edhe emigrantë
-
VIDEO
Temperaturat rriten ndjeshëm pas mesditës, parashikimi i motit për sot
Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kthjellimeve, ndërsa pas mesditës pritet që të rriten temperaturat.
Sipas MeteoAlb vendi ynë vijon të jetë në kushte të qëndrueshme atmosferike, ku zonat e ulëta dhe bregdetare vijojnë me kthjellime dhe vranësira të lehta ndërsa kthjellime dhe vranësira kalimtare do të ketë në zonat malore përgjatë kufirit Lindor. E njëjta situate e qëndrueshme meteorologjike do të jetë në mbrëmje dhe në orët në vijim.
-
VIDEO
Fenomeni i rrallë në bregdetin e Shëngjinit, deti tërhiqet për disa metra
Një fenomen i rrallë ka ndodhur në bregdetin e Shëngjinit. Deti është tërhequr për disa metra, ndërsa në sipërfaqe kanë dalë objekte që ndodheshin në ujë.
Diçka e tillë ka tërhequr vëmendjen e vendasve dhe vizitorëve, pasi nuk kishte ndodhur prej shumë vitesh.
-
VIDEO
Zjarr në kodrën e fshatit Mimias në Berat, shkrumbohen dhjetëra dru frutore, zjarrfikësit në ‘luftë’ me flakët
Një zjarr është shfaqur gjatë mëngjesit të sotëm në kodrat e Bashkisë Berat në fshatin e Mimias, ku ndodhet edhe një plantacion i madh me vreshta.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit të cilët po “luftojnë” me flakët. Tereni është tepër i vështirë, ndaj dhe mjetet e zjarrfikësve nuk mund të shkojnë aty ku janë vatrat e zjarrit. Zjarri po përparon me shpejtësi, kjo për shkak të erës së fortë. Nuk është hera e parë që këto zona përfshihen nga flakët pasi vet banorët pastrojnë barërat e thata dhe u vënë flakën, duke bërë që shpesh t’i dalë jashtë kontrollit.
-
VIDEO
Bie niveli i ujit në liqenin e Fierzës, shkak thatësira në verilindje! Shfaqen rrënojat e qytetit të vjetër të Kukësit
Uji në Liqenin e Fierzës po pakësohet çdo ditë e më tepër. Thatësia e pazakontë në verilindje dhe prodhimi i energjisë ka çuar drejt kuotave minimale liqenin.
Në sfond, duken rrënojat e para të qytetit të vjetër të Kukësit, të cilat nuk janë parë 2017. Kurse rënia drastike ka lënë pas bregun e gërryer. Liqeni duket si një moçalishte.
-
VIDEO
Kishin mbushur makinën plot me kanabis, arrestohet 3 persona në aksin Lezhë-Shkodër
3 persona janë arrestuar nga policia në aksin Lezhë- Shkodër, pasi janë kapur me 40 kg koanabis në makinë. Policia ka arrestuar Ergys Arrazi, Izmir Dervishi dhe Durim Mehmedaj
-
VIDEO
Kriza energjetike, nis zbatimi i masave në qytetin e Lezhës, fiket ndriçimi publik i rrugëve! Shtohen patrullimet e policisë nga rreziku i rritjes së kriminalitetit
Pas deklaratës së Ministrisë Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, ka nisur zbatimi i masave për kursimin e energjisë elektrike. Prej orës 24:00 në qytetin e Lezhës është fikur ndriçimi publik i rrugëve. Ashtu siç ish te paralajmëruar, diçka e tillë ka ndodhur edhe në rrethrrotullimin e Milotit. Ndërkohë zhytja e qytetit të errësirë, mund bëhet shkak për rritjen e ngjarjeve kriminale. Për këtë qellim policia ka shtuar patrullimet gjatë natës dhe po mbahen nën monitorim të gjitha zonat e qytetit të Lezhës.
-
VIDEO
Konfirmohet rasti i parë i gripit të pulave në Durrës, karantinohet ferma! Ministria: Virusi nuk kalon nga shpendët tek njerëzit
Konfirmohen rasti i parë me gripin e pulave në Durrës. Në një nga fermat e mbarështimit të pulave është konstatuar prania e virusit H5N8, i njohur si gripi i shpendëve.
-
VIDEO
Policia e Shtetit bën bilancin javor: 151 persona të arrestuar 294 janë vënë nën hetim, si edhe 28 të tjerë janë shpallur në kërkim
Policia e Shtetit ka bërë bilancin një javor, ku rezulton se janë arrestuar 151 persona, 294 janë vënë nën hetim, si edhe 28 të tjerë janë shpallur në kërkim. Ndërkohë janë kapur 36 persona në cilët ishin shpallur në kërkim, nga këta: 34 në kërkim kombëtar dhe 2 në kërkim ndërkombëtar.