-
VIDEO
Paketa e Rezistencës Sociale, Rama takim me fermerët: 500 mln lekë plus për naftën pa taksa
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim me fermerët për të prezantuar Paktën e Rezistencës Sociale. Kreu i qeverisë lajmëron se janë 500 mln lekë plus për naftën pa taksa, prej një total prej 1.45 mld lekësh.
-
VIDEO
Protesta në Tiranë kundër rritjes së çmimeve, me dhjetarë qytetarët mblidhen në sheshin Skënderbej, pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë
Qytetarët mblidhen në Sheshin Skënderbej për të protestuar kundër rritjes së çmimeve. Protesta nisi në orën 11.00 ku me dhjetarë qytetarë janë grumbulluar në sheshin Skënderbej për të marshuar më pas para Kryeministrisë.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 19 Mars 2022
-
VIDEO
Digjen tre makina gjatë natës në Laç! Zjarri ka nisur në njërën nga mjetet dhe më pas ka përfshirë 2 të tjera të parkuara pranë saj! Nuk dihen shkaqet
LEZHË- 3 makina janë djegur rreth orës 1 pas mesnate pranë një banke në qytetin e Laçit. Ndërhyrja e zjarrfikësve nuk ka mundur të shpëtojë nga djegia asnjë nga tre mjetet.
Fatmirësisht nuk janë djegur makinat e tjera që ndodheshin pranë. Fillimisht flakët kanë përfshirë njërën makinë, më pas janë djegur dhe dy të tjerat. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.
-
VIDEO
Erdhi me biçikletë nga Fushë Kruja në Tiranë, arrestohet 18-vjeçari me kallashnikov, nuk dihen qëllimet
Një 18-vjeçar është arrestuar pasi është kapur duke qarkulluar me kallashnikov dhe një krëhër me municion luftarak.
Barom Maksutaj 18 vjeç, banues në Fushë-Krujë, është ndaluar në vendin e quajtur "Ura e Gjolës", teksa ishte duke lëvizur me biçikletë. Mendohet se ai ka ardhur nga Fushë Kruja në Tiranë me biçikletë, ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar iu gjet kallashnikovi dhe një krëhër me municion luftarak.
-
VIDEO
Përfundon programi i Rindërtimit në Shijak, 665 apartamente gati për të pastrehët nga tërmeti
Në kuadër të Programit të Rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit në bashkinë e Shijakut, janë ndërtuar 665 apartamente. Me lagjen ‘Rilindja’, është përmbyllur edhe programi i rindërtimit në këtë zonë, ndërsa në gjithë 802 familje do të kenë një strehë të re. Kreu i qeverisë Edi Rama ka publikuar pamjet, nga pallatet e reja të ndërtuara
-
VIDEO
Berat/Shoqërohen në polici pas protestës për rritjen e çmimeve dy Imamë, mbahen për më shumë se 5 orë: Na akuzojnë për terroristë të dyshimtë për shkak të postimeve në facebook
Disa ditë pas protestës së organizuar në Berat kundër rritjes së çmimit të karburanteve dhe çmimeve të ushqimeve, policia ka shoqëruar sot dy Imamët Gerald Kora dhe Iqmet Bilali si dhe aktivistin e shoqërisë civile Fatjon Kora, si pjesëmarrës. Edhe pse shoqërimi i tyre fillimisht pas pjesëmarrjes së tyre në protestë, në fakt ishin vetë imamë që sqaruan se u pyetën edhe për dyshime se mund të merrnin pejsë në vepra terroriste. Pas më shumë se 5 orësh në polici, dy Imamët Gerald Kora dhe Iqmet Bilali thanë se ishin shoqëruar si terroristë të dyshimtë pas postimeve në facebook. Gerald Kora tha se kishte bërë një postim se çfarë armësh duhet të ketë Shqipëria për t'u mbrojtur në rast luftë, ndërsa tjetri tha se kishte bërë një krahasim të vrasjes së fëmijëve nga Izraeli ndaj Palestinës dhe rusëve ndaj atyre të Ukrainës.
-
VIDEO
A mund të bashkohet PD pa Bashën e Berishën?
-
VIDEO
Zjarr i madh në Elbasan, zjarrfikësit në vendngjarje për shuarjen e flakëve
Një zjarr i madh ka rënë në zonën e quajtur Vidhas të Elbasanit. Zjarrfikësit në vendngjarje për shuarjen e flakëve.
-
VIDEO
Zjarr i madh në Kuçovë, në rrezik disa banesa, zjarrëfikësit në vendngjarje për shuarjen e flakëve
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mbrëmjen e sotme Kodrën e Matranasë në fshatin Perondi të qytetit të Kuçovës duke rrezikuar disa banesa që ndodheshin pranë.
-
VIDEO
Çdo dy ditë në vendin tonë vidhet një makinë, në shënjestër të hajdutëve makinat e luksit
Vjedhja e makinave vazhdon me ritme normale në vendin tonë dhe sipas shifrave, çdo dy ditë një makinë, kryesisht nga ato të luksit vidhet ose grabitet.
-
VIDEO
Balluku me Shoqatën e Transportit: Bileta s'rritet! Do kompensojmë me 100 lekë çdo litër naftë
Ministrja e Energjetikës, Belinda Balluku, gjatë mbledhjes së zhvilluar me me përfaqësues të shoqatave të transportit, tha se qeveria do të kompensojë me 100 lekë për çdo litër naftë ofruesit e shërbimit të transportit publik. Ajo ritheksoi faktin që bileta e autobusit nuk do të rritet në këtë moment mjaft delikat për të gjithë.
“Për ne rritja e çmimit të biletës nuk është e pranueshme. Do të kompensojmë me 100 lekë çdo litër naftë qe ju përdorni për transportin tuaj. Kompensimi do bëhet në drejtorinë e tatimeve. Do bëjmë kompensimin real të naftës.
Kompensimi do të vijë nëpërmjet Drejtorisë së Tatimve, duke qenë se ata kanë të gjitha të dhënat. Dhe ne do u referohemi të dhënave nga konsumi që keni pasur një vit më parë, pasi është e pamundur që ne t’i referohemi konsumit aktual. Do kishte vonesë dhe do kishte abuzime.
Kështu që duke u referuar konsumit të një viti më parë dhe Drejtorisë së Tatimeve ne do të arrijmë që të bëjmë kompensimin real të naftës bazuar mbi shifrat që ju keni përdorur në të njëjtën kohë në vitin e shkuar”, tha Balluku.