-
VIDEO
Me Evis Kushin, një ditë si ministër
-
VIDEO
Zgjedhjet/ Rama: Fituam 5 nga 6 bashki, pa i ndezur motorët e fushatës, as më shumë e as më pak se sa prisnim!
TIRANË- Fitorja në 5 nga 6 bashki, për kryesocialistin Edi Rama nuk është as më shumë e as më pak nga ajo se çfarë prisnin nga ky 6 mars. Në reagimin e tij të parë, në një kohë kur procesi i numërimit të votave është drejt fundit dhe panorama është e qartë, Rama nuk ka nguruar të theksojë se kjo fitore ka 2-fish vlerë edhe për faktin se socialistët në ndryshim nga zgjedhjet e mëparshme, nuk i "ndezën fuqishëm" motorët elektoral, por pavarësisht kësaj arriti që t'i mundtte kundërshtarët, madje me një diferencë të thellë.
-
VIDEO
Sot 7-Marsi, festa e mësuesit!
Si sot 134 vite më parë në qytetin e Korçës u hap Mësonjëtorja e Parë Shqipe, një ngjarje me rëndësi madhore në përpjekjet e popullit shqiptar për të krijuar shkollën e vet kombëtare.
-
VIDEO
Sot 7 Marsi, ministrja e Arsimit: Dita për të shprehur falënderimet dhe mirënjohjen e thellë për të gjithë mësuesit tanë
Në ditën e 7 Marsit, festës së mësuesve, ministrja e Arsimit Evis Kushi ka uruar arsimtarët për këtë ditë të veçante duke u shprehur mirënjohjen e thellë për të gjithë ato.
'Sot është 7 Marsi, dita për të shprehur falënderimet dhe mirënjohjen e thellë për të gjithë mësuesit tanë! Së bashku me Kryetaren e Kuvendit, Znj. Lindita Nikolla mblodhëm disa mësues me përvojë të gjatë në fushën e arsimit, nga të gjitha bashkitë e vendit, për të ndarë me ta dhe të gjithë mësuesit kudo që ndodhen urimet në këtë ditë të veçantë. Gëzuar 7 Marsin, të dashur mësues'- shkruan Kushi.
-
VIDEO
Moti në Report TV / Parashikimi për datën 7 MARS -Reshje të pakta shiu por mot i ngrohtë
Deri në mesditë moti paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare për veriun dhe qendrën, por reshje të pakta shiu do ketë skaji jugor. Pjesa e dytë e ditës sjell largim të reshjeve nga i gjithë vendi, duke diktuar mot të kthjellët dhe vranësira të herë pas hershme.
-
VIDEO
Muret antike në Lezhë kthehen në banjë publike! Ndotet zona arkeologjike tek vendvarrimi i Skënderbeut
Prej vitit 2014, muret antike të "lisusit" në zonën arkeologjike pranë vendvarrimit të Skënderbeut në Lezhë janë kthyer në tualet publik. Shkak për futjen në zonë të njerëzve të papërgjegjshëm, është bërë heqja e rrethimit të zonës
-
VIDEO
Pas Vorës PS merr edhe Rrogozhinën, po fiton në Durrës, Lushnjë e Dibër! Berisha drejt marrjes së Shkodrës, Basha humbje historike! Socialistët rriten në çdo bashki krahasuar me 2021
Pas Vorës, fitorja e së cilës u konfirmua dje, PS ka siguruar edhe Bashkinë e Rrogozhinës. Socialistët po shkojnë drejt fitores në bashkitë Durrës, Lushnjë e Dibër ndërsa në Shkodër kryeson kandidati i 'Shtëpisë së Lirisë' së Sali Berishës. Basha është i treti thuajse në të gjitha bashkitë, dhe ka pësuar një rënie më shumë se dramatike.
-
VIDEO
‘E kemi shndërruar profesionin në mision’, Rama uron mësuesit me një video në ditën e 7-Marsit: Urime për ditën e tyre të shënuar
Në videon paraqiten mësues nga shkolla të ndryshme të Tiranës të cilët shprehin fjalë zemre për profesionin e tyre që e shohin si mision dhe rëndësinë e tij për një komb.
“Mësuesit janë simbol i humanizmit, simbol i ndriçimit të mendjes! Gëzuar të gjithë mësuesve të mi, mësuesve fisnik në këtë ditë të rëndësishme të nderimit të figurës së tyre.”, shprehet një mësuese.
“Ky urim shkon për mësuesit që profesionin e bukur të mësuesisë e kanë shndërruar në mision.”, thotë një tjetër.
“Ky profesion është i bukur dhe plotë sfida, nëse e zgjidhni duhet të jeni nxënës të mirë gjithë jetën.”, tha një profesor.
“Urimi shkon për të gjithë mësuesit brenda dhe jashtë Shqipërisë.”, u shpreh një mësues.
Kjo ishte mënyra që zgjodhi Rama të uronte mësuesit në ditën e tyre të shënuar.
“Mirëmëngjesi dhe me urimin për të gjithë mësuesit e mësueset në ditën e tyre të shënuar, ju uroj të gjithëve një javë të mbarë.”, shkruan kryeministri.
-
VIDEO
Drejt fitores si kryebashkiak i Dibrës, Rrahim Spahiu: Do bëjmë më të mirën! Manja: Dosja 184 fantazi e opozitës, po rikonfirmohet mbështetja që dibranët kanë për PS
Rrahim Spahiu, kandidati kryesues i Partisë Socialiste për të fituar bashkinë e Dibrës tha për Report Tv se do të bëjë më të mirën për qytetarët. Duke u nisur nga një vëzhgim i gazetarit Arsen Rusta se në disa shkolla në zonën e Dibrës, infrastruktura ishte e dëmtuar, në këtë 7 Mars, Festën e Mësuesit, Spahiu premtoi se do të investohet dhe do të bëhet gjithçka për ta përmirësuar
-
VIDEO
Dorëzohen të gjitha kutitë e votimit në Shkodër, numërimi pritet të nis në mesnatë
Edhe në Bashkinë Shkodër janë dorëzuar të gjitha kutitë dhe materialet e votimit në 4 KZAZ që do të kryhet votimi. Procesi i numërimit pritet të nis pak para mesnatës. Në Shkodër kujtojmë se në 3 qendra votimi 2 në Shosh dhe 1 në Pult për shkak të motit të keq u anulua votimi. Dëbora e dendur pamundësoi dërgimin e materialeve zgjedhore e po ashtu as komisionerët nuk mundën të shkonin për të hapur procesin e votimit. Pjesëmarrja në votime ishte 29.11 %.
-
VIDEO
Moti i keq me reshje dëbore, 10 fshatra në Skrapar pa drita! Rrugët e bllokuara, OSHEE nuk riparon dot linjat! Rruga Nivicë në Tepelenë e pakalueshme
Reshjet e borës gjatë 24 orëve të fundit kanë lënë në errësirë 10 fshatra në rrethin e Skraparit ndërsa riparimi i tyre është i pamundur pasi rrugët janë totalisht të bllokuara. Ndërkohë, për shkak të reshjeve të dëborës është bllokuar edhe rruga Nivicë - Salari në Tepelenë.
-
VIDEO
Masakroi nuse e vjehrrë në Devoll, zbardhet dëshmia e autorit: I vrava sepse s’më dhanë lekët e druve! Report Tv në shtëpinë e dy viktimave! Dëshmitarja: U trondita nga çfarë gjeta
KORÇË- Report Tv sjell rrëfimin tronditëse të gruas që gjeti në shtëpi të masakruara vjehërr e nuse nga në Progër të Devollit. Ndërkohë autori i krimit ka dëshmuar se dy gratë i vrau sepse nuk i kishin shlyer lekët e druve. Dëbora në oborrin e shtëpisë u bë dëshmitare e masakrës së Devollit, ku në fshatin Proger Ali Zili vrau gjatë grabitjes Fatmira Bami dhe Bukurie Bami, përkatësisht nuse dhe vjehërr. Njëjtë edhe boja e bardhë e banesës, në të cilën duken njollat e gjakut të përleshjes.