-
VIDEO
Terrorizoi qytetarët në mes të sheshit Skënderbej ditën e zgjedhjeve të 25 prillit, 2 vite burg për Arben Memës
2 vite burg për Arben Memën, të riun i cili terrorizoi me makinë qytetarët në Sheshin "Skënderbej" ditën e zgjedhjeve të 25 prillit 2021. I droguar i riu rrezikoi jetën e 5 qytetarëve. Gjykata gjithashtu ka vendosur edhe 2 vite heqjen e patentës.
-
VIDEO
Lavrov nervoz në konferencën për shtyp?! Shikoni se ç'i bën kabllos së kufjeve
Gjuha e trupit është shumë e rëndësishme të analizohet në takime të rëndësishme diplomatike, pasi tregon shumë.
“NEXTA” ka publikuar një video të Lavrovit nga konferenca për shtyp pas takimit që pati me homologun e tij ukrainas, ku ai e zgjidh e më pas e mbështjell një kabllo të hollë, duke e bërë në vazhdimësi tregon një moment nervoziteti.
Lavrov tha se sot “operacioni special”, siç e quan Rusia pushtimin e Ukrainës, po shkon sipas planit, ndërsa e quajti veprim i rrezikshëm furnizimin e Ukrainës me armë.
-
VIDEO
Zhupa interpelancë me ministren e Arsimit për Maturën Shtetërore/ Kushi prezanton masat e marra! Deputetja: Ato që tregoni ju si risi, i ka futur PD që në 2006!
Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka zhvilluar në Kuvend një interpelancë me ministren e Arsimit Evis Kushi në lidhje me mbarëvajtja e Maturës Shtetërore 2022. Gjatë interpelancës për Maturën Shtetërore në parlament, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi bëri një analizë të Maturës Shtetërore 2021, si dhe nënvizoi masat e marra për mbarëvajtjen e Maturës Shtetërore 2022. Kushi nënvizoi se aplikimi i metodës së korrigjimit të pyetjeve me alternativa nëpërmjet sistemit elektronik eliminoi gabimet njerëzore, si dhe shkurtoi kohën dhe rritjen e cilësisë së korrigjimit. Ministrja tha se është punuar për Rregulloren e vitit 2022, e cila u prezantua në muajin shkurt gjatë një takimi me maturantë nga i gjithë vendi. Kushi tha se risi për këtë vit është se procesi i vlerësimit të testeve do të mbikëqyret edhe nga grupe pune të ngritura nga MAS, duke garantuar cilësi më të lartë vlerësimi.
-
VIDEO
Vishuni trashë, dimri nuk ka ikur...parashikimi i motit për ditën e sotme
Qarkullimi i masave ajrore nga verilindja e Europës do të diktojë kushtet e motit edhe në vendin tonë ku kthjellimet dhe vranësirat do të jenë prezente në pjesën më të madhe të vendit, më të dendura në veri dhe verilindje duke rrezikuar reshje të izoluara dëbore. Orët vijuese përmirësojnë dukshëm motin duke ri-sjellë kthjellimet dhe të ftohtin në të gjithë territorin e vendit.
-
VIDEO
A do japë dorëheqjen? Basha: Jam gati të bëj çdo gjë në interesin e PD! Përgjegjësia e parë e humbjes e imja
Lulzim Basha duket se është tërhequr nga deklarata e tij se "nuk ka humbur asnjë garë në jetën e tij" dhe sot kur demokratët i ka më kundër se kurrë, ka marrë përgjegjësinë e humbjes në zgjedhjet e 6 marsit.
-
VIDEO
SPAK operacion kundër trafikut të drogës në 5 qytete të vendit, priten 44 masa-arresti! Deri tani 18 të arrestuar, mes tyre dy efektivë policie
Një operacion kundër trafikimit të shitjeve të lëndëve narkotike drejt Italisë po zhvillohet në 5 qytete të vendit për goditjen e grupeve kriminale. Burime bëjnë me dije se operacioni po zhvillohet nga SPAK në qytetin e Vlorës, Tepelenës, Durrësit, Tiranë dhe Lezhë dhe po të njëjtat burime mësojnë se në kuadër të këtij operacioni janë prerë 44 masa-arresti, ndërsa policia ka arrestuar 18 persona, mes tyre dy efektivë policie, një në Gjirokastër dhe një në Tepelenë.
