• VIDEO

    Muzhaqi në ‘Pa Protokoll’: Në Elbasan kanë mbërritur tre familjet e para ukrainase! Kollçaku: Tre detyrat që na ka vendosur NATO për të qenë në gatishmëri për luftë

    TIARNË- Në Elbasan kanë mbërritur tre familjet e para që kanë ikur nga lufta në Ukrainë. Kështu ka deklaruar eksperti i sigurisë Ergys Muzhaqi në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report TV.

    “Kam informacion, me burime të besueshme, kemi pritur në Elbasan tre familjet e para nga Ukraina të refugjatëve të luftës. Sot duhet të kenë ardhur, kemi pritur tre familje në Elbasan janë vendosur, më vonë ju të medias ndoshta do ta zbërtheni”, tha Muzhaqi në Report Tv.

  • VIDEO

    Eksperti i Energjisë Bërthamore: Shpërthimi i termocentralit në Ukrainë do të ishte vetëvrasje për Rusinë

    Termocentrali bërthamor në Ukrainë, Zaporizhzhia, u përfshi nga flakët pas bombardimeve ruse. Por forcat ukrainase arritën ta shuanin zjarrin. Trupat ruse u raportua se shkaktuan disa viktima me këtë sulm, por njëkohësisht edhe opinion publik në botë u frikësua.

    Por çfarë rreziku paraqet realisht Zaporizhzhia dhe çfarë mund të ndodhë me të? Përmes një lidhje direkte nga Vjena, eksperti i Energjisë Bërthamorë, Baftjar Novruzaj, foli për emisionin ‘Kontrast’ në Report TV.

  • VIDEO

    Dosja/ Ilaç kundër insekteve të perimeve për dëshmitarin Luftar Reçi, si e porositi Reqi i Korçës punonjësin e burgut për ta ‘hequr qafet’, pagesa 100 mijë euro për helmimin

    Kur i penduari i SPAK-ut Lulftar Reçi kërkoi kohë për t’u menduar për ofertën 260 mijë USD dhe një shtëpi për gruan, në këmbim të ndryshimit të dëshmisë që implikonte Emiljano Shullazin në vrasjen me bombë të Vajdin Lamajt dhe mikut të tij Artan Arsi në vitin 2005, ndërmjetësit nisën zbatimin e planit B, për ta helmuar në burg. Më 28 dhjetor 2021, Elton Goskova, i njohur si Reqi i Korçës, është takuar me punonjësin e Burgut të Drenovës, Emiljano Peleshko, me qëllim për të hequr qafe bashkëpunëtorin e drejtësisë, Lulftar Reçin, duke helmuar. SPAK kishte zbuluar tashmë planin A, për blerjen dhe korruptimin e Reçin, ndërsa po monitoronte edhe planin B.

    Reqi i Korçës i ka ofruar Peleshkos 100 mijë euro për t’i hedhur pesë pika helm Luftar Reçit në ushqim, ndryshe e priste plumbi. Peleshkos i ka thënë Elton Goskovës (Reqi) që ‘do të flasim prapë’, me qëllim për të fituar kohë dhe për të koordinuar veprimet me SPAK-un. Takimi i dytë është zhvilluar tek ‘Terminali’ në Korçë. Krahas Reqit të Korçës, në makinë ishte edhe një person i maskuar, i cili i ka treguar një pistoletë, duke i kërcënuar se do ta vriste nëse nuk hidhte helmin në ushqimin e Luftar Reçit.

  • VIDEO

    Shokon i riu/‘Babai akuzoi nënën se linda nga tradhtia,mësova se ishte xhaxhai im

     

    Historia e 25-vjeçarit nga Veriu i Shqipërisë tronditi mesditën e kësaj të premte në emisionin ‘Pa Gjurme’ në Report Tv. I rritur mes skenave të dhunës dhe se nuk ishte fëmija i tij, A.G merr guximin të flasi për herë të parë publikisht për babanë. Fillimisht ai ju drejtua me një letër programit, stafi i të cilit i bëri ftesë në studio. Me zërin që i dridhej, i ndrojtur por më shumë se kurrë i vendosur, 25-vjeçari rrëfen detaje rrëqethëse. Ai tregon sesi babai gjakoste nënën, teksa e akuzonte se e kishte tradhëtuar me vëllanë e tij. “Drama e jetës time nis kur isha fëmijë. Kur luaja mbaj mend që në shtëpi dëgjoja zërin e ngritur të babait tim që zihej me nënën dhe i thoshte: ’’Ky nuk është djali im, ti më ke tradhtuar me tim vëlla.’’ Isha i vogël atëherë dhe nuk e kuptoja fjalën tradhti, po ama e ndjeja që im atë nuk më donte dhe nuk mora asnjëherë dashurinë e tij. Sytë e mi kanë parë nënën dhe dy vëllezërit të larë me gjak, veshët e mi kanë dëgjuar fjalët më të pista më të cilat im atë i drejtohej të shtrenjtës time.” Edhe me e rëndë bëhej situate kur babai akuzonte rëndë nënën për tradhti. Babai na pengoi të shkonim tek xhaxhai, por unë nuk i kam ndërprerë kurrë kontaktet me të. Më dukej akuzë e rëndë e bërë nga babai ndaj të vëllait. Unë nuk e kam besuar kurrë një gjë të tillë’’-përlotet i rius

  • VIDEO

    Zgjedhjet e datës 6 mars, Policia e Shtetit njofton për masat e marra: Do angazhohen 1.297 efektivë për mbajtjen nën kontroll të plotë territori

    1.297 punonjësve të Policisë së Shtetit pritet të angazhohen në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit në 6 bashki të vendit për ruajtjen e rendit dhe sigurisë.

    Përgatitja e masave ka filluar që në datën 27 janar, me hartimin e detyrave në Programin e Punës, miratuar nga Drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano.

  • VIDEO

    Nga shpërdorimi i detyrës tek përfshirja në grup të strukturuar kriminal, 4 efektivë të arrestuar në 1 muaj! 208 ankesa në shkurt nga qytetarët për policët

    Agjencia për Mbikëqyrjen Policore e nisi punën në muajin shkurt me pesë persona të arrestuar, konkretisht katër prej tyre punonjës policie të cilët akuzohen për shpërdorim detyre dhe njëkohësisht një punonjës i Gardës së Republikës.

    Rei Proko, 25 vjeç efektiv policie, duhej të shmangte përfshirjen e të miturve në aktivitete kriminale, por bëri të kundërtën. Efektivi u arrestua pas një denoncimi të një gruaje e cila raportoi vjedhjen e një miniskuteri në Rrugën e Barrikadave. Nga hetimet rezultoi se Proko kishte shtyrë një të mitur për vjedhjen e mjetit, që më pas u gjet në makinën e tij tip “Opel Corsa”.

  • VIDEO

    Po luante me shokët kur rusët bombarduan shkollën, ja si humbi jetën djaloshi mes dhjetëra të vdekurve të tjerë në Mariupol

    Serhii ishte duke luajtur futboll në rrugët e Mariupolit me dy miqtë e tij, kur rusët bombarduan shkollën ditën e mërkurë duke lënë pas me dhjetëra viktima, njeri prej të cilëve ishte edhe 16-vjeçari.

    Imazhi i babait që qan pa pushim mbi trupin e vdekur të djalit të tij, të mbuluar në një çarçaf të larë me gjakun  tij ka rrëqethur të gjithë botën.

    Nuk e kishte menduar se kur Serhii i tha se do të luante futboll me shokët, do të ishte hera e fundit që do ta shihte duke marrë frymë. Nuk e dinte që kjo do të ishte hera e fundit që do i shihte sytë...

  • VIDEO

    Pushtimi i Ukrainës nga Rusia, ish-zv ministrja e brendshme në Report TV: Situatë katastrofike! Shqipëria ka kapacitete, të organizohemi për të pritur më shumë emigrantë

    Ish-zëvendësministrja e Brendshme, Elona Gjebrea tha në Report Tv se Shqipëria ka mjaftueshëm kapacitete për të pritur emigrantë nga Ukraina dhe se mund të presë edhe më shumë nëse organizohet më mirë. Ajo shtoi se Shqipëria është një vend mikëpritës dhe në këto momente të vështira për popullin ukrainas po tregohet solidare.

    “Shqipëria është shumë mikpritëse ndaj refugjatëve. Ka kapacitet për të pritur emigrantë, vetëm se duhet të organizohet. Të mos harrojmë vëmendjen tek zona e luftës edhe të jemi të kujdesshëm me të gjitha mundësitë qe kemi. Shqipëria ka edhe një rol të rëndësishëm në Këshillin e Sigurimit, e ka treguar veten.”, tha ajo.

  • VIDEO

    Aksidentohet minatori në galerinë e kromit në Bulqizë, dërgohet me helikopter drejt Traumës

    Një minator ka mbetur i plagosur ditën e sotme në Bulqizë, pasi u aksidentua duke punuar në një galeri kromi. Bëhet me dije se është aksidentuar Rasim Laçi rreth 40 vjeç , banues në Shupenzë.

  • VIDEO

    Ukraina/Ish-ushtaraku i lartë në Report Tv: Rusia parashikoi pushtimin në 2 javë! Bunkerët në vendin s'janë funksionalë! Eksperti: Të investohet që të strehojnë qytetarë në kohë lufte

    I pyetur nga gazetari Andi Kapxhiu në “Sot Live në Shqipëri’ lidhur me armët që përdorin rusët, Hoxha tha se përveç raketave, kanë edhe armët termobarike. Ai sqaroi se ato pavarësisht se nuk janë të ndaluara nga ndonjë konventë janë tepër të rrezikshme.

    “Përveç sistemet të raketave që kanë sulmuar objekte të rëndësisë së madhe, si aeroporte, qendra kontrolli. Pastaj janë përdorur armët termobarike, me ligje ndërkombëtare nuk janë të ndaluara, por ato bëjnë thithjen e oksigjenit në një zonë të caktuar. Ka forcë goditëse, shurdhuese dhe mund të shkaktojë zjarre të mëdha. Edhe pse mund të mos goditen drejtpërdrejt disa persona, efektet shpërndahen në një rreze të madhe pranë vendit ku ka ndodhur sulmi. Ato mund të shkaktojnë edhe vdekjen e persona.”, tha ish-komandanti i bazës ajrore në Kuçovë.

    I ftuar përmes skype-it në emision ishte edhe eksperti i sigurisë së vendstrehimit, Paulin Marku, i cili tha se agresioni i Rusisë nga Ukrainës, e ka gjetur të papërgatitur Europën.

    “Rusia është përgatitur prej shumë kohës. Putin ka gjetur një Europë të papërgatitur, jo në ato kushte të komoditetit që i takon komunitetit evropian. Kriza aktuale është një leksion për strategët, ushtarakët dhe politikën.  Duhet të mendojnë që mund të vijnë edhe në një situatë të tillë. Asnjë luftë nuk është pozitive, pas betejës me COVID-19 kemi përballen me luftën e vërtet me armë.”, tha ai.

    Lidhur me bunkierët që tani në Ukrainë po mbrojnë nga sulmet mijëra qytetarë, ai tha se në Shqipëri duhet të rifuten ne funksion. Marku tha se gjatë kohës së paqes duhet të shfrytëzohen ekonomikisht, ndërsa në raste lufte për të strehuar qytetarë.

    “I kemi lënë pas dore. Shumë njësi ushtarake që kanë pasur këto asete sot janë jashtë funksionit, sidomos edhe pas goditjeve të ’97. Duhet të merren masa që në kohë paqeje bunkerët të shfrytëzohen si asete ekonomike në dobi të komunitetit dhe në situata dramatike siç është agresioni dhe lufta të jenë objekte që mund të strehojmë qytetarë. Duhet t’i kthejmë.”, tha ai.

    Hoxha tha se 168 mijë bunkerë në Shqipëri, janë jashtë funksionit dhe sipas tij duhet t’i kushtohet vëmendja e duhur për t’i risjelle.

  • VIDEO

    Ushtria ruse pa mëshirë, godet një shkollë në Zhytomyr

    Forcat ruse goditën një shkollë në Zhytomyr, në perëndim të Kievit, duke shkatërruar ndërtesën. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i bashkisë së qytetit Serhiy Sukhomlyn në Facebook, sipas mediave vendase.

    "Një raketë ose një bombë sapo u hodh në shkollën 25 të qytetit. Gjysma e ndërtesës është shkatërruar.", shkruhej në njoftim.

    Sipas informacioneve paraprake, nuk është raportuar asnjë viktimë.

  • VIDEO

    Pasnesër zgjedhjet, Celibashi për mediat: Gjithçka gati, kush shkel Kodin Zgjedhor do të marrë dënimin e merituar! Në Shkodër nuk ndryshohen qendrat e votimit

    2 ditë na ndajnë nga zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit në 6 bashki të vendit, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka dalë në një konferencë për mediat dhe paralajmëroi të gjithë shkelësit e Kodit Zgjedhor se do të shkojnë para organeve të drejtësisë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv