-
VIDEO
Rritja e çmimit të naftës, 3 orë protestë paqësore në Tiranë! Qindra qytetarë para Kryeministrisë: Do jemi çdo ditë këtu! Bllokuan rrugët e Unazës për disa minuta, policia zhbllokoi trafikun
3 orë protesta në Tiranë. Me qindra qytetarë u mblodhën para kryeministrisë kundër rritjes së çmimit të naftës dhe bukës, por edhe ushqimeve të shportës. Pas Kryeministrisë qytetarët bllokuan unazën dhe kryqëzimin te Parku Rinia duke krijuar kaos dhe radhë kilometrike makinash dhe autobusësh. Kjo ka sjellë ndërhyrjen e policisë për të zhbllokuar rrugën.
-
VIDEO
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një person! Qëllohet teksa po lëvizte me makinë
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Dobraç të Shkodër, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person. Personi i plagosur, identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije, është qëlluar teksa po lëvizte me automjetin e tij.
-
VIDEO
Tentoi të hynte në Shqipëri me pasaportë të falsifikuar si refugjat nga Ukraina, trafikanti turko-gjerman i drogës lihet në burg! Report Tv siguron fotot
Një 32-vjeçar gjerman, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, mendoi se do t'ia hidhte autoriteteve në Rinas duke tentuar të kalonte kufirin nëse do paraqitej me pasaportë të falsifikuar si ukrainas, por plani i nuk i funksionoi. Ai u arrestua dhe sot është lënë në burg nga gjykata.
-
VIDEO
Pa Gjurme-Letra e një punonjëse seksi/’Fitoja para çdo natë,burri ndihej krenar’
Përshëndetje Odeta! Une jam Esmaja dhe kam parë videon tuaj në Youtube. Unë jam shokuar kur kam parë Landin në studio, sepse asgjë nga ato që ai ka thënë në program nuk janë të vërteta. Janë vetëm genjeshtra. Unë do marr guximin t’jua shkruaj historinë time nga fillimi deri në fund. Në moshën 16-vjeçare jam martuar me shkuesi me një djalë, pasi familjarët tanë njiheshin me njëri-tjetrin. Çdo gjë shkonte shumë mirë në muajt e parë, pastaj filloi dhuna nga bashkëshorti për shkak të varfërisë. Ai nuk punonte dhe mua nuk më lejonte të punoja. Në moshën 19-vjeçare unë bëhem nënë, vjen në jetë djali dhe mendoja se familja ime do përmirësohej, por jo gjërat u përkeqësuan më shumë. Unë kam qenë ajo nënë që flija pa ushqim edhe pse isha me gji. Kam tentuar të vras dhe veten disa herë, pasi nuk e kam pasur mbështetjen në familje, me babain në atë kohë nuk flisja. Kur djali shkoj dy vjeç, unë vendosa të iki nga ai ferr dhe u strehova te motra ime. Në ditët në vazhdim, po e shikoja që djalin nuk e mbaja dot dhe me kompromis ia lashë ish-burrit. Në këtë kohë jam njohur me Landin, burrin tim të dytë. Kur kam filluar të flas me Landin nuk e dija që ai ndodhej në burg. Në shtator të vitit 2017 ai vjen nga Belgjika në Shqipëri dhe vendosëm të bënim fejesën. Çdo gjë po shkonte mirë dhe pas një muaji mbetem shtatzënë. Vajza erdhi në jetë shëndoshë e mirë, por ndërkohë unë nuk isha divorcuar nga burri i parë për shkak të pamundësisë ekonomike. Nga këto vështirësi filluan edhe konfliktet mes meje dhe Landit, ndërsa familja e Landit më donte shumë. Në prill ai u nis drejt Belgjikës për të punuar, pasi kishim marrë një kredi dhe nuk kishim para për ta paguar. Pas 3 muajsh Landi kthehet, por na mbarojnë paratë dhe të dy vendosëm që unë të shkoja në Belgjikë edhe pse unë nuk doja të ndahesha nga vajza, sepse ajo është jeta ime. U nisa me lot në sy. Ishte ora 4 e mëngjesit. Vajzën e kisha në krahë dhe po flinte. Rrugës na mbaroi edhe nafta e makinës. Dukej sikur çdo gjë ishte kundër, që unë të mos nisesha atë mëngjes. Ndarja nga vajza ime ishte shumë e vështirë, shikoja mbrapa dhe më dhimbte shpirti. Pas 3 ditë rrugë mbërrita në Belgjikë, ku më priste një shoqja e Landit. Ditën tjetër vjen një shoqja tjetër e Landit, e cila më blen rroba dhe më jep 200 euro. Ajo më thotë të filloja punë prostitute, në xhamat e Brukselit. E di që është e rëndë, as familjes time nuk i tregova. E kisha biseduar me Landin dhe ai ma kishte ngulitur në kokë se është e vetmja mënyrë për të dalë nga varfëria. Pranova për të punuar 3 muaj dhe më pas do të kthehesha. Dita e parë e punës ka qenë tmerri më i madh. Rregulli ishte që, lekët dhe klientët t’i shkruaje, aq sa paguanin fiks 200 euro për njeri. Landi ishte i kënaqur, sepse unë fitoja lekë, më jepte kurajo më thoshte: "Bravo zemra ime, po ia del kam besim tek ty, më ke bërë krenar". Çdo natë i dërgoja lekë me bankë sa herë më kërkonte Landi. Ai ndërronte shtëpitë, një herë shkonte në Fier, pas dy javësh në Elbasan, një javë në Sarandë. Janë shumë detaje që çuan në ndarjen time me Landin. Po më lodhte xhelozia e tij. Ai iu rikthye sërish lëndëve narkotike, konsumonte kokainë, alkool, nisi lojërat e fatit dhe vajzën e linte vetëm në gjumë. Një natë shkon një shoqja ime në Shqipëri dhe fle tek shtëpia jonë. Landi kishte konsumuar kokainë dhe e lë vajzën me shoqen time dhe nuk kthehet gjithë natën në shtëpi. Kur shoqja ime më tregon situatën unë filloj t'i kërkoj llogari Landit dhe ndalova së dërguari para. I thashë: "Dil puno vetë." Aty nisën gjërat të acaroheshin dhe Landi filloi me ofendime dhe akuza se unë kisha të dashur. Ai më ndaloi të flisja edhe me vajzën. E pyes: "Ku është vajza ? ", ai më thoshte: "Është në spital me Covid." Në atë moment m'u shemb bota, por motra e tij më qetëson dhe më thotë: "Mos u bëj merak, vajza do bëhet mirë e kemi nën kontroll." Unë vetëm qaja, kisha një javë që nuk flisja me vajzën. Më pas më merr sërish motra e Landit dhe më thotë: " Vajza është mirë është me mua në Greqi, por mos i thuaj gjë Landit." Nuk i tregova asgjë, por vazhdova lojën. Isha e qetë pasi flisja me vajzën çdo ditë. Ai më kërkon para për vajzën dhe i dërgova 200 euro. Më 30 dhjetor ka qenë dhe mesazhi i fundit me Landin. Kam hequr dorë nga puna dhe nga Landi, por jo nga vajza. Lufta për vajzën vazhdon...Unë bëra një gabim nga papjekuria, por nuk do ta përsëris dy herë. Ju lutem mos më gjykoni pa e ditur të vërtetën, sepse bëhet fjalë për jetën time. "Mos e vrisni, pa e gjykuar"- i thonë një shprehje. Nga Belgjika me shumë respekt për JU Esma Lezi
-
VIDEO
Pa Gjurme-Përballen live! Gruaja:Më trafikove/ Burri:Kthehu tek vajza, unë të adhuroj
#pagjurme #odetadume #reportTV Puntatën e kësaj të marte 26-vjeçarja e cila jeton në Belgjikë pranoi të fliste live për emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV e indinjuar dhe e prekur nga akuzat e burrit me të cilin i ka dhënë fund martesës 5-vjeçare. Gjatë një komunikimi me moderatoren Odeta Dume, ajo pranoi se punonte si punonjëse seksi, ndërsa i ftuar në studio Landi i irrituar i kërkoi llogari edhe për paratë që kishte fituar nga ushtrimi i prostitucionit. Esma Elezi: Më ka marr shumë malli për vajzën. I kam dhënë fund lidhjes me Landin që më 30 dhjetor të një vit më parë. Erdhën disa kërcënime nga ai, ndërkohë që unë isha në punë. Aty më kanë ardhur më kanë marrë dhe unë i dhashë fund më Landin. Landi Shehu: Të kam kërcënuar nga xhelozia. Unë të dua Esma. Nga dashuria të kam kërcënuar. Ti e di zemrën time, unë nuk mund të të vras dot ty. Esma Elezi: E di zemrën tënde, por të njoha shumë mirë kush je Landi Shehu: Ti je fryrë nga dikush Esma Elezi: Jo nuk jam fryrë Landi Shehu: Çfarë të keqe të kam bërë unë ty ? Esma Elezi: Nuk dua të flas më me këtë. Nuk më lejohet të flas me këtë Odeta. Ka marrë fund mes nesh Landi Shehu: Po si mund të rrija unë kur më thonin jeton me dikë tjetër Odeta Dume: Çfarë ke menduar për fëmijët Esma ? Esma Elezi: E kam parë vajzën në emision dhe kam menduar shumë edhe pse jam gjykuar rëndë, në rrjetët sociale. Unë betejës do t’i shkoj deri në fund për vajzën. Landi më ka kërcënuar se nëse i afrohem nuk do ta shoh më. Me vajzën time kam folur sa herë më është krjuar mundësia Landi Shehu: Pse më ke marr inat ? Unë të kam dërguar edhe para Esma Elezi: Unë kam filluar procedurat këtu dhe do marr vajzën, por nuk kthehem më në Shqipëri Landi Shehu: Ti vajzën e ke braktisur Esma Elezi: Jo nuk e kam braktisur Landi Shehu: Ti e bën për letrst belge Esma Elezi: Para fëmijës nuk më interesojnë letrar Landi Shehu: Pse nuk komunikon me mua Esma Elezi: Ti e meriton, ia ke bërë vehtes. Që atë ditë që kam mbërritur në Belgjikë ia ke bërë gropën vetes tënde. Nuk dua të flas më me ty ia kam lënë gjithçka policisë Landi Shehu: Vajzën e kam rritur vetë, eja merri paratë që ke dërguar. Unë nuk e e kam dëguar, ka ikur me dëshirë. Ajo ka patur atje dashnorë pafund. Ku i ke lekët meqë unë të paskam çuar për punë. Unë nuk e kam çuar për atë Zot. Esma Elezi: Nuk dua të flas më me atë. Nuk më lejohet. Nuk mund t’ju them asgjë më. Unë e kam akuzuar për prostitucion Landin. Kaq mund të them. Pas reagimit të 26-vjeçares e cila deklaroi live se tashmë ka denoncuar burrin në shtetin belg, 44-vjeçari mëson live se është nën hetim me akuzën për shfrytëzim prostitucioni pasi akuzave nga ish-bashkëshortja. Në Belgjikë kam qëndruar 15 ditë për të kërkuar gruan time. Nuk e kam ditur ku ndodhej. Ajo I ka të gjitha shpifje për mua. Për atë letrat janë gjëja më e shtrenjtë se familja. Tamni jam më i qëtë, se e kuptova që ajo është për letra atje. Unë e adhuroj ate njeri. Dua të kthehet por ajo ka marr njëvendim fatal kundra meje. Shpresat e mia morën fund këtu sot.
-
VIDEO
Dhjetëra të vdekur në rrugën Thumanë-Tapizë, Sulçe: jashtë standardit, e ngushtë, pa ndriçim
Rruga Thumanë-Tapizë që lidh veriun e vendit me Tiranën është ndër më problematiket sa i takon aksidenteve. Tre ditë më parë humbën jetën 5 të rinj, ndërsa e gjithë aksi është i mbushur me lapidarë. Duke folur për Report TV, eksperti i sigurisë rrugore, Artur Sulçe, tha se është i detyrueshëm zgjerimi i korsive dhe ndriçimi.
-
VIDEO
Humbja në 6 bashki, Kapllanaj: Kryetarët e degëve kundër deputetëve, asnjë prej nesh nuk i ka kërkuar dorëheqjen Bashës! Të dy ‘liderët’ e PD-së duhet të bëjnë hapa pas
Disfata në zgjedhjete pjesshme vendore të 6 marsit, ku PD humbi në 6 bashkië dhe doli forcë e tretë ka nxitur diisa deputetë të kërkojnë dorëheqjen e kryetarit Lulzim Basha, duke e bërë përgjegjës direkt për humbjen. Për Kapllanajn, duhet të ngrihet një grup pune, dhe të reformohet PD, dhe se të dy liderët duhet të bëjnë hapa pas dhe jo të shohin interesat personale.
-
VIDEO
Qytetarë e aktivistë të shoqërisë cilive në Shkodër dalin në protestë! Bllokojnë Urën e Bahçellëkut, thirrje të fikin makinat
Shtrenjtimi i jetesës ka nxjerrë qytetarët dhe aktivistët e shoqërisë civile në qytetin e Shkodrës në protestë. Për gati 5 minuta, ato kanë bllokuar Urën e Bahçellëkut kundër rritjes së çmimit të karburantit si edhe të ushqimeve, që ditëve të fundit kanë arritur kulmin.
-
VIDEO
Kriza energjetike, eksperti Bello në Report Tv: Plani i kursimit nuk është shaka! Çmimet s’do të kthehen më aty ku ishin! Shqipëria, 30 vite gabime në sektorin e energjisë
Eksperti i Energjisë, Pajtim Bello tha në Repor Tv se zgjidhja e krizës energjetike është shfrytëzimi i të gjitha burimeve që ka në dispozicion vendi ynë dhe pavarësia në prodhim, në mënyrë që të rrisë sigurinë kombëtare, sidomos në një periudhë kaq të vështirë për të gjithë botën.
-
VIDEO
Llogaraja pamje mahnitëse, bora arrin 15 cm, por braktiset nga pushuesit! Pronarët e bizneseve: S'ka njerëz se është rritur çmimi i naftës
Prej 3 ditësh, Llogaraja e Vlorës ofron pamje mahnitëse, duke u veshur me petkun e bardhë, që zbukurohet edhe më shumë me diellin "tekananjoz", që herë del dhe herë largohet.
Qielli dhe deti janë bërë njësh, e ndërsa trashësia e dëborës ka arritur deri në 15 cm! Mirëpo si asnjëherë më parë, në Llogari "nuk shkel këmbë njeri".
-
VIDEO
‘Nuk më dëgjuat’, paralajmërimi i Braçes: Në tetor iu thashë të mbillni grurë, tani është koha për mbjelljen e misrit
Lufta në Ukrainë, pas sulmit nga ushtria ruse, ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e çmimeve në vend, kryesisht edhe në çmimin e miellit. Deputeti Socialist, Erion Braçe, thotë se e kishte paralajmëruar nevojën për grurë në vend
-
VIDEO
Dëbora mbulon Korçën, arrin deri 1.5 m në Dardhas të Pogradecit! Maliq, Progër, Gorza probleme me energjinë
Qarku i Korçës ditët e fundit është “pushtuar” nga reshjet e dëborës, erërat e forta dhe temperaturat e ulëta.
Ne zonat malore reshjet kanë qenë më të dendura dhe era më e fortë, ndërsa trashësia në disa zona si Dardha ka shkuar më shumë 40 cm.