-
VIDEO
Nën hetim për falsifikim dokumentesh e shpërdorim detyre, Gjykata lë në fuqi pezullimin nga detyra për Dukën dhe drejtuesit e tjerë të FSHF! Po zgjedhjet e 15 marsit?
Gjykata e Tiranës ka lënë fuqi pezullimin nga detyra si kreu i FSHF për Armand Dukën, ndërsa i njëjti vendim është marrë edhe për drejtuesit e tjerë Ilir Shulku, sekretari i përgjithshëm dhe Ardian Haçin, kryetar i Shoqatës Tirana.
-
VIDEO
Sulmi rus në Ukrainë, shpërthime dhe flakë pranë reaktorit më të madh bërthamor të Europës
Disa pamje që qarkullojnë në rrjet tregojnë shpërthime dhe flakë pranë stacionit më të madh bërthamor të Evropës, Zaporizhzhia.
Kryetari i qytetit të afërt të Energodar ka thënë se uzina është në flakë pasi u sulmua nga trupat ruse.
Më herët, autoritetet ukrainase raportuan se ushtria ruse po shtonte përpjekjet për të kapur uzinën në juglindje të Ukrainës dhe se kishte hyrë në Energodar me tanke.
-
VIDEO
Moti në Report TV / Parashikimi për datën 4 mars 2022/Vranësira, por rritje temperaturash
Sipas MeteoAlb, vendi ynë gjatë paradites do të jenë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Jugore të Shqipërisë. Por orët vijuese shtojnë gradualisht vranësirat duke sjell reshje të pakta dhe të izoluara shiu në ultësirën perëndimore.
-
VIDEO
Dita 8 e agresionit rus. Intervista me gazetarin italian te luftes nga Kievi
Emisioni Repolitix trajtoi ne pjesen e pare situaten ne Ukraine ne diten e 8 te agresionit rus. Itervista eksluzive me gazetarin italian te luftes Fausto Biloslavo nga Kievi i cili ndjek zhvillimet nga afer te luftes mes Rusise dhe Ukraines. Ne pjesen e dyte Repolitix trajtoi zgjedhjet e 6 marsit si test per Ramen, Bashen dhe Berishen. Te ftuar ne studio Xhemal Qefalia, Myslim Murrizi, Plator Nesturi dhe Altin Gjeta.
-
VIDEO
Çmimet në rritje i frikësojnë shqiptarët më shumë se lufta! Sociologu: Kujdes me fëmijët, nevojë për biseda shpjeguese
Ashtu sikurse në të gjithë botën edhe në Shqipëri qytetarë shqiptarjanë të frikësuar nga ajo çfarë po ndodh mes Ukrainës dhe Rusisë, luftës që po ndosh atje. Në fakt shumë prej qytetarëve shqiptarë na treguan se janë të frikësuar, të stresuar madje disa prej tyre kanë marr dhe disa rezerva ushqimore.
-
VIDEO
EKSKLUZIVE/ Gazetari italian i luftës nga Kievi për Repolitix: Nëse blindat ruse hyjnë në Kiev do ketë luftë guerrilase! Dredhja e gjakut të të rinjve, turp dhe krim për Putin
Fausto Biloslavo, një prej gazetarëve më të njohur të luftës në botë, që ka raportuar nga konfliktet ushtarake më të ashpra nga Irani, Qiproja, Libia, Sudani, Uganda, Filipinet dhe Afganistani, dhe nuk mund të mungonte në përplasjen më të madhe ushtarake në Evropë që nga lufta e dytë botërore, pushtimin rus të Ukrainës. Intervista e plotë transmetohet sonte në emisionin Repolitix.
-
VIDEO
Aksident në Berat, makina përfundon në kanal, drejtuesi largohet nga vendngjarja! Ende nuk dihet identiteti
Një aksident është regjistruar në hyrje të fshatit Drobonik në Berat. Një automjet, tip 'Citroen' me targa AB 682 DN, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke rënë në kanal.
-
VIDEO
Shkatërrohet grupi italo–shqiptar në Milano, në pranga 3 shqiptarë! Sekuestrohen 16 kg kokainë
Ekipi kriminal ishte i organizuar mirë, me drejtimin që iu besua një subjekti shqiptar, i cili, duke ndjekur protokollet operacionale të testuara mirë dhe duke organizuar takime të përditshme me anëtarët e shoqatës, gëzonte burime të pasura e të sigurta furnizimi dhe mundi të shpërndante sasi të konsiderueshme të lëndës. në një periudhë të shkurtër kohore.
-
VIDEO
Frikë për një luftë bërthamore? Eksperti: Shqipëria nuk investoi në strukturat mbrojtëse, e rrezikuar! Bunkerët në Tiranë nuk janë funksionalë
TIRANË- Kërcënimet e presidentit rus Vladimir Putin e kanë vënë botën përballë frikës së një lufte bërthamore të mundshme. Ndonëse të gjithë luten që një gjë e tillë të mos ndodhë, njerëzimi i frikësohet një shpërthimi që mund të sillte pasojë katastrofale për të gjithë globin. Eksperti i rrezatimi të radioaktivitetit Memush Habili ka shpjeguar në Report Tv sesi Shqipëria ka përballuar pasojat që erdhën në vendin tonë nga shpërthimi i Çernobilit në vitin 1986.
Në 'Studio Live' me gazetarët Arbër Hitaj dhe Migena Sotiri, eksperti i rrezatimi të radioaktivitetit i cili ka qenë pjesë e strukturave që kanë monitoruar nivelin e radioaktivitetit në zonat e prekura. Habili thotë se u prek Kukësi, Dibra, pjesa lindore e Karaburunit, lugina e Shkumbini dhe pak Mali me Gropa. Niveli normal i radioaktivitetit sipas Habilit është 18-20 njësi, ndërsa tha se në luginën e Shkumbinit pas shpërthimit në Çernobilit niveli i radioaktivitetit shkoi në 100 njësi.
-
VIDEO
Aksident në Lezhë, automjeti përplas këmbësorin, përfundon në spital
Një aksident është regjistruar pasditen e ditës së sotme në Ishull-Lezhës.
një automjet ka përplasur një këmbësor, i cili ka mbetur i plagosur. Menjëherë është drguar në spital për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor në spitalin rajonal të Lezhës.
-
VIDEO
Lufta, kuksianët me sytë nga qyteti i nëndheshëm! 7 lagje 30 metra nën dhè , por s’kanë ujë e drita, Eksperti: Shteti të bëjë funksionalë tunelet nëntokësorë
Kukësi ka një qytet të nëndheshëm në 30 metra thellësi, ndërtuar për tu mbrojtur nga sulmet atomike gjatë regjimit komunikst, që qytetarët sot po e shohin si mundësinë e artë për tu strehuar nëse lufta e nisur në Ukrainë, kërcënon në një moment Shqipërinë. Por gjendja e tyre aktuale nuk garanton asnjë kusht.
-
VIDEO
Konsulli i Ukrainës në vendin tonë: Disa familje ukrainase kanë mbërritur të Shqipëri për t’u strehuar! Ideja e çmendur e Putlerit, të lidhë Odesën me Moldavinë
Pas sulmit ushtarak që Rusia ka ndërmarrë në Ukrainë, mijëra qytetarë janë larguar nga vendi, kryesisht gra, fëmijë dhe pleq në shtetë kufitare pasi nuk janë të sigurt për jetën. Disa familje nga Ukraina, kanë mbërritur edhe në Shqipëri për t’u strehuar. Këtë fakt e bëri të ditur, konsulli i Nderit të Ukrainës në vendin tonë Bledi Bajraktari i ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, i cili pohoi se janë strehuar në apartamente, por nuk dha detaje për numrin e saktë që shtetasve nga Ukraina që janë strehuar këtu.
‘Kemi disa familje nga Ukraina që kanë mbërritur në Shqipëri, kryesisht gra dhe fëmijë. Kemi kontakte me to. Ka edhe nga ato që kanë arritur të vijnë edhe vetë dhe kanë rezervuar apartamente. Ka edhe nga ato që adresohen tek ambasada. Shumë hotele na kanë ardhur në ndihmesë. Mund të ketë një numër të konsiderueshëm prej tyre që do të vijnë.’- tha Bajraktari.