-
VIDEO
Operacioni 'Cërrik 2022', trafikonin drogë dhe armë, 4 të arrestuar në Cërrik dhe Elbasan
Operacioni 'Cërrik 2022', trafikonin drogë dhe armë, 4 të arrestuar në Cërrik dhe Elbasan. Në pranga Redjon Rami, Erald Filja, Olsi Meçanaj dhe Renaldo Raga Sekuestrohen 4 pistoleta, fishekë, kokainë, kanabis dhe një sasi parash.
-
VIDEO
Rikthen reshjet e dëborës në Kukës, në zonat malore trashësia arrin deri në 30 cm! Vështirësi qarkullimi për mjetet në disa akse rurale
E enjtja ka rikthyer reshjet e dendura të borës në qarkun e Kukësit. Trashësia e borës është 7 cm në zonat e ulëta dhe 30 cm në zonat e larta malore. Lartësia e borës në Shishtavec është 20 cm ndërsa në Valbonë 30 cm. Mësohet se rrugët nacionale janë të qarkullueshme e pa probleme. Po ashtu edhe Rruga e Kombit është e qarkullueshme në të gjithë gjatësinë e saj
-
VIDEO
6 marsi/ Spartak Ngjela në Report Tv: Rama nxori Berishën fitues në Shkodër, janë bërë bashkë për të shkatërruar PD-në
Rezultati i zgjedhjeve të 6 marsit në bashkinë Shkodër, sipas avokatit Spartak Ngjela, tregoi se Edi Rama është bashkuar me Sali Berishën. Ngjela thotë në Report Tv se Partia Socialiste në Shkodër ka dal me 9 mijë vota më pak, krahasuar me zgjedhjet vendore në 2015. Ai thotë se Rama ia ka lënë vetë fitoren Berishës në Shkodër.
-
VIDEO
Berisha kërkon kreun e PD-së, çfarë do të bëjë Basha?
Disfata e madhe që PD pësoi në zgjedhjet e 6 marsit ka bërë që edhe vetë deputetë e besuar të Lulzim Bashës t'i ktheheshin atij kundër dhe t'i kërkonin dorëheqjen. Më e ashpra mes tyre ishte Grida Duma, por për ish anëtarin e Këshillit Kombëtar të PD, Ibsen Elezi ajo po e përdor këtë situatë si 'trampolinë' për t'iu bashkuar Berishës.
-
VIDEO
Plagosja e 15-vjeçarit dje në Pogradec, dalin pamjet e sherrit me bashkëmoshatarin! U zunë para gjimnazit, autori e mori thikën te një lokal
Mësohet se ngjarja ndodhi jashtë ambienteve të gjimnazit "Gjergj Pekmezi", ku gjimnazisti ka marrë një goditje me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, çka i ka shkaktuar hemorragji të brendshme dhe aktualisht ndodhet në gjendje kritike për jetën në spitalin e Pogradecit.
-
VIDEO
Task Forcë Speciale Amerikane për Ballkanin, Yuri Kim: Shqipëria, bazë e përhershme ushtarake amerikane! Peleshi: Do luftojmë së bashku nëse do të jetë nevoja
Ambasadorja Yuri Kim tha se për here të pare në histori, Shqipëria do të jetë baza e një pranie të përhershme ushtarake amerikane. Për ambasadoren Kim, prania e kësaj baze amerikane, tregon se lidhjet mes Shqipërisë dhe SHBA janë më të forta se kurrë. Teksa përmendi pushtimin 'e pajustifikuar' rus të Ukrainës, ajo shtoi se Perëndimi duhet të vazhdojë t'i përgjigjet të gjithë kërcënimeve me forcë dhe vendosmëri.