-
VIDEO
5 orë midis dëbore, surprizon me recetën shefi kuzhinës...
U deshën disa orë rrugë për të mbërritur në Sari Salltik, në Malin e Krujës. Megjithëse me shumë borë, përgatitja e një zjarri për të gatuar, nuk ishte e pamundur. I ftuar në emisionin “N’kohë”, shef Anton Zefi, u vendos përballë një sfide, për të gatuar në mës të dëborës më kushte minimale.
“Sfida është e vështirë me ty, më mirë të përgatitem. Unë kam marr dy tiganë të vegjël që përshtaten me natyrën, njërin tigan mere ti, që të vendosim disa perime dhe disa bërxolle, me këto kushte që kemi”-tha Zefi
-
VIDEO
Zjarr në Vlorë, përfshihet nga flakët një kodër në fshatin Peshkëpi, rrezikohen stanet
Një zjarr i madh ka përfshirë kodrat midis fshatit Peshkëpi dhe Kropisht të Vlorës.
Flakët kanë përfshirë një tokë kodrinore, ndërsa në zonë rrezikojnë djegien edhe stanet.
-
VIDEO
Rama: Mbështetja me naftë pa taksa për fermerët do të vijojë me 1.4 mlrd lekë, me një shtesë plus 5 mln dollarë
Kryeministri Edi Rama tha se qeveria do të vijojë që të mbështesë me naftë pa taksa për fermerët.
'Mbështetja me naftë pa taksa për fermerët do të vijojë me 1.4 miliardë lekë, me një shtesë plus 5 milionë dollarësh që do të derdhet menjëherë.'- tha Rama.
-
VIDEO
Rama: Paga minimale të bëhet që nga prilli 320 mijë lekë të vjetra! Zërojmë taksën për pagën deri në 400 mijë lekë, e përgjysmojmë deri në 500 mijë lekë
Kryeministri Edi Rama tha se paga minimale duhet të bëhet që nga prilli 320 mijë lekë të vjetra.
'-Futja në fuqi e ligjit që në prill paga minimale të bëhet 320mijë lekë të vjetra.
-Dy muaj përpara, ligji për zerimin e taksës mbi pagën deri në 400 mijë lekë, përgjysmimi taksës për pagat deri në 500 mijë lekë. '- tha Rama.
-
VIDEO
Rama: Paguajmë 500 mln lekë për transportin, asnjë qytetar mos të preket nga rritja e çmimit të biletës
Kryeministri Edi Rama tha se do të mbështeten të gjithë qytetarët që përdorin transportin urban.
'Do të mbështeten të gjithë qytetarët që përdorin transportin urban. 500 milionë lekë për të paguar diferencën e çmimit të biletës që asnjë qytetar të mos preket nga rritja e çmimit të biletës.'- tha Rama.
-
VIDEO
Rama: Do të derdhim 3.6 miliardë lekë për të indeksuar pensionet! Kompensojmë me lekë në dorë 434 mijë qytetarë për çmimet e shportës
1 – Do të derdhim 3.6 miliardë lekë, ose 36 mln dollarë për të indeksuar pensionet, që në pensionin e radhës së 673 542 pensionistëve
2- për 434 mijë përfitues, do të kompensojmë me lekë në dorë rritjen e çmimeve të shportës, që bazuar në INSTAT është 7%, ose 25 mijë lekë të vjetra plus, qeveria do të japë 30 mijë lekë të vjetra për 3 muaj resht: për pensionistët që marrin më pak se gjysma e pagës minimale, të invaliditett, që jetojnë vetëm, personave me aftësi t kufizuar, dhe familjet në skemën e ndihmës ekonomike.
-
VIDEO
Rama: Transparencë për faturën e energjisë, do iu vijë në shtëpi me vlerë sa paguani ju dhe pjesën që duhet të paguajë qeveria
Kryeministri Edi Rama thotë se tani e tutje do tregohen transparent me faturën e energjisë elektrike. Sipas tij, fatura do u shkojë familjarëve dhe biznesit të vogël me vlerën që ata duhet të paguajnë pa rritjen e çmimit të energjisë, ndërsa krahas, tha Rama do të shkruhet vlera qw duhet tw paguajw qeveria.
-
VIDEO
Rama nxjerr faturën e energjisë: Nëse nuk do të kishte vendosur mburojën financiare qeveria, fatura do të ishte 7 herë më e lartë
Kryeministri Edi Rama tha se qytetari shqiptar nuk e paguan i vetëm çmimin për energjinë elektrike por bashkë me qeverinë. Kreu i qeverisë ka publikuar një faturë ku ka treguar se nëse nuk do të kishte mburojnë e qeverisë, qytetari do të paguantë çmimin 7 herë më shumë.
-
VIDEO
Rama: Qeveria do të paguajë 50% të shpenzimeve për naftë për të gjithë qeveritarët, të tjerat t'i paguajnë nga xhepi vet
Kryeministri Edi Rama tha se qeveria do të paguajë vetëm 50% të shpenzimeve për naftë për të gjithë funksionarët publikë.
'Qeveria do të paguajë vetëm 50% të shpenzimeve të zakonshme për naftë për të gjithë funksionarët publikë, duke filluar që nga unë, që nga ministrat, e drejtuesit e administratës pjesën tjetër lë ta paguajnë nga xhepi.'- tha Rama.
-
VIDEO
Rama: Taksat e naftës nuk do hiqen, se çmimi i energjisë elektrike nuk do të lëvizë
Kryeministri Edi Rama u përgjigj thirrjeve që të hiqen taksat e karburantit. Ai tha se kjo nuk do të ndodhë pasi çmimi i enrgjisë nuk do të rritet për familjarët dhe biznesin e vogël.
“Merrni sot faturën e energjisë dhe bëni një shumëzime 4 ose 5, këto ditë të fundit për të kuptuar që kjo qeveri është e kundërta e shëmbëlltyrës që shajnë dhe akuzojnë ata që protestojnë në emër të popullit e dritën e iphonëve. Shahet dhe akuzohet një qeveri me gjuhën më vulgare, kur pa bërë asnjë lloj llogarie dhe duke sajuar fakte të paqena i kërkohet të hiqet edhe taksën e naftës. Kë komunizëm do heqin këta njerëz që akuzojnë qeverinë që ngre çmimet edhe sot kur e tërë bota po përballet me rritjen e çmimeve si pasojë e luftës. Rritja e çmimeve në Paris është shumë më e lartë sot sesa ajo lloj rritje çmimi përmes një takse të veçantë që kërkonte të vinte presidenti i Francës kur morën Parisin dhe i vun zjarrin. Nuk dalin se ta zhgarravisësh sot Shqipërinë në sytë e tërë botës, duhet të mos kesh as minimumin jetik të moralit dhe arsyes njerëzore.
-
VIDEO
Rama: Asnjë familje shqiptare nuk e paguan vetë çmimin e energjisë, por me qeverinë! Deri në fund të vitit paguajmë 650 mln euro për faturat e qeverisë
Kryeministri Edi Rama tha se qeveria shqiptare paguan 80% të faturës së energjisë së qytetarëve. Deri në fund të vitit tha kryeministri Rama do të paguajmë 650 mln euro për faturat e energjisë.
'Që kjo qeveri nuk ka pritur luftën apo protestën që të tregojë gatishmërinë e saj sociale, e tregon më shumë se çdo gjë troç fatura juaj e energjisë, së çdo familje shqiptare, asnjë familje shqiptare dhe asnjë biznes i vogël nuk e paguan vetë energjinë, por bashkë me qeverinë. Këtë nuk e ka bërë asnjë qeveri tjetër. Qeveritë e tjera kanë rritur çmimin e energjisë. Ne u zotëruam se nuk do ta rrisim çmimin dhe as nuk do të na e priste mendja, por mesa kuptoj jo të gjithë e dinë se çfarë do të thotë me të gjitha fuqitë. Qeveria i bie paguajmë 80% të faturës tuaj të energjisë. Me këtë çmim të çmendur deri në fund ne do të paguajme 650 mln euro për faturat e energjisë për 780 familje rezidente dhe 95 mijë biznese të vogla. Duhet të derdhë 259 mln euro për të kompensuar diferencën mes çmimit real dhe të paprekur për të kompensuar çmimin e energjisë.'- tha Rama.
-
VIDEO
Rama: Më vjen turp që Shqipëria është i vetmi vend i NATO-s që proteston për pasojat e luftës në Ukrainë
Kryeministri Edi Rama tha se i vjen turp që Shqipëria është i vetmi vend i NATO-s që proteston për pasojat e luftës në Ukrainë.
'Më vjen turp që Shqipëria është është i vetmi vend i NATO-së që proteston për pasojat e luftës në Ukrainë.'- u shpreh kreu i qeverisë.