• VIDEO

    Sulmi ndaj Ukrainës, Meta: E dënojmë Rusinë, shkelje e rëndë e së drejtës ndërkombëtare

    Presidenti Ilir Meta e cilësoi sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës të pajustifikueshëm dhe një shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare.

     
  • VIDEO

    Histori e pazakontë/ ‘Linda binjakët,njërin ma rrëmbeu gruaja nga Vlora

    Duket e pabesueshme historia e rrëfyer pasditen e kësaj të enjte, ajo e një nëne nga Kavaja e cila prej 27 vitesh është në kërkim të djalit të saj. Vëllezërit binjakë Altin dhe Algin erdhën në jetë më 28 nëntor të vitit 1994. Nëna e tyre Lume Spaneshi vjen të rrëfejë këtë histori të pazakontë, ndërsa ngre dyshime se një nga binjakët e saj iu dha një familjeje tjetër nga qyteti i Vlorës. 49-vjeçarja lindi në meternitetin e Tiranës aty ku mësoi se kishte sjellë në jetë dy djem, të cilët për disa ditë me radhë qëndruan në incubator. Ajo i ushqeu ditë me radhë foshnjet e sapolindura, deri kur Alginin, njërin prej tyre e pa në krahët e një çifti nga Vlora. Ky episod nuk i është shlyer nga kujtesa sot e kësaj dite, ndërsa Lume Spaneshi ka 27 vite që kërkon të mësojë për fatin e djalit të saj. ’Kam ardhur të kërkoj djalin tim Algin. Kam lindur në maternitetin e Tiranës më 28 nëntor të vitit 1994. M’u dha lajmi se kisha sjell në jetë dy djem dhe gëzonin shëndet të mirë. Fëmijët i pashë ditën e tretë pasi i linda, kur infermieria më tregoi djemtë, të cilët ndodheshin në inkubator. Fëmijët i panë edhe familjarët e mi. I kam ushyer për disa ditë me radhë, por pas një jave nga lindja kur unë shkova të shihja djemtë, infermiera me emrin Hana më genjeu duke më thënë se nuk kisha dy djem, por një vajzë dhe një djalë. M’u duk e çuditshme e gjitha kjo gjë, pasi në të vërtetë unë e pashë me sytë e mi kur në të njëjtën dhomë me mua, një zonjë nga qyteti i Vlorës që kishte lindur kishte në krahë djalin tim dhe po e vishte. Atë djalë ia solli para syve të mi infermierja dhe ishte i ngjashëm me vëllain e tij binjak Altinin. I bëra denoncim në atë kohë se ku ma kishin çuar fëmijën ? Dyshoj se ajo zonjë ka lindur një fëmijë, i cili kishte vdekur dhe ata morën djalin tim. Ajo e veshi djalin dhe u largua dhe mua nuk më dha asnjë shpjegim. Shkova deri tek zyra e drejtorit të spitalit dhei kërkova sqarime për gjithë këtë situatë, për të cilën ai mori masa duke shkarkuar nga puna doktorin. Por unë nuk munda dot ta merrja djalin tim për të cilin jam sot këtu’ Në kërkim të vëllait binjak është edhe Altin Spaneshi, ai i cili mori guximin ta denoncojë këtë histori në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report Tv. Dëshmitarë të kësaj ngjarje janë edhe anëtarët e tjerë të familjes, gjyshja dhe tezja e binjakëve. E bindur për të vërtetën që mban peng zemrën e kësaj nëne, Lume Spaneshi e ka një mesazh të fortë për çiftin që dyshon se i rrëmbeu të birin nga materniteti. ’Atij çifti unë nuk dua tua prish jetën.Vetëm dua të di që djali që ata kanë rritur ta dijë se ka një vëlla dhe një motër. Ta di që më ka nënë mua. Nëse është keq ti gjendem pranë, e nëse është mirë të vazhdojë jetën e tij, se ata prindër e kanë rritur, pavarësisht çfarë na ndodhi ne në maternitet 27 vite më parë’

  • VIDEO

    Pa Gjurme-Nëna tregon si i morën foshnjen para syve: Drejtori më tha se do shkarkonte mjekun

    ’Kam ardhur të kërkoj djalin tim Algin. Kam lindur në maternitetin e Tiranës më 28 nëntor të vitit 1994. M’u dha lajmi se kisha sjell në jetë dy djem dhe gëzonin shëndet të mirë. Fëmijët i pashë ditën e tretë pasi i linda, kur infermieria më tregoi djemtë, të cilët ndodheshin në inkubator. Fëmijët i panë edhe familjarët e mi. I kam ushyer për disa ditë me radhë, por pas një jave nga lindja kur unë shkova të shihja djemtë, infermiera me emrin Hana më genjeu duke më thënë se nuk kisha dy djem, por një vajzë dhe një djalë. M’u duk e çuditshme e gjitha kjo gjë, pasi në të vërtetë unë e pashë me sytë e mi kur në të njëjtën dhomë me mua, një zonjë nga qyteti i Vlorës që kishte lindur kishte në krahë djalin tim dhe po e vishte. Atë djalë ia solli para syve të mi infermierja dhe ishte i ngjashëm me vëllain e tij binjak Altinin. I bëra denoncim në atë kohë se ku ma kishin çuar fëmijën ? Dyshoj se ajo zonjë ka lindur një fëmijë, i cili kishte vdekur dhe ata morën djalin tim. Ajo e veshi djalin dhe u largua dhe mua nuk më dha asnjë shpjegim. Shkova deri tek zyra e drejtorit të spitalit dhei kërkova sqarime për gjithë këtë situatë, për të cilën ai mori masa duke shkarkuar nga puna doktorin. Por unë nuk munda dot ta merrja djalin tim për të cilin jam sot këtu’

  • VIDEO

    Dënimi i Becchettit për skemë mashtrimi mund të rihapë çështjen në arbitrazh! Shqipëria do të kundërshtojë sërish dënimin 110 milionë euro

    Dënimi me 17 vite burg i Francesco Bechettit mund të rihapë procesin në arbitrazh. Ai ka fituar 110 milionë euro ndaj Shqipërisë me argumentin se përndiqