-
VIDEO
Sot dita e Verës, tradita që mbajnë ndër shekuj gjallë shqiptarët!
14 Marsi shënon Ditën e Verës, por festimet kanë nisur që një natë para, ku qytetarët kanë ndezur zjarrin që simbolizon djegien e dimrit dhe të këqijat dhe për të rikthyer dritën e shpresës tek njerëzit.
-
VIDEO
Po kalonin me furgon 4735 kg ‘Guda’ kontrabandë në Qafëbotë për ta tregtuar në Shqipëri, arrestohen 3 presona, njeri prej tyre doganier
Tre persona janë vënë në pranga nga policia e Gjirokastës, pasi në bashkëpunim me njeri tjetrin fusnin djathë “Guda” në territorin e vendit tonë me qëllim për ta tregtuar.
K. B., 52 vjeç, banues në Gjirokastër, J. H., 24 vjeç, banues në Gjirokastër dhe D. D., 48 vjeç, banues në Sarandë (me detyrë doganier në Pikën Doganore Qafëbotë.), u arrestuan pasi, në aksin rrugor Qafë-Muzinë - Gjirokastër është konstatuar automjeti tip furgon me drejtues shtetasin K. B., brenda të cilit u gjetën 296 paketime me nënprodukte të qumështit, me peshë totale 4735 kg, pa dokumentacionin përkatës.
-
VIDEO
I dënuar me 10 vjet burg për prodhim dhe shitje e narkotikësh, arrestohet 38-vjeçari në Elbasan
Ervis Hasankolli është vënë në pranga nga policia e Elbasanit, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve
-
VIDEO
Barinjtë i vënë flakën malit të Tomorit për të hapur kullota, digjen dhjetëra hektar pyll dhe shkurre
BERAT- Një zjarr ka nisur mesditën e sotme në malin e Tomorit në ish-komunën e Roshnikut. Flakët kanë djegur dhjetëra hektar pyll me pisha të egra si dhe shkurre e bimë të ndryshme medicinale. Kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë njoftuar repartin MZSh-së të cilët janë nisur me shpejtësi drejt zonës ku është shfaqur zjarri.
Burimet për Report Tv bëjnë me dije se vendi ku ka shpërthyer zjarri është 2 orë larg dhe terreni mjaft i vështirë.
-
VIDEO
Zjarr në një pallat në Shengjin, flakët depërtojnë brenda apartamente, shkaktohen dëme të mëdha materiale
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu ambientet e jashtme të një pallati 6-katësh në Shëngjin, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, pasi banesat përdoren vetëm gjatë sezonit të verës.
-
VIDEO
Rritja e çmimeve, për të pestën ditë radhazi qytetarët dalin në protestë! Numër më i vogël se ditët e kaluara në të gjitha qytetet! Report Tv sjell pamjet!
Ashtu siç kishin paralajmëruar një ditë më parë, dhjetëra qytetarë janë mbledhur sërish sot në Tiranë për të protestuar kundër rritjes së çmimeve, të cilat i cilësojnë abuzive. Në dallim nga një ditë më parë, numri i protestuesve është më i pakët
-
VIDEO
Protestuesit bllokojnë për disa minuta rrugën te kryqëzimi i Myslym Shyrit
Një numër protestuesish kanë bllokuar për disa minuta rrugën tek kryqëzimi i rrugës së ‘Myslym Shyri’, duke mos lejuar qarkullimin e makinave. Të rinjtë po protestojnë kundër rritjes së çmimeve dhe rritjes së çmimit të naftës. U desh ndërhyrja e policisë që të zhbllokohej qarkullimi i makinave në rrugë.
-
VIDEO
Familja Duka, si familje fisnikësh
Familja Duka, si familje fisnikësh që shërbeu pranë udhëheqësit të shqiptarëve, Gjergj Kastiotit. Pjetër Përlati – Duka, një prej katër burrave që nënshkruan marëveshjen e Gjergj Kastriotit me Papa Piun e 2-të, për një luftë për clirimin e Kostandinopojës nga hordhitë osmane të asaj kohe.
-
VIDEO
Avokat Alfred Duka flet mbi traditën e malësorëve në Mirditë
Avokat Alfred Duka flet mbi traditën e malësorëve në Mirditë, për të jetuar në kulla të gurta, imitime të kështjellës së Kastriotëve në Krujë, Shkodër, Lezhë. Përse kullat ngriheshin larg njera tjetrës.
-
VIDEO
Kullat e Mirditës dhe kështjella Duka
Një udhëtim magjik në trevat e Mirditës, për të njohur nga afër kullat tipike të malësorëve, si vlera identitare të jetës dhe shpirtit të njerëzve që jetojnë në ato kulla prej qindra vjetësh. Ndalesë në kështjellën Duka, ideuar dhe ndërtuar nga avokati Alfred Duka, trashëgimtar i të parëve të tij që shërbyen si këshilltarë juridikë pranë udhëheqësit të shqiptarëve, Gjergj Kastriotit. Ndiqni reportazhin “Kullat e Mirditës dhe kështjella Duka” realizuar nga moderatori i emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.
-
VIDEO
Kështjella Duka, ideja e ndërtimit
Avokat Alfred Duka rrëfen si lindi ideja për ndërtimin e kështjellës, mbi rrënojat e kullës 200 vjecare të familjes së tij
-
VIDEO
30 minuta dhe më pak protestues se ditët e kaluara, qytetarë marshojnë në pedonalen e qytetit në Korçë kundër rritjes së çmimeve
Me duartrokitje dhe me thirrje për uljen e çmimeve, qytetarët e Korçës kanë marshuar paqësisht në pedonalen e qytetit, kundër rritje së çmimeve. Protesta zgjati për 30 minuta, ndërsa pjesëmarrja ishte më e vogël se në ditët e mëparshme. Qytetarët kanë ngritur zërin, për uljen e çmimit të naftës, produkteve të shportës dhe uljen e taksave.