-
VIDEO
Lufta Moskë-Kiev/ Refugjatët afganë në Shëngjin në panik: Kemi frikë se konflikti do të na vonojë vizat drejt SHBA! E ndiejmë dhimbjen e ukrainasve
Refugjatët afganë që i shpëtuan luftës duke u strehuar prej 7 muajsh në Shëngjin të Lezhës rrëfejnë se janë të frikësuar nga lufta në Ukrainë, pasi do sjellë vonesa në paisjen e tyre me viza për tu larguar drejt SHBA sikurse u është premtuar.
-
VIDEO
Nuk do të ketë shi, parashikimi i motit për ditën e sotme
Deri në orët e mesditës dhe pasdites vendi ynë mbetet nën dominimin e motit të vranët i cili do të sjelli reshje në zonat Qendror dhe Jugore, por në Veri të Shqipërisë do të jenë reshjet në sasira më të pakta. Ndërsa orët e mbrëmjes dhe në vijim sjelli përmirësim gradual të kushteve të motit duke bërë që në orët e vona të natës pjesa me e madhe e vendit të jetë me kthjellime dhe kalime vranësirash.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 10°C.
-
VIDEO
Aksident i rëndë në Ballsh, humb jetën një person, doli me makinën e punës nga rruga
Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Ballsh në vendin e quajtur Drenov.
Një mjet tip agregat (mjet i vjetër nafte) ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën një person i identifikuar si G.Q si dhe është plagosur L. G. I lënduari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
-
VIDEO
'Me vajzat tona super të afta', qendra e masazhit në Bllok vatër prostitucionit! Si reklamonte në rrjetet sociale punën: Nuk zgjidhim hallet tuaja, por ju bëjmë t'i harroni ato! Pranga pronarit
"Ne nuk zgjidhim hallet tuaja, por ju bëjmë t'i harroni ato"...kjo mund t'ju duket si një ftesë e mirë për të bërë masazh nga një qendër estetike në Tiranë, por nuk është kështu...
-
VIDEO
Agresioni rus në Ukrainë, Rama: Kursimi i energjisë i domosdoshëm, është luftë
Kryeministri Edi Rama tha se një plan kursimi për energjinë do të jetë i domosdoshëm, pasi jemi në luftë. Ai tha se problemi kryesor me të cilin do të përballemi është mungesa e energjisë.
"Kemi zgjedhur në 1990 të jemi vend që është ekonomi e lirë e tregut. Për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, do ishin dakord të ndërhynim me diçka që është artificiale, ato i kanë veç ato taksa. I kanë por i kanë veç, nuk i kanë në strukturën e çmimit. Kosova dhe Maqedonia kanë rritur çmimin e energjisë në faturën e familjarëve. Ne bëjmë rregullisht çdo vit, 45 milionë dollarë subvencion për familje në nevojë, për të mbajtur kilovatin e tyre 7 lekë, ndërkohë që pjesa tjetër e paguan 9,5 lekë. Sot qeveria e blen 61 lekë, këto paguhen nga buxheti dhe në faturën tonë vjen 9,5 lekë. Është e drejtë që të ndërhymë sot te çmimi energjisë dhe të godasim pa përjashtim të gjithë për të ulur çmimin e naftës, që kjo nuk besoj se ndodh. Unë nuk mendoj që kjo është e drejtë. Kjo qeveri po rri në vend dhe nuk po lëviz për të rritur çmimin e energjisë. Sot prapë jemi mirë se ka dhe më keq. Qeveria rus dje kërcënoi se Europa duhet të përgatiti për 300 dollarë fuçia e naftës, është më shumë se dyfishi i çmimit aktual, i cili është një çmim marramendës në raport me atë që ishim. Mungesa e energjisë është problemi kryesor. Plani i kursimit është i domosdoshëm, është luftë. Nuk hy tek ata që thonë se është fillimi i luftës së tretë botërore, por jemi në një luftë shumë me impakt mbi të sotmen dhe të nesërmen. tregu është kontrollit të qeverisë.", u shpreh Rama.
-
VIDEO
Lufta në Ukrainë, Rama: Nuk ndalim investimet dhe rritjen e pagave
Kryeministri Edi Rama tha se investimet e parashikuara dhe rritje e rrogave nuk do të ndalet pavarësisht luftës dhe pasojave të saj, të paktën deri në këto momente.
"Për momentin natyrisht që ne nuk kemi asnjë tundim, ide që të reduktojmë rro minimale apo të ndalim investimet e parashikuara. Paga minimale do të rritet, do të zerohet taksa mbi rrogën deri në 40 mijë lekë, do të përgjysmohet taksa për pagat deri në 50 mijë lekë. Do të zerohet taksa për bizneset deri në 100 milionë lekë dhe rritja e pagave për mësuesit.
Dua ta them se kemi zgjedhur t'i përkasim një fronti shtetesh, popujsh ku jeta i sjell që në ditët e këqija ne duhet të bëjmë sakrifica. nuk kemi zgjedhur të jemi një shtet neutral dhe me të drejtë jemi pozicionuar pa diskutim aty ku duhet për interesant tona strategjike si komb, si shtet dhe kjo vjen me kosto. Ne jemi pjesë e një fronti lufte, jo me armë, por me të gjitha pasoja që sjell. Solidariteti me Ukrainën është vetëmbrojtje e pastër, për të mos lejuar që ajo që ndodh atje të vijë dhe këtu dhe të infektojë të gjithë botën tonë. Kjo është një luftë që nuk mund t'ia lëmë tv.", tha ai. -
VIDEO
Lufta në Ukrainë, Rama: Të përgatitemi për çdo skenar, edhe për shkurtime dramatike të energjisë dhe naftës!
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se qytetarët shqiptarë duhet të përgatiten për çdo skenar, përfshirë këtu edhe për shkurtime dramatike të furnizimeve me energji ose naftë
"Çmimi i naftës nuk varet nga qeveria, nuk është qeveria që ngre apo ul çmimet e mallrave të konsumit, është tregu dhe tregu është i ndjeshëm ndaj të gjitha krizave, e jo më ndaj një lufte, Europa. Duhet të përgatitemi për çdo skenar, askush nuk e di se çfarë do të ndodh, jemi në të njëjtat kushte me pandeminë, kur nuk e dinim kohëzgjatjen, zhvillimet në dinamikën e tyre dhe kur u përgatitëm për disa skenarë. Duhet të përgatitemi psikologjikisht edhe për shkurtime dramatike të furnizimeve me energji ose naftë, ky është skenari më dramatik", tha Rama.
-
VIDEO
Rama: Do të krijojmë një komunitet ndërministror për përballimin e pasojave të luftës në Ukrainë
Kryeministri Edi Rama me gazetarët në Kryeministri, për energjinë elektrike. Ai ka bërë me dije krijimin e një komuniteti ndërministror për përballimin e pasojave që do të sjellë lufta në Ukrainë.
-
VIDEO
Zbardhet Llogaraja, trashësia e dëborës arrin deri në 20 cm
Llogaraja sot “vishet” me ngjyrën e ftohtë dhe të bardhë të natyrës.
Prej disa orësh parku kombëtar i Llogorasë është zbardhur nga reshjet e dendura të dëborës.
-
VIDEO
Rritja e çmimit të naftës, transporti urban në Tiranë ul numrin e autobusëve në qarkullim, dhjetëra qytetarë presin në stacion
Rritja e çmimit të naftës brenda më pak se 5 ditëve, ka filluar të sjellë edhe pasojat e para në vendin tonë. Transporti urban në kryeqytet ka shkurtuar numrin e autobusëve që nxjerr çdo ditë në qarkullim, duke bërë që dhjetëra qytetarët të presin për minuta të tëra në stacion.
-
VIDEO
Pas 6 marsit, cili do të jetë fati politik i Bashës dhe Berishës?
Emisioni Repolitix trajtoi rezultatin e votës së 6 marsit. Si e lexojnë votën e 6 marsit Rama, Basha dhe Berisha? Të ftuar Ilir Babaramo, Luan Baçi, Lavdërim Krashi dhe Lisandër Hoxha.
-
VIDEO
Moti i keq në Elbasan, policia iu vjen në ndihmë makinave të bllokuara nga dëbora
Moti i keq ka përfshirë edhe zonën e Elbasanit. Mbrëmjen e djeshme reshjet e dëborës kanë bllokuar lëvizjen e disa makinave.