-
VIDEO
Rritja e çmimeve, Rama: Në këtë luftë duhet të jemi bashkë, sharlatanë të pashpirt yshtin popullin për të nxitur përçarje
Kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza ndaj atyre që nxisin protestë duke i cilësuar si delirantë dhe sharlatanë që yshtin popullin për të nxitur përçarje në një kohë që duhet të jenë të bashkuar
"Thelbi në këtë përpjeke tonë ne nuk mund ti bëjmë të gjithëve të gjitha ato që do të duheshin për të mos ndjerë se këtu ka luftë, problemi është se lufta me bomba për ne është në televizor, ama është kotë dhe kundërproduktive që të mos e pranojmë së bashku dhe jo të ndahemi shumicë dhe pakicë për hir të disa deliranteve dhe sharlatanëve të pashpirt që dhe kur dinë duan ta shfrytëzojnë këtë sirtarë për të yshtur popullin duke nxitur urrejtje dhe përçarje që të jemi bashkë të gjithë në fakte. Për zgjidhjet është normale që të kemi opinione të ndryshme , tek faktet duhet të jemi bashkë", tha Rama
-
VIDEO
Situata në Ukrainë dhe refugjatët flet konsulli i nderit Bajraktari! Në Shqipëri vijnë...
-
VIDEO
Përfshihen nga flakët ullishtat në fshatin Bestrovë në Vlorë, forcat e zjarrfikëse ndërhyjnë për të shuar zjarrin
Një zjarr i madh ka përfshirë ullishtat e fshatit Bestrovë, ndërsa zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje për të shuar flakët, të cilat favorizohen edhe nga era. Dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme. Nga zjarri rrezikohen edhe ullishtat e Nartës.
-
VIDEO
Kriza energjetike, Rama: Do përballemi me mungesa si në 1974 kur Shqipëria s'ishte pjesë e botës, por e bunkerëve
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij solli në vëmendje njoftimin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, ku thuhej se bota do të përballet me mungesa dhe se ky është problemi kryesor, jo shtrenjtimi.
Rama iu referua krizës së 1974 kur Shqipëria sipas tij nuk ishte pjesë e botës, por e bunkierëve.
"Agjencia ndërkombëtare e energjisë kishte dal me një lajm që s'është pozitiv, por që konfirmon atë që kemi thënë disa herë. Problemi në këtë situatë nuk është kaq sa shohim dhe kaq sa duket, sepse ndërkohë që ne diskutojmë çmimet këtu, rreziku me naftën dhe energjinë është mungesa. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë zyrtarisht ka paralajmëruar mundësinë e shokut më të madhtë energjisë në dekada. Ajo që i referohen 1974, ne s'ishim pjesë e botës, ishim në bunkier, por bota ka përballuar një krizë shumë të madhe të naftës. Agjencia ka nxjerr një plan me pika, disa prej të cilave ne i kemi në draftin tonë të kursimit të energjisë. Por i kemi mbajtur që mos të na hidhen në fut. Është problem kur njeriu nuk do të pranojë faktet, është problem. " , tha Rama.
-
VIDEO
Rama me përfaqësues të shoqatave të transportit: 500 mln lekë për të mos rritur çmimin e biletës si pasojë e rritjes së naftës!
Kryeministri Edi Rama është takuar sot me përfaqësues të shoqatave të transportit, të cilëve qeveria u ka akorduar 500 mln lekë për të mos rritur e biletës për shkak të rritjes së çmimit të naftës.
-
VIDEO
Nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Universitetit Bujqësor dhe atij të Michigantit, Rama: Partner strategjik, ngre ura për bashkëpunimin akademik
https://youtu.be/-8mSH13AlMM
-
VIDEO
Marrëveshje mes Universitetit Bujqësor e Michiganit për studimin e afganëve, Kim: Shqipëria udhëhoqi botën kur hapi dyert për të strehuar refugjatët
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim tha se në kohën kur shpërtheu dhuna në Afganistan, ishte pikërisht Shqipëria ajo që udhëhoqi botën duke hapur dyert e shtëpisë për të strehuar afganë.
Ajo e bëri këtë deklaratë nga UBT gjatë një takimimi për ndërkombëtarizimin e universiteteve tona me Memorandumin e Mirëkuptimit mes Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT) dhe Michigan State University (MSU).
UBT ka nënshkruar një marrëveshje me universitetin e Miçiganit për programin e studimeve Master, për studentët afganë që ndodhen aktualisht në vendin tonë dhe që vazhdojnë studimet.
-
VIDEO
Gjenden 4 pelikanë të ngordhur në ujërat e Liqenit të Prespës
4 pelikanë janë gjetur të ngordhur në ujërat e Liqenit të Prespës në Pustec. Sipas ekspertëve, pelikanët janë gjendur pas një aksioni të zhvilluar ditën e djeshme, lidhur edhe me faktin se në palën greke kanë ngordhur disa pelikanë si pasojë e gripit të shpendëve.
-
VIDEO
Mesdita sjell rënie të temperaturave... parashikimi i motit për sot
Vendi ynë do të ndikohet nga shtim i vranësirave, ndërsa temperaturat e ajrit do të rriten sërish në mëngjes. Sipas MeteoAlb situata e atmosferike në vendin tonë do të vijojë e qëndrueshme duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat të jenë dominante
-
VIDEO
Zëvendës Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Ilir Bejtja dhe ish Ministri i Bujqësisë Alban Zusi
Zëvendës Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Ilir Bejtja dhe ish Ministri i Bujqësisë Alban Zusi
-
VIDEO
Familja kërkonte djalin e humbur u jepet lajmi i hidhur pas 72-orëve
Llazar Palla humbi më 12 mars, u gjet i mbytur më 17 mars Fatkeqësisht këtë pasdite moderatorja e emisionit ’Pa Gjurmë’ Odeta Dume përcolli lajmin e hidhur për të riun nga Berati Llazar Palla. 72 orë pasi humbi gjurmët në fshatin Sqepur, ai u gjet i mbytur pak metra larg banesës në rezervuarin e fshatit. Më 12 mars i riu që as nuk fliste dhe as nuk dëgjonte u zhduk në pak minuta nga oborri i shtëpisë. Lajmi u konfirmua dhe nga vëllai i tij, Flori Palla në një lidhje me Report TV. ‘Fatkeqësisht ishte ajo që ne dyshonim. Llazari ishte nisur drejt rezervuarit, aty ku e pa për herë të fundit nga një fqinj i yni. Vëllai ynë ishte mbytur po atë ditë kur doli nga banesa, më 12 mars. Ju falenderoj punën tuaj dhe ngushëllimet që më përcollët. Ky ishte fati i vëllait tonë’- u shpreh i përlotur Flori Palla
-
VIDEO
Zhduket nga autoambulanca,‘Pa Gjurme’gjen Asim Picarin dhe zbulon të vërtetën
Asim Picari humbi më 5 mars, u gjet më 16 mars Denoncimi në ’Pa Gjurmë’, për 45-vjeçarin nga Vora Asim Picari zbuloi një tjetër skandal. Sipas familjarëve ai u zhduk në prani të uniformave blu dhe bluzave të bardha, të cilët nuk u dhanë asnjë sqarim se ku përfundoi i sëmuri. 45-vjeçari, pasi kishte shfaqur probleme shëndetësore ishte nisur me një autoambulancë që shoqërohej edhe nga një makinë policie, drejt Spitalit Psikiatrik të Tiranës. Por për habi të familjarëve, ai nuk kishte mbërritur në spital. Nga verifikimi i regjistrave emri i tij nuk figuronte. Kjo ishte arsyeja pse nëna dhe e motra iu drejtuan emisionit ’Pa Gjurmë’. Dëshmia e një qytetare nga zona e Babrrusë dhe fotos që ajo dërgoi në redaksi zbuloi gjurmët e tij të fundit të Asimit. Gazetarët e programit nisën menjëherë investigimin për të bërë të mundur gjetjen e tij. Po cfarë zbuloi Pa Gjurmë në terren për Asim Picarin? Pas ndihmës që nëna kishte kërkuar në Urgjencën e QSUT, dhe në komisariatin e Vorës, Asim Picari ishte marr nga këta të fundit rreth orës 14 30 të datës 5 mars nga shtëpia me autoambulancë. Më pas ishte dërguar në spitalin Psikiatrik në Tiranë. Me të dhënë ndihmën e parë, bluzat e bardha e kanë lënë të lirë duke mos e regjistrua në Urgjencën e spitalit nr. 5 . I pavetëdijshëm, 45-vjeçari kishte përfunduar në situatë rruge dhe sipas informacione në datën 7 mars është gjetur pa ndjenja nga banorët e Babrrusë. Këta të fundit kanë njoftuar Urgjencën dhe Asimi ka përfunduar sërish në spital, si i paidentifikuar. Për ironi të fatit edhe këtë herë bluzat e bardha i japin ndihmën e parë dhe e lënë sërish të lirë. Falë stafit të emisionit Asim Picari u gjet pranë kangjellave të QSUT-së. I përhumbur dhe në gjendje tejet të rënduar psikologjike, kur pa nënën dhe motrat i shkëlqyen sytë. Takimi i Asimit me familjarët ishte tepër emocionues. Stafi i programit qëndroi aty me familjen Picari, derisa u sigurua që të gjithë së bashku u nisën drejt Vorës, me shpresën se 45-vjeçari nuk do të largohet më kurrë.