• VIDEO

    Njollat e gjakut në dysheme, brenda shtëpisë ku u gjetën të masakruara nuse e vjehërr në Devoll! Flet dëshmitarja: Ja si e pashë dhe zbulova ngjarjen

    Sofie Duli, fqinjë e dy viktimave fillimisht ka thyer xhamin e dritares duke tentuar të hyjë brenda banesës por ka hasur në rezistencën e dy grave të cilat për fat të keq nuk i shpëtuan dhunës së 36 vjeçarit.

    ‘Erdha këtu tek zonja që kemi qenë komshie dhe i solla një qese me mollë për t’ia çuar çupes në Greqi Thirra Fatmire nuk po më përgjigjej. Dera ishte gjysëm e hapur kur ajo nuk mu përgjigj mendova se është diku tjetër. Thirra dhe disa herë të tjera dhe para se të ikja në shtëpi zgjata kokën nga avllia dhe kam parë një njollë gjaku, xhamin e dritares që ishte i thyer, këpucët që vishnin të hedhura sa andej këtej. Kjo gjë mua nuk më pëlqeu dhe më bëri shumë përshtypje thashë diçka ka ndodhur ndonjë zënkë ndonjë gjë nuk e mendova që mund te kishte ngjarë hata e madhe dhe mora qesen me mollë u ktheva në shtëpi. I tregova vajzës çfarë pashë. Kur kalova për të vajtur tek një kushërirë megjithë çupën zgjata kokën afër portës dhe pamë flokë te këputura përdhe, një celular të hedhur përdhe, një njollë gjaku ,protezat i kishin rënë poshtë. Atëherë u sigurova që këtu ka ndodhur diçka e rënde .Ia them kushërirë te Fatmira ka ndodhur diçka dhe me pas ajo dërgon djalin për të parë shenjat që kisha parë unë. Kur u kthye në shtëpi ai na tha që atje kishte ndodhur një katastrofë dhe më pas lajmëruam kryeplakun. Ai erdhi dhe pa të njëjtat gjëra. Pasi erdhi policia kemi marrë vesh që ato ishin të dyja të vdekura. Me komshien nuk takoheshim shumë .Kontakti i fundit ka qenë në datën 2 mars dhe su pamë më .Nuk e dija që do kishte ndodhur një gjë e tille por ai ka bërë një vepër jashtëzakonisht mizore për mua Autorin e njohim si problematik qoftë në familje qoftë në fshat. Para disa kohësh ka ndodhur dhe një ngjarje me një të afërm ku goditi me sëpatë Ai ka qenë në burg pastaj e lëshuan.’- tha ajo.

    •  
  • VIDEO

    Vrasja e nuse e vjehrrë në Devoll/ “O bir çfarë ke bërë?” çfarë tha babai i autorit në momentin e arrestimit! Vëllai i 36-vjeçarit: Shteti ta dënojë e mos të lirohet nga burgu! S’i kanë pasur asnjë borxh

    Vëllai i autori i vrasjes së dy grave në fshatin Progër të bashkisë së Devollit dy gratë Fatmira Bami dhe Bukurie Bami, përkatësisht nuse dhe vjehrre, ka dënuar veprimin e vëllait dhe ka bërë thirrje që mos ta nxjerrin më nga burgu. Ai ka deklaruar se viktimat nuk i kishin asnjë borxh atij dhe se ai është futur në banesë për të grabitur.

     
  • VIDEO

    ‘Sale k*rva, edhe Serbia e ka zili’, pas votimit, kandidati i Berishës flet për video ku shante ish-kryeministrin

    Hekuran Xhani, kandidat i Sali Berishës për Rrogozhinës, i cili në gjendje të dehur ofendonte kryetarin e tij dhe liderë të tjerë politikë, ka folur sërish për videon virale. Xhani, teksa votonte në Rrogozhinë, tha se në video ka folur si qytetar i lirë. Kandidati Hekuran Xhani theksoi se ka shprehur pikëpamjet e tij për shpopullimin e vendit nga keqqeverisja e klasës politike.

    “Unë në video isha një qytetar i lirë dhe kam shprehur pikëpamjet e mia për çështjen e shpopullimit të vendit dhe kombit tim, largimin e rinisë dhe intelektualëve shqiptarë nga keqqeverisja e klasës politike”, tha ai për mediat.

  • VIDEO

    Po vëzhgon zgjedhjet në Durrës, Yuri Kim për Report Tv: Procesi po ecën mirë! Mesazh shqiptarëve? Votoni

    Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, teksa ndodhet në Durrës për të vëzhguar zgjedhjet ka dhënë një prononcim të shkurtër për Report Tv.

    "Është kënaqësi të shikojmë këto qendra votimi që procesi po ecën mirë dhe janë të mirëpajisura. Vota është e drejta juaj dhe përgjegjësia juaj, kështu që votoni", ishte mesazhi i saj për shqiptarët.

  • VIDEO

    Votimi në 22 qendra në Vorë pa kryetar komisionesh nga PD, Celibashi: KZAZ ka respektuar Ligjin!

    Kreu i KQZ-, Ilirjan Celibashi i është përgjigjur pretendimeve të PD-së në lidhje me mospranimin e propozimeve të tyre për kryetar komisionesh në 22 qendra votimi në Vorë.

    PD pretendon se ata kishin dërguar propozime nga Tirana që kishin njohuri mbi sistemin elektronik të votimit dhe numërimit, që po aplikohet në Vorë, por KZAZ nuk i pranoi për shkak se ata nuk ishin nga Vora. Celibashi deklaroi se KZAZ ka respektuar ligjin, duke theksuar se procesi do të vijojë njësoj në Vorë pasi është plotësuar kuorumi i nevojshëm.

    "Ka qenë një situatë, edhe nga pikëpamja ligjore, nuk ka qenë e thjeshtë që ata të vendosnin. Nga pikëpamja procedurale vendimet e tyre kanë qenë në rregull, nga pikëpamja cilësore kur ka patur probleme janë korrigjuar nga KAS.  Nuk ka lidhje me kërkesat e KQZ plotësimi i kërkesave të ligjit për të patur komisonerë në qendrat e votimit. Është zgjedhje e subjekteve politike. Rëndësi ka që propozimet për anëtarë të Komisioneve të qendrave të votimit të jenë në përputhje të Kodit Zgjedhor. Veprimtaria e anëtarëve të KZAZ është në përputhje me ligjin. Propozimet duhet të jenë në përputhje me kërkesat e Kodit Zgjedhor. të gjitha qendrat e votimit kanë minimumin 4 anëtarë, në 25 qendra votimi ka sekretarë dhe anëtarë që janë propozuar nga PD, në qendrat e tjera ka kuorum për të vijuar veprimtarinë, por mungon kryetari që do të duhej të propozohej nga PD", tha Celibashi.

  • VIDEO

    Votime familjar në një qendër në Vorë, PD publikon fotot

    Partia Demokratike ka bërë një tjetër denoncim për zgjedhjet në Vorë. Sipas PD ka raste të votimit familjar, teksa ka publikuar edhe foto e denoncimit të një rasti në qendrën e votimit në fshatin Kuç.

  • VIDEO

    Tabaku nga Vora bëri thirrje të votohej PD, reagon Celibashi: U rikujtoj palëve që jemi në heshtje zgjedhore

    Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, nga Vora foli në lidhje me ngërçin e krijuar në qendrat e votimit me komisionerët e ndryshuar të Partisë Demokratike. Ajo i bëri thirrje PS-së dhe LSI-së që të respektojnë vendimin e KAS. Sipas Tabakut, me një vendim të paprecedentë tre anëtarë të PS-së bashkuan votat me anëtarët e LSI-së dhe kanë refuzuar të zbatojnë të zbatojnë vendimin e KAS

  • VIDEO

    Zgjedhjet në 6 bashki! Ambasada e SHBA vëzhgon procesin, në terren edhe Yuri Kim! Delegacioni i BE, 20 ekipe kudo ku votohet

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian po vëzhgojnë zgjedhjet në 6 bashkitë e vendit ku po votohet sot.  Ambasada e SHBA ka vëzhgues në të gjashta bashkitë, ndërkohë që edhe vetë Yuri Kim ka dalë në terren.

  • VIDEO

    Intervista e plotë/ Gazetari italian nga Moska për Report Tv: Përdoren armë bërthamore? Po përdoren taktikat e luftës së ftohtë! Përmendin shqiptarët se Kosova është plagë hapur në mes të Evropës

    Gazetari italian Gian Micalessin (Xhan Mikalesin), i dërguari për luftën i gazetës italiane ‘Il Giornale’, nga Moska në një intervistë ekskluzive për Report TV me gazetarin Carlo Bollino thotë arsyeja se pse rusët përdorin Kosovën dhe Shqipërinë në deklaratat e tyre në këto ditë lufte në Ukrainë është fakti se Kosova është plagë e tyre e vjetër e mbetur në Evropë.

  • VIDEO

    Zgjedhjet, Celibashi: Për shkak të dëborës, s'ka nisur procesi në 2 qendra votimi në Shkodër! Në Dibër probleme me energjinë elektrike në 18 qendra votimi! Ja ku s'po kryhet identifikimi elektronik

    Tre orë pas nisjes së procesit të votimit për zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki në vend, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka sqaruar mbi mbarvajtjen dhe problematikat e hasura. Me një deklaratë për mediat, Celibashi bëri me dije se për shkak të dëborës, nuk ka nisur ende votimi në 2 qendra votimi në Shosh dhe Pult të Shkodërs. Po ashtu probleme janë hasur edhe në Dibër, ku për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në 18 qendra votimi dhe identifikimi po kryhet manualisht dhe jo nëpërmjet pajisjeve elektronike. Po ashtu probleme me identifikimin elektronik ka patur edhe në një qendër votimi në Durrës.

     
  • VIDEO

    Rruga 'e vdekjes' Fushë Krujë-Laç! Rastësia e frikshme, aksidenti tragjik me 4 viktima sot në të njëjtin vend ku në mars të 2021 humbën jetën 4 të rinj të tjerë

    Rruga Fushë Krjë Laç është një aks jo pak problematik, ku janë regjistruar shumë aksidente tragjike që i kanë marrë jetën shumë personave. Aksidenti i fundit u regjistrua pak pas mesnatës së 5 marsit, ku humbën jetën 4 persona, të cilët kishin dalë për të festuar fejesën e dy të rinjve, Shkumbin Bratit, 20 vjeç dhe Alemenia Karajt 16 vjeçe.

    Viktima mbetën edhe dy persona të tjerë që po udhëtonin me ta,  Alfred Dika, 39-vjeç dhe Artan Alushi 30, vjeç. Aksidenti u regjistrua në të njëjtin vendin ku 2 vite më parë humbën jetën 4 të rinj. Nazmi Rrahmani 35 vjeç, Flamur Visha 35 vjeç, Arben Koni 33 vjeç dhe Juljan Mehilaj  45 vjeç humbën jetën tragjikisht më 18 mars të 2021, pasi automjeti me të cilin udhëtonin u përplas me një kamion.

  • VIDEO

    Atentati ndaj 33-vjeçarit në Vlorë, shoqërohen 7 persona! Autorët kishin ndjekur lëvizjet e tij, e qëlluan me 15 plumba

    7 është numri i personave të shoqëruar për atentatin ndaj 33-vjeçarit Romeo Meçaj, një ditë më parë në Vlorë, pranë stadiumit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se personat kanë qenë dëshmitare në lokalin afër ku ka ndodhu ngjarja.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv