• VIDEO

    Protestë në Kukës kundër rritjes së çmimeve, marshojnë drejt shëtitores së qytetit

    Qytetarët po protestojnë në formë marshimi në shëtitoren kryesore të qytetit të Kukësit, kundër rritjes së çmimeve dhe shtrenjtimit të jetesës. Protestuesit me pankarta në duar kundër rritjes së çmimeve dhe shtrenjtimit të jetesës. Protestuesit kërkojnë ulje e çmimeve, duke kërkuar një qeverisje të përgjegjshme, pasi sipas tyre 30 vjet Kukësi është vjedhur sistematikisht nga çdo politikan.

    •  
  • VIDEO

    Çmimi i miellit është rritur/ Rama: Po negociojmë me Serbinë për sasi gruri të kontraktuar më parë, do ta bëjmë përmes 'Ballkanit të Hapur'

    Kryeministri Edi Rama ka zbuluar sot se po negociohet me Serbinë për një sasi gruri të kontraktuar më herët nga kompanitë shqiptare, para se Serbia të bllokonte eksportet për të ruajtur popullin e saj nga kriza. Kjo lëvizje vjen në një kohë kur çmimi i miellit është rritur në vend për shkak të luftës Rusi-Ukrainë.

     “Po negociojmë tani me Serbinë për të nxjerrë një pjesë të grurit që është kontraktuar nga kompanitë tona. Besojmë se do ta bëjmë, nëpërmjet Ballkanit të Hapur. Këto janë faktet. Ju gratë e dini që burrat luftojnë me faktet. Duan t’iu dalë e vetja dhe nuk pranojnë faktet”, tha Rama.

  • VIDEO

    Report Tv sjell pamjet me dron nga protesta në Tiranë

    Report Tv siguron pamjet me dron nga protesta e ditës së sotme në Tiranë e qytetarëve, të cilët protestojnë kundër rritjes së çmimeve.

    •  
  • VIDEO

    Rritja e çmimeve, qytetarët në Tiranë protestojnë në ditën e 5-të të protestës

    Ashtu siç kishin paralajmëruar një ditë më parë, dhjetëra qytetarë janë mbledhur sërish sot në Tiranë për të protestuar kundër rritjes së çmimeve, të cilat i cilësojnë abuzive. Në dallim nga një ditë më parë, numri i protestuesve është më i pakët

  • VIDEO

    Rama: Kriza, 'çmimi' që duhet të paguajmë prej luftës, nëse s'reagojmë konflikti vjen këtu

    Rritja e çmimeve dhe kriza është ajo që duhet të paguajmë për mbështetjen që po i japim Ukrainës. Kështu deklaroi Kryeministri Rama sot, teksa nënvizoi se ky është kompromisi që bota ka bërë për të mos e sjellë luftën kudo.

    "Dje më çonin  çmimin e naftës dhe të benzinës në Itali. 2.4 euro për litër. Vendet e kanë pranuar për të mbështetur ata që po vriten atje. Dhe nuk i mbështesim ata vetëm për ata, por sepse nëse nuk reagojmë ajo luftë vjen tek ne", tha Rama.

  • VIDEO

    Fermerët e Devollit në protestë: Nëse nuk vë dorën qeveria, jemi të falimentuar! Kërkojmë uljen e çmimit të naftës dhe plehrave kimike

    KORÇË- Fermerët e Devollit, po protestojnë ditën e sotme përballë drejtorisë së bujqësisë në hyrje të qytetit. Fermerët po zhvillojnë një protestë paqësore, ndërsa kërkojnë uljen e çmimit të naftës, çmimeve të produkteve të tjera ushqimore si dhe uljen e çmimit të plehrave kimike. Vështirësi sipas fermerëve hasin edhe në mosshitjen e prodhimeve bujqësore, ata paralajmërojnë se do të lenë tokat e tyre djerrë.

     
  • VIDEO

    Rama: Nuk ulim çmimin naftës për ata që duan të furnizojnë ‘X5’-at për të bllokuar rrugët dhe për ato që protestojnë me Iphone në kohë lufte

    Kryeministri Edi Rama tha se nuk jemi këtu për të ulur çmimin e naftës për ato që duan të furnizojnë Furostradat dhe x5 për të bllokuar rrugët e atje dhe për t’i mbajtur njerëzit në rrugë në këtë kohë lufte. Kreu i qeverisë tha se Shqipëria është i vetmi vend në botë që po proteston, jo për tu solidarizuar me Ukrainën, por për rritjen e çmimeve nga lufta.

    ‘Ne nuk jemi këtu të ulim naftën për ata që duan të furnizojnë të Furostradat dhe x5 për të bllokuar rrugët e atje dhe për t’i mbajtur njerëzit në rrugë në këtë kohë lufte, për turpin e dheut, ndërkohë që e gjithë bota del në protesta për tu solidarizuar me ato të shkretët që i kanë bombat mbi kokë. Këtu janë disa që dalin me makina x5 dhe bëjnë protesta me drita Iphonësh. Nuk kanë pensionistët drita Iphone dhe nuk kanë x5. Ato që kanë mundësi më shumë do të paguajnë më shumë. Në këtë kohë është koha për tu ndjerë mirë, që paguan më shumë kur ke më shumë. I vetmi vend i NATO-së që del në protestë për rritjen e çmimeve nga lufta në Ukrainë.’- tha Rama.

  • VIDEO

    Rama: Brenda mandatit objektivi që paga minimale të shkojë mbi 40 mijë lekë! E rrisim çdo vit

    Kryeministri Rama është shprehur sot se Qeveria do ta rrisë pagën minimale çdo vit dhe deri në fund të mandatit Rama tha se dëshiron që në vend të mos ketë pagë nën 40 mijë lekë

    “Është bërë si modë këtu që pagat janë 20 mijë lekë, jo është 30 mijë lekë. Do ta rrisim çdo vit, në fund të mandatit do të bëjmë që të mos ketë pagë nën 40 mijë lekë", tha ai.

  • VIDEO

    Rama: Gati gjysma e të punësuarve në Shqipëri janë me pagë më të lartë se paga minimale, deri në fund të mandatit e çojmë 40 mijë lekë

    Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me bizneset për të prezantuar Paketën e Rezistencës Sociale. Kreu i qeverisë tha se paga minimale do të bëhet që nga muaji prill 32 mijë lekë, ndërsa shtoi se gati gjysma e të punësuarve në Shqipëri janë me një pagë më të lartë se paga minimale.

    ‘Në këtë situatë absurde të krijuar nga një luftë që zhvillohet vetëm 2 orë larg në vijë ajrore nga ne, shikojmë edhe pasojat e rritjes së çmimeve. Kemi vendosur heqjen e taksës me pagën mbi 40 mijë lekë. Keni dhe në të ardhur plus, që është një 7% i ndarë mes punëdhënësit dhe punëmarrësit. Pagat minimale në Shqipëri janë 30 mijë lekë dhe nga fillimi i muajit prill do të reflektohet rritja e pagës minimale e cila do të shkojë 32 mijë lekë. Deri në fund të mandatit, paga minimale do të shkojë deri në 40 mijë lekë. Gati gjysma e të punësuarve në Shqipëri janë me një pagë më të lartë se paga minimale.’- tha Rama.

  • VIDEO

    A keni gatuar ndonjëherë në mes të dëborës? Receta e shefit në Malin e Krujës

  • VIDEO

    Sa e ke rrogën? Habitet gazetari nga përgjigjja e shefit të kuzhinës

  • VIDEO

    Moti në Report TV / Parashikimi për datën 13 MARS 2022/Temperaturat do të rriten

    Vendi ynë do të ndikohet nga kthjellime dhe temperatura në rritje.

    Sipas MeteoAlb dita e diel sjell, një tërheqje të lehtë të valës së ftohtë duke sjelle rritje graduale të temperaturave në ultësirën perëndimore por mbeten me temperatura shumë të ulëta zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore duke theksuar ngricat në këto zona. Orët vijuese do të jenë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash ku më të theksuara vranësirat paraqiten në verilindje dhe juglindje të territorit.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv