-
VIDEO
Shkuan nga Kruja në Lezhë për të shitur kanabis, kapet një transportues, në kërkim një tjetër! Në pranga edhe blerësi i drogës
Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Lezhës, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pas përfshirjes së tyre në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
-
VIDEO
Moti në Report TV / Parashikimi për datën 9 mars 2022
Pritet rënie e presionit atmosferik duke sjellë, vranësira dhe reshje të izoluara shiu e dëbore në zonat malore Lindore ndërsa kthjellime dhe vranësira të dendura do të ketë bregdeti dhe pjesërisht zonat e ulëta. Orët e pasdites sjellin përmirësim të motit në ultësirën perëndimore duke lënë zonat malore me vranësira dhe reshje të izoluara dëbore.
-
VIDEO
8 marsi i grave afgane nga qendra e tyre në Shëngjin të Lezhës, Komuniteti afgan sjell në kujtesë vështirësitë e bashkëkombësve të tyre nën pushtetin taleban
"Refleksioni në përkujtim të miliona grave, që vijojnë të jenë pa rrugë zgjidhje nën pushtetin e talebanëve". Kjo ishte tema e aktivitetit të organizuar në Lezhë nga Komuniteti Afgan i vendosur në Shëngjin, duke sjellë në kujtese vuajtjet dhe vështirësitë që vazhdojnë të përballen bashkëkombaset e tyre që ndodhen ende në Afganistan.
-
VIDEO
Gjirokastër/ Nis puna për rehabilitimin e venddepozitimit të mbetjeve në Gërhot! Rama: Plagë mjedisore, në maj përfundon investimi
Ka nisur puna për rehabilitimin e venddepozitimit të plotë të mbetjeve në Gërhot, në Gjirokastër. Punimet për venddepozitimin e mbetjeve pritet që të përfundojnë në fillim të muajit maj, para nisjes së sezonit turistik.
‘Ka nisur me prioritet puna e shpejtë për rehabilitimin e plotë të venddepozitimit të mbetjeve në Gërhot, një hapësirë me pamje apokaliptike shumë afër qytetit që ka qenë një plagë mjedisore. Në fillim të muajit maj përfundon i gjithë investimi. S’mund të nisim një sezon tjetër turistik pa mjedis të pastër, e aq më pak të kemi pamje të tilla në qytetet më të bukura të vendit tonë.’- shkruan kryeministri Rama në rrjetet sociale.
-
VIDEO
Zjarr në katin e tretë të një konvikti në Qytet Studenti, vetëm dëme materiale
Një zjarr ka përfshirë katin e tretë të një konvikti në Qytet Studenti. Sipas policisë dhoma ka qenë e pabanuar dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Nuk dihet ende si është përfshirë nga flakët, ndërsa po punohet për zbardhjen e shkaqeve.
‘Më datë 09.03.2022, në Qyteti Studenti, gjatë orëve të para të mëngjesit, ka rënë zjarr në katin e tretë të konviktit, në një dhomë të pabanuar, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.’- njofton policia.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 9 Mars 2022
Titujt e gazetave për sot, nga krerët e degëve të PD mbështesin Bashën te dhëndri i Berishës nën hetim nga SPAK e deri tek pse Putin përmendi Shqipërinë?
-
VIDEO
Dita e 13 e agresionit rus në Ukrainë dhe kriza e çmimeve në Shqipëri
Ukraina ka hyrë në ditën e 13 të luftës ku duket se sanksionet do të bëhen edhe më të forta ndaj Moskës. SHBA dhe Britania e Madhe kanë vendosur sot të ndalojnë importin e naftës ruse. Presidenti Amerikan, Joe Biden ka konfirmuar ndalim të plotë për importet ruse të naftës, gazit dhe qymyrit. Në një deklaratë për mediat, Biden tha se kjo masë u mor për t'i dhënë një goditje të fuqishme udhëheqjes së Putin.
-
VIDEO
E çuditshme në Elbasan, hajdutët vjedhin derën e ambulancës
Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në lagjen Çlirim në Elbasan, ku persona ta paidentifikuar kanë vjedhur derën e ambulancës.
Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e sotme, teksa nuk dihet nëse autorët kanë marrë edhe sende të tjera në ambulancë.
-
VIDEO
Zbardhet vendimi i arsyetuar i gjykatës për Saimir Tahirin: Favorizoi me ndërgjegjie grupin kriminal të Habilajve! Përdorën për dy vite automjetin e ish-ministrit me pronësinë e tij
Është zbardhur vendimi i arsyetuar i Gjykatës për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirit, i cili u dënua nga GJKKO me 5 vite burg, por me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 3 vite e 4 muaj burgim. Pas publikimit të vendimit të argumentuar të Gjykatës, tashmë i hapet rruga për rekurs në Gjyaktën e Lartë, rekurs që është paralajmëruar më herët nga ana e avokatit mbrojtës të ish-ministrit, Maks Haxhia.
Në vendimin e arsyetuar të gjykatës prej, 278 faqesh, gjykata arsyeton se përgjimet e personave e gurpit kriminale Habilaj, që flasin për Saimir Tahirin, janë prova, pasi bashkëbisedimet e tyre janë të sinqerta, pasi nuk kanë dijeni që ata janë duke u përgjuar. Nga ana tjetër rezulton se nuk është i vërtetë konkluzioni i prokurorit se Grupi Kriminal i Habilajt e ka nisur aktivitetin kriminal, kur Saimir Tahiri u bë ministër, pasi aktivitetin kriminal e ka kryer më herët. Por përfshirja e Tahirit si pjesë e grupit, u krijoi atyre lehtësira në trafikim.
-
VIDEO
Kriza energjetike, eksperti në Report Tv: Masat duhet të ishin marrë me kohë! Esportuesit: Bizneset s’mund të kursejnë, do të ishte 'thikë' mbi ekonominë
Kryetari i Shoqatës së Eksportuesve Alban Zusi tha për Repot Tv se jemi përballë një situate të vështirë për sa i përket krizës energjetike dhe se duhet parë në shumë plane dhe të vlerësohen të gjitha opsionet për zgjidhjen e saj.
Teksa po fliste mbi pasojat e rënda të krizës dhe planin e kursimit që do të sjellë qeveria ai tha se nuk mund të zbatohet nga biznesi. Kjo pasi nëse do të ndërpritet energjia, do të ndalojnë pasjisjet dhe për pasojë do të fillojnë shkurtimet e stafit nëpër kompanitë. Ai madje e cilësoi këtë si një “thikë mbi ekonomikë shqiptare”
-
VIDEO
Masakroi nuse e vjehrrë në Devoll, del para gjykatës Ali Zili
Ali Zili, i cili akuzohet se vrau gjatë grabitjes Fatmira Bamin dhe Bukurie Bamin, përkatësisht nuse dhe vjehërr, në fshatin Progër të Devollit, ka dalë sot para gjykatës në Korçë. Ali Zili shfaqet i prangosur para trupës gjykuese, ndërsa në dëshminë e tij pak ditë më parë pranoi se krimin e ka kryer se ‘nuk i kishin paguar lekët e druve’
-
VIDEO
Ngordhin 600 pelikanë kaçurrel në Prespë të Vogël, Drejtori i Parkut Kombëtar të Karavastasë për Report Tv: Gripi i shpendëve rrezikon përhapjen në Shqipëri, kalon edhe te njeriu
Megjithatë, thotë se nuk është provuar shkencërisht që ky grip tek njeriu nëpërmjet konsumit të një shpendi që mund të ketë qenë i infektuar.
Shoqata për mbrojtjen e Prespës ka sinjalizuar për një sëmundje te pelikani dhe shpendët e tjera, a jeni në dijeni të këtij fakti.
-Po është një letër prej kolegëve tanë grek për mbrojtjen e Prespës, kolegët që merren me studimin e kolonisë së pelikanëve në Prespën e vogël që na kanë njoftuar se ka pasur një ngordhje masive të pelikanit dalmat në koloninë e tyre, ato thonë që në mes të shkurtit ka arritur që në koloni janë afruar 1000 pelikan dhe kanë ngordhur 600, nga analizat që janë bërë kanë arritur në përfundimit që është virusi i gripit të shpendëve që ka shkaktuar ngordhje masive, kemi të bëjmë me një zonë dhe situata bëhet më kritike.A rrezikohet kolonia e pelikanëve këtu në lagunën e Karavastasë?
-Zakonisht ky virus është një banor i zakonshëm dhe duke kaluar nga shpendi në shpend se jemi sinjalizuar që përves pelikanëve është prekur shpendi rrëmbenjës, mjelma, ka mundësi që nëpërmjet shpendëve që shtegtojnë të arrijë infeksione dhe te ne.A keni marrë masa për të ruajtur pelikanin, a ka mundësi praktike për të ndërhyrë
-Masat tona konsistojnë në sensibilizimin e zonës dhe peshkatarëve që në rast të gjetjes së kakasave të shpendëve të ngordhura të lajmërojnë autoritetin e parkut, ne jemi të specializuar për të punuar me këto kakasa përmjet praktikave veterinare përmes analizave të mëtejshme. Ky është hapi i parë që ne kemi ndërmarrë dhe e po e bëjmë nëpërmjet shpërndarjes së lajmërimeve me shkrim që do i vendosin në vende të frekuentueshme të peshkatarëve dhe qytetarëve. Në rast të përhapjes së kësaj sëmundjeje puna do jetë voluminoze dhe kërkojmë mbështetjen e vendasve se kemi të bëjmë me kakasa pelikanësh që mund të jenë të rënda, në ujë që nuk mund të mblidhen nga ne, por mjaftojnë të njoftohemi nga peshkatarëve.Ky grip shpendësh, a përbën rrezik për njerëzit?
-Është vërtetuar që gripi i shpendëve kalon te njeriu përmes kontaktit fizik që mund të ketë me kakasën e shpendit me glasat apo pështymën që ka dalë nga shpendi dhe njeriu preket, dhe sëmundja te njeriu ka klinikë agresive dhe në 60% të rasteve përfundon në vdekje. Është vërtetuar që sëmundja të kalojë nga njeriu te njeriu, po kështu nuk është vërtetuar që sëmundja kalon nëpërmjet konsumimit të përgatitura nga kafshët e sëmura, pra pasi kalon nga zierja apo piqet në temperatura të larta. Kjo e bën shumë më komplekse situatën dhe me kosto të mëdha ekonomike, ju thashë që ky virus është i zakonshëm në trupin e shpendëve të egër, por nëse bie në shpend që kultivohen në pulari pastaj përhapja është shumë e madhe, kostoja ekonomike është shumë e madhe dhe ekziston rreziku që kalimi nga kafsha në kafshë të shkaktojë edhe një modifikim të materialit biologjik të virusit dhe të përfitojmë të tjera shtame që mund të jenë më të rrezikshëm, pak a shumë e njëjta gjë që ndodhi me COVID, që u përfol që kanë ardhur nga kafshët që janë manipuluar në mënyrë të gabuar nëpër tregjet e Kinës.