-
VIDEO
Protestuesit përballë Drejtorisë së Policisë: Lironi shokët tanë! Policë hiqni kapelet (Thërrasin në kor emrin e Klodian Rashës)
Protestuesit kanë mbërritur pranë Drejtorisë së Policisë, ku kanë kërkuar lirimin e protestuesve të tjerë. Ndërkohë janë dëgjuar edhe thirrje duke përmendur emrin e Klodian Rashës, i riu i vrarë nga polici Nevaldo Hajdaraj, në 8 dhjetor, e ndërsa u kanë bërë thirrje edhe policëve: Hiqni kapelet.
-
VIDEO
Pikat e karburanteve zbatojnë vendimin e Bordit të Administrimit, çmimi i naftës 217 lekë për litër
Pikat e karburanteve në vend kanë nisur zbatimin e vendimit të Bordit të Administrimit të Karburantit në vend, duke vendosur çmimin e naftës 217 lekë për litër. Ky vendim u mor sot gjatë mbledhjes së bordit me përfaqësuesit e furnizuesve të naftës dhe do të jetë në fuqi deri më 15 mars, ku do të zhvillohet edhe mbledhja e radhës.
-
VIDEO
Të besuarit i kërkojnë dorëheqjen, Bardhi, Tabaku dhe Alibeaj: Ti dhe Berisha bëni një hap pas që demokratët të bashkohen! Basha: I gatshëm, por të jetë qëndrim i përbashkët i të gjithë strukturave të PD
Lulzim Bashës i kanë kërkuar dorëheqjen dhe të besuarit e tij. Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, deputetët Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj i kanë kërkuar Bashës, por edhe Sali Berishës që të bëjnë një hap pas si e vetmja mundësi për të bashkuar demokratët, që sot janë më të përçarë se kurrë.
-
VIDEO
Ndahen protestuesit, një pjesë mbajnë fjalën me megafon para kryeministrisë, pjesa tjetër marshim në Bulevardin 'Dëshmorët e Kombit'
Dy orë në protestë, qytetarët tashmë janë ndarë në dy pjesë, ku disa prej tyre vijojnë të mbajnë fjalime me megafon para kryeministrisë, ndërsa të tjerë po marshojnë në Bulevardin 'Dëshmorët e Kombit', me thirrje që nesër do mblidhen sërish në shesh.
-
VIDEO
Dy orë protestë, Report Tv sjellë pamje me dron, ja sa protestues janë para kryeministrisë
Report Tv ka sjellë pamje me dron, teksa qytetarët prej dy orësh po qëndrojnë para kryeministrisë, duke kundërshtuar rritjen e çmimeve të produkteve të shportës dhe çmimit të naftës.
-
VIDEO
'Jam në kërkim nga policia, po shkoj të dorëzohem', protestuesi: Ai që organizoi protestën as nuk ka makinë, lëviz me biçikletë! Sot është në burg
Një protestues, i cili tha se është në kërkim nga policia për pjesëmarrjen në protestat e mëparshme kundër rritjes së çmimeve, ka zbuluar, sipas tij, edhe emri e organizatorit të kësaj proteste. Protestuesi u shpreh se është Arben Kolaj që ka organizuar protestën nëpërmjet thirrjeve në Facebook dhe u ngrit kundër rritjes së çmimit të naftës edhe pse vetë ai as nuk ka makinë, por lëviz me biçikletë. Ai u shpreh se Kolaj është arrestuar, teka bëri thirrje për lirimin e tij.
-
VIDEO
'Opozita që po vjen do i dali zot këtij populli', qytetarët zbresin nga podiumi protestuesin: Poshtë politika, në shesh është populli
Qytetarët e mbledhur në protestën para kryeministrisë kanë kundërshtuar fjalimin e njërit prej protestuesve, i cili përmendi opozitën dhe tha se ajo do t'i dalë zot këtij populli. Pas deklaratës së tij, protestuesit filluan të thërrasin 'poshtë politika' dhe se nuk kishin dalë në shesh për asnjë kryetar, por për veten e tyre.
-
VIDEO
Aktori Gent Kame në protestë: Shqipëria po humb njerëzit e saj, shqiptarët po humbin identitetin e tyre
Aktori Gent Kame iu bashkua protestës së qytetarëve sot para kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve.
"Shqipëria po humb njerëzit e saj, shqiptarët po humbin identitetin e tyre. Shtrenjtimi i jetës është rrjedhojë, problemi është keqqeverisja. Ne duam frymë të re. I bëj thirrje vëllezërve dhe motrave të policisë, qeveritë shkojnë dhe vijnë, por mos tradhtoni popullin tuaj, lironi ata djem", tha ai.
-
VIDEO
Nënë Liza: Na shembën shtëpitë, tani duan të na lënë pa bukë
Në protestën kundër rritjes së çmimeve, ka qenë e pranishme edhe Nënë Liza. Ajo thotë se pasi kjo qeveri e ka lënë pa shtëpi, kërkon që t'i lënë pa bukë.
"Unë jam Nënë Liza, më ka derdhur djersën e fëmijëve, na shembën shtëpitë, tani duan të na lënë pa bukë, shtëpitë e veta i kanë blinduar, ndërsa ne na i kanë shkatërruar", tha Nënë Liza.
-
VIDEO
Protesta kundër rritjes së çmimeve, Report Tv sjell pamjet me dron
Report Tv sjell pamjet me dron nga protesta kundër rritjes së çmimeve.
-
VIDEO
Basha propozime për uljen e çmimeve, Duma: Bën sikur bën opozitë! Duhet të ishim në protestë, por qytetarët s'na duan
E ashpër ka qenë deputetja demokratike Grida Duma, lidhur me propozimin e Lulzim Bashës për qeverinë lidhur me rritjen e çmimeve. Ajo tha se opozita duhet të bëjë opozitarizëm, jo këshilltarë të qeverisë.
" Kjo është një ironi e madhe se unë besoj që të gjithë bashkë duhet të jemi për të mos bërë këshilltarin e qeverisë, nuk duhet të këshillojë qeverinë si të marr taksa këtej dhe t'i çojmë atje, ne duhet të bëjmë opozitarizëm, sheshet janë të mbushura me qytetarë, kam një revoltë personale, që më thonë 'si po duket protesta, dhe na thonë mos u shfaqni se na prishni protestën', kur kemi arritur deri këtu, në duhet të ishim duke organizuar protesta dhe ne po zhvendosim problemet e brendshme e duke u thënë deputetëve që do vijoj të bëj sikur, unë besoj që duhet të merren vendime dhe të bëhen hapa pas, asnjë nuk është i Bashës dhe Berishës, ne duhet të jemi fitues se s'mund pranohet që PD të jetë humbëse, të gjitha përpjekjet për të fituar kohë të Bashës që të mos bëjë opozitën reale do të përdoren të gjitha mvjetet për ta ndërgjegjësuar, ai duhet të thoshte hajde të rindërtojmë PD. Dualizimi me Berishën dhe 9 shtatorit ishte pro SHBA dhe PD duhet ta ketë mbështetje, e kemi lirinë për të vepruar", tha Duma.
-
VIDEO
Protestat kundër rritjes së çmimeve, në Tiranë protestuesit mblidhen në Sheshin Skënderbej! Blindohet kryeministria! Protesta dhe në rrethe, qytetarët bllokuan autostradën Lezhë-Laç
Për të katërtën ditë me radhë, qytetarët janë ngritur në protestë duke kundërshtuar rritjen e çmimit të naftës dhe produkteve të shportës. Protestuesit patën njoftuar se protesta do të kulmojnë sot në Tiranë dhe pritet të fillojnë në orën 11:00.