-
VIDEO
Tiranë/ Efektivët shkuan ta arrestojnë për vjedhje, hajduti hap zjarr ndaj tyre! Shpallet në kërkim, s'ka të lënduar
Një person është shpallur në kërkim sot nga policia në Kamëz, pasi ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të disa efektivëve, të cilët shkuan për ta arrestuar pasi ai dyshohet si autorë i një vjedhje.
Ngjarja u regjistrua në rrugën 'Nëne Tereza', ku Elis Çuçi, i cili ishte shpallur në kërkim për vjedhjen e një marketi, ka qenë duke kaluar në këmbë pranë shkollës "Ibrahim Rugova" dhe në momentin që efektivët e policisë i kanë kërkuar të ndalojë, ai nuk është bindur dhe ka qëlluar me armë zjarri.
-
VIDEO
Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, makina përplaset me betonieren, plagoset një pasagjer
Mësohet se një makinë është përplasur me një betoniere në afërsi të lagjes Xhenjo. Nga aksidenti është plagosur një pasagjer në automjetin që përfundoi në kanal. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
-
VIDEO
Kryqi i Kuq Shqiptar fushatë për ndihmë në Ukrainë, Katuçi: Kërkojmë vetëm vlera monetare! Do dërgohen për ukrainasit në nevojë
Katuçi tha se në fushatën e Kryqit të Kuq Shqiptar kërkohen vetëm vlera monetare, dhe jo ushqime apo veshje. Katuçi tha se komponentë të Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq janë prezentë në Ukrainë edhe përpara konfliktit për shkak të krizave të mëhershme.Ndër të tjera Katuçi theksoi se sot është dita e katërt e fushatës dhe kanë lënë një afat 10 ditor për këtë fushatë sensibilizuese.
-
VIDEO
Shkon në katër numri i të arrestuarve në Vlorë! Report Tv siguron pamje brenda 'shtëpisë së barit'!
Një ditë më parë, brenda shtëpisë së Barit policia sekuestroi 330 bimë kanabisi dhe pajisje që shërbenin për rritjen e drogës. Report Tv ka siguruar edhe pamje nga brenda shtëpisë së barit, ku duken llambat, sistemi i ndriçimit, ventilatorët dhe plehu që shërbente për vendosjen në kubikë të kanabisit.
-
VIDEO
80% mё pak ndotje dhe mё shumë siguri pёr kёmbёsorёt, Bankers Petroleum Albania rehabiliton rrugën Marinzë-Jagodinë
Investimi pёrfshin asfaltimin e rrugës, ndërtimin e trotuareve dhe hapjen e të dy kanaleve anësore. Pёrpara ndёrhyrjes sё Bankers Petroleum Albania rruga ka qenë shumë problematike për banorët duke sjellë ndotje të konsiderueshme nga automjetet e rënda.
-
VIDEO
'Në zemër të konfliktit', gazetari italian i luftës nga fushëbeteja e Kievit për Report Tv
Fausto Biloslavo, një prej gazetarëve më të njohur të luftës në botë, që ka raportuar nga konfliktet ushtarake më të ashpra nga Irani, Qiproja, Libia, Sudani, Uganda, Filipinet dhe Afganistani, dhe nuk mund të mungonte në përplasjen më të madhe ushtarake në Evropë që nga lufta e dytë botërore, pushtimin rus të Ukrainës.
-
VIDEO
I vetëm dhe me flamurin në duar, ukrainasi i del përballë mjeteve të blinduara ruse
Pa frike, një qytetar shfaqet i vetëm për të valëvitur flamurin ukrainas përballë mjeteve të blinduara ruse. Ngjarja u regjistrua në Kherson, qyteti në jug të Ukrainës, ku pushtuesit rusë arritur deri në sheshin qendror. Por gjatë natës ka pasur përleshje në disa vende, me raketa.
-
VIDEO
Krim lufte, Rusia përdor ambulancat për transportimin e armëve në Ukrainë
Teksa ka intensifikuar sulmet në Ukrainë, Rusia duket se nuk ka ndërmend të respektojë asnjë rregull në luftë. Pamjet e shpërndara tregojnë se si ushtarët rusë përdorin ambulancat për transportim e armëve në Ukrainë, fakt ky që përbën krim lufte. Këto zhvillime vijnë në një kohë që Gjykata e Hagës ka hapur një hetim mbi krimet e dyshuara të luftës të kryera nga rusët.
-
VIDEO
Raporti i DASH për drogën në Shqipëri, Salianji: Qeveria bashkëpunon me grupet kriminale! Rama e bëri Shqipërinë vendin më të korruptuar në Europë
Ervin Salianji shprehet se kryeministri Edi Rama e bëri Shqipërinë vendin më të korruptuar në Europë ndërsa thekson se Partia Demokratike është e vetmja forcë që mund të luftojë për të mirën e shqiptarëve.
-
VIDEO
Gazetari raporton mes predhave, pamje nga Donbas
Një gazetar në Ukrainë, pranë ushtrisë ruse, po raporton mes predhave. Pamjet janë nga Donbas nga sulmi i forcave ruse kundrejt forcave ukrainase, ku një grup trupash po përparon drejt qytetit të Mariupol.
-
VIDEO
Gara shpejtësie me 'BMW' në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet mjeti! Shoferi gjobitet me 400 mijë lekë, kapen dhe 14 të tjerë
Policia Rrugore në Tiranë ka ndaluar drejtuesin e një mjeti tip ‘BMW’ pasi është konstatuar përmes pamjeve në rrjete sociale duke bërë gara shpejtësie në autostradën Tiranë-Durrës.
Rrugorja ka bllokuar mjetin dhe ka ndaluar shoferin duke e gjobitur me 400 mijë lekë. Sakaq, edhe 14 shoferë të tjerë gjatë 72 orëve të fundit janë gjobitur me të njëjtën shumë.
-
VIDEO
Si rrezikohen qytetarët në akset e kryeqytetit, policia kap mat shoferët te vijat e bardha
Respektimi i këmbësorëve dhe siguria e tyre teksa kalojnë rrugën duhet të jetë parësore për një shofer, por duket se jo të gjithë e kanë parasysh këtë rregull.
Në rrugët e kryeqytetit, kalimtarët rrezikohen jo pak, e madje edhe kur kalojnë te vizat e bardha, që i detyrojnë automjetet të ndalojnë.