-
VIDEO
Frymëzuese/ Lezhjani hap dyert e shtëpisë së tij për dy familje ukrainase: E di cfarë do të thotë të vuash, e ndjej të bëjë diçka për njerëzit në nevojë!
“Bamirësia nuk të varfëron”, kjo moto e përshkruan më së miri qytetarin lezhjan Gjergj Kadeli, i cili hapi dyert e shtëpisë së tij për njerëzit në Ukrainë, që ndodhet në një moment të vështirë dhe që duan t’i shpëtojnë luftës.
-
VIDEO
Skandali 500 milionësh i Fondit Shqiptar të Zhvillimit/ PD: Pa presionin publik, paratë e shqiptarëve do vidheshin! SPAK ka prova për ta çuar para drejtësisë kreun e Fondit
Partia Demokratike thotë se tenderi abuziv 500 milionë lekë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit për dizejnimin e menusë së 100 fshatrave, u anulua vetëm pas presionit publik. Në një deklaratë për mediat, deputeti Arbi Agalliu thotë se SPAK ka prova për të vënë para drejtësisë kreun e Fondit, Dritan Agollin, në kushtet kur ka dyshime se fituesi I tenderit ishte paracaktuar dhe është shkelur ligji për prokurimin publik për kriteret e vlerësimit.
-
VIDEO
Moti në Report TV / Parashikimi për datën 2 mars 2022 Temperatura nga -5°C deri në 11°C
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 11°C.
-
VIDEO
Mori ryshfet për punësim në ministri, SPAK kërkon 1 vit e 6muaj burg për ish-zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda
SPAK kërkon dënimin me 1 vit e 6muaj burg për ish-zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda. Sipas SPAK, Voda është fajtore për akuzën e "ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike". Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi përfundimtar i kërkuar është 1 vit burg, si edhe 3 vjet heqje e së drejtës së ushtrimit të funksioneve publike.
-
VIDEO
U kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm, policia ‘godet’ 2 raste në Gjirokastër! Prangosen 3, në kërkim 2 të tjerë
Policia ka “goditur” dy raste të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalimin e paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit brenda disa orësh, duke vënë në pranga 3 persona, ndërsa janë shpallur në kërkim 2 të tjerë.
A. D., 26 vjeç dhe E. A., 24 vjeç u arrestuan, pasi u kapën në aksin rrugor Qafë Muzinë-Gjirokastër, duke transportuar me automjetin e tyre, 3 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit. Gjithashtu u shpallën në kërkim M. N., 21 vjeç dhe A. A., 25 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë veprimeve hetimore kanë rezultuar bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale. Policia sekuestroi dy automjete dhe tre aparate celulare.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 2 Mars 2022
Titujt e gazetave për sot, nga dita më e përgjakshme e agresionit në Ukrainë te ushtria ruse rrethon Kievin e deri tek a është i aftë mendërisht Vladimir Putin?
-
VIDEO
Dita e 6 e luftës Rusi-Ukrainë, rezistenca ukrainase ndaj agresionit rus
Emisioni Repolitix trajtoi luftën Rusi-Ukrainë në ditën e gjashtë të agresionit rus. Të ftuar në studio Azgan Haklaj, Idajet Beqiri, Ervin Mici dhe Fatos Çoçoli.
-
VIDEO
Lufta, ish kreu i rezervave të shtetit për Report Tv: Shqipëria e përballon situatën, por duhen marrë masa
-
VIDEO
Bora rrëzon shtyllat, Devolli 3 ditë pa ujë e drita! Banorët: Shkrijmë borën në sobë, për të siguruar ujë!
Prej tre ditësh me mijëra qytetarë në Devoll dhe Pustec kanë mbetur pa drita dhe pa ujë të pijshëm. Rrjeti i amortizuar elektrik është dëmtuar nga reshjet e dendura të borës, ndërsa OSHEE po punon për riparimin e 15 shtyllave të rrëzuara
-
VIDEO
Vrau Jurgen Dukën për radhën në supermaket, vetëdorëzohet në polici ish-efektivi Arbër Sula
Arbër Sula, autori i dyshuar për vrasjen Jurgen Dukës është vetëdorëzuar.
-
VIDEO
Eksperti: Gomat e dimrit të përdoren në të gjithë territorin! Qibini: Ndryshim Kodit Rrugor, shmangin aksidentet! Shtohen përplasjet, ulen vdekjet në dy muajt e parë të vitit
Ekspertët e sigurisë rrugore propozojnë ndryshime në Kodin Rrugor në mënyrë që të gjithë automjetet të detyrohen të përdorin goma dimërore duke marrë shembullin e Kosovës. Sipas Islam Qibinit kjo do të ulte numrin e aksidenteve që shkaktohen si pasojë e akullit në rrugë. Ndërkohë gjatë dy muajve të parë të këtij vitit janë shënuar 13 aksidente më shumë se një vit më parë
-
VIDEO
Qytetarët i hipin sipër makinës së rusëve për të mos e lënë të kalojë, mjeti shtyp njërin prej tyre
Një makinë tip Fuoristradë ruse që ka tentuar të hyjë në Kharkiv, qytet i cili u bombardua mëngjesin e sotëm. Në një video tregohet momenti kur qytetarët i kanë hipur sipër makinës për të mos e lejuar të kalojë, ndërsa mjeti ka shtuar gazin duke e shtypur njërin prej tyre.