-
VIDEO
A do sakrifikohesh për ideal të PD? Berisha: Po stisin një përballje, por do t’u lëmë blofin në dorë
Kërkesës së grupit parlamentar të PD të cilët janë shprehur se zgjidhja e krizës në parti është tërheqja e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës për t’i hapur rrugën bashkimit të demokratëve, pas liderit aktual të partisë, i është përgjigjur dhe ish lideri i saj. Nga Elbasani ish-kryeministri Berisha i pyetur nëse është gati të sakrifikohet për ideal të PD, ai e quajti këtë një përpjekje për të stisur një përballje sipas tij mes votës së lirë dhe blofit, por si përgjigje tha se do t’u lënë blofin në dorë. Kjo ishte përgjigjia e Berishës, i cili nuk dha asnjë sqarim më tej për këtë deklaratë.
“S’po mbroj gjë tjetër veç votës së lirë. Ka një përpjekje për të stisur një përballje mes votës së lirë dhe blofit por atyre që e bëjnë këtë do t’u lëmë blofin në dorë”, tha Berisha.
Mesazhi i vetëm që kishte ishte bashkimi i demokratëve. “Kjo do jetë pranverë e përpjekjeve të mëdha të demokracisë dhe mesazhi më i shkëlqyer është bashkimi i demokratëve dhe votës së lirë”, shtoi ish-kryeministri.
-
VIDEO
Protesta e qytetarëve, Rama: Të thuash sot 'poshtë komunizmi', fyerje për ata që e kanë përjetuar vërtetë
Kryeministri Edi Rama ka komentuar thirrje që janë bërë gjatë protestës "poshtë komunizmi". Një deklaratë e tillë, sipas tij në këto kohë është një fyerje për të gjithë ata që kanë vuajtur realisht.
"Të thuash sot poshtë komunizmi do të thotë të fyesh ato që kanë jetuar vërtetë në komunizëm. Nëse situata nuk do stabilizohet, va do bëhemi vendi më qesharak i vendit, ku janë jelekverdhët në Francë, nuk dalin se protestuesit i kanë dhënë kohë kohës dhe respektojnë viktimat, se e kuptojnë që vendi i tyre është futur në një luftë dhe efektet e çmimeve s'janë vetëm te vendet që kanë vendosur sanksionet Rusisë, Turqia, ja atyre i është rritur çmimi i energjisë", tha Rama.
-
VIDEO
Protestat për rritjen e çmimeve, Rama: Vetëm Rusisë mund t’i pëlqejnë në këtë kohë lufte
Kryeministri Edi Rama tha se në një kohë kur bota proteston kundër agresionit rus në Ukrainë, shqiptarët dalin nëpër protesta që mund t’i pëlqenin Rusisë.
Kjo pasi sipas tij sfida me të cilën po përballet Shqipëria dhe që qeveria shqiptare po punon çdo ditë për minimizimin e pasojave të saj, është më pak e rëndë se ajo me të cilën po përballem Ukraina.
“Ca do bëjmë nëse kjo vazhdon me muaj dhe vite? Do dalim të hamë njeri-tjetrin në rrugë? Si mund të jemi i vetmi vend që protestojmë për rritjen e çmimeve, kur e njëjta situatë është në të gjithë botës si pasojë e luftës? Bota del proteston kundër Rusisë, ndërsa këtu bëhet një protestë që mund t’i pëlqej Rusisë. Si mund të jemi ne kaq pa dinjitet, pa karakter, pa moral që ndërkohë që qeveria e kësaj republike ka muaj të tërë që po financon nga buxheti i vet faturën e energjisë dhe sapo shfaqen shenjat dhe unë dalë dhe them brenda javës që do kemi paketë mbështetëse këta dalin prapë. Kjo protestë po fyen kombin shqiptar. Shqiptarët nuk janë kaq të lidhur me zorrët, ndërkohë që të tjerët po lënë jetën dhe po shkatërrohen totalisht. Ne jemi vend i NATO-s, ne nuk e kemi nisur këtë luftë, nuk e kemi zgjedhur, por jemi vend i NATO-s . Ky është minimumi i sakrificës që mund të bëjmë, ndërkohë që qeveria do bëjë gjithçka për të mbështetur njerëzit me transparencë. Ca kërkojnë që protestojnë me makina x5? Po kush i paguan taksat? Pensionistët? Jo pensionistët paguajnë vetëm faturën e energjisë. Zgjidhja është shumë thjeshtë nëse ulet taksa e karburantin do të rritet ajo e energjisë. Ose do t’iu paguajmë ne diferencën e biletës ose do të heqim taksën e naftës për ata që dalin atje me mikrofon.”, tha Rama.
-
VIDEO
Protesta për rritjen e çmimeve, Rama: Kush i paguan autobusët me naftë për të sjellë qytetarët të protestojnë për rritjen e naftës? Ata me dy gishta?
Kryeministri Edi Rama vijon ta cilësojë protestën e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve si turp dhe thekson se pas tyre fshihen 'ata njerëz që nuk njohin turpin'. Rama madje ka hedhur akuza se janë pikërisht këto njerëz, duke lënë të kuptohen se po organizohen nga Berisha, që paguajnë autobusët me naftë për të sjellë qytetarët nga e gjithë Shqipëria pikërisht për të protestuar për çmimin e naftës.
"Protesta më të çartuar që mund të bëjë një parti politike nuk i kemi trajtuar me mungesë respekti, por kjo është turp. Kjo është një turp i pashoqë i të gjitha tyre që nxisin që nuk kanë turp dhe ju i njihni mirë që kush janë dhe keqardhje për ata që i sjellin nga të katër anët e Shqipërisë me autobusë të paguar nga kush? Kush i paguan autobusët e naftës për njerëzit që protestojnë për naftën, i paguajnë ata që vijnë me dy gishta këtu? Kush janë ata ne i dimë shumë mirë kush janë, turp edhe për ata që e mbështesin atë protestë. Kjo protestë është një protestë që shëmton Shqipërinë", tha Rama.
-
VIDEO
Ish-truproja e Berishës, Sali Lusha hyn në selinë e PD dhe përshëndet me dy gishta
Ish-truproja e Sali Berishës, Sali Lusha ka qenë sot në selinë e PD mes anëtarëve të degës 8 të PD në Tiranë për të kërkuar largimin e Lulzim Bashës.
Lusha është një nga mbështetësit më të flaktë të Berishës dhe gjithmonë i pranishëm në aktivitetet e tij. Sot teksa ka hyrë në selinë e PD, dera e jashtme e së cilës ka qenë e hapur Lusha ka përshëndetur me dy gishta. Kujtojmë se ai është dhe babai i reperit Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, gjithashtu mbështetës i Berishës.
-
VIDEO
Ish-Inspektorit të pyjeve i vendosin lëndë plasëse në derë të shtëpisë në Pogradec: Nuk kam konflikte, nuk dyshoj tek asnjeri
Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në portën e jashtme të murit rrethues të një banesë në fshatin Vërdovë në Pogradec.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 11, banesa i përket Arben Xhukellari 44 vjeç. Si pasojë e shpërthimit, janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ku është dëmtuar porta e jashtme e oborrit dhe xhamat e derës së jashtme së banesës.
-
VIDEO
Moti në Report TV / Parashikimi për datën 14 mars 2022/Kthjellime dhe vranësira
Territori Shqiptar mbetet në kushte të qëndrueshme atmosferike, ku zonat e ulta dhe bregdetare vijojnë me kthjellime ndërsa kthjellime dhe vranësira të herë pas-herëshme do të ketë në zonat malore përgjatë kufirit Lindor. E njëjta situate e qëndrueshme meteorologjike do të vijojë në mbrëmje dhe gjatë natës.
-
VIDEO
Rama takim me pensionistë për t'i prezantuar paketën e Rezistencës sociale
Kryeministri Edi Rama në takim me pensionistë për t'i shpjeguar pikat e Paketës së Rezistencës Sociale.
-
VIDEO
Zjarri 'përpin' magazinën në Shkodër, shkrumbohet gjithçka! VIDEO nga 'lufta e zjarrfikësve me flakët
Një magazine materialesh drusore në fshatin Plezhë të Shkodrës është përfshirë nga flaket e zjarrit gjatë mesnatës, ku flakët 'kanë përpirë' gjithçka.
Zjarri ka rënë rreth orës 01:00 të kësaj të hëne, ku flakët kanë qenë të përmasave të mëdha, siç shihet edhe në pamjet që sjell Report Tv.
-
VIDEO
Plot ngjyra, këngë dhe ballokume, Elbasani kryeqendra e festimeve të Ditës së Verës mban gjallë traditën
Elbasani cilësohet edhe si kryeqendra e festimeve të Ditës së Verës ku aktivitetet festive dhe ëmbëlsira tradicionale ballokumja janë karakteristikë e kësaj tradite shekullore.
Në Elbasan mblidhen qytetarwt nga e gjithë Shqipëria për të festuar këtë ditë, ndërsa fëmijët sot janë veshur plot ngjyra dhe si lule pikërisht në këtë Ditë Vere.
-
VIDEO
I plasi bomba në dorë kur ishte 10 vjeç, rrëfehet poeti që incidenti i mori shikimin, por jo pasionin për librin
Ishte 10 vjeç kur Frrok Gjini humbi shikimin. Një bombë e gjetur rastësisht në rrugë i mori dritën e syve, por jo pasionin për librin, për të cilin nuk u dorëzua kurrë. Sot ai është mësues e numëron 6 libra të botuar teksa rrëfen për Repor Tv betejat për të mos u dorëzuar.
-
VIDEO
Kryemadhi uron 14 Marsin me një video dhe këngën ‘Baronesha’: Pranvera shqiptare
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka uruar të gjithë shqiptarët për 14 Marsin, përmes një videoje të shkurtër ku shfaqet natyra, ndërsa në sfond dëgjohet kënga “Baronesha”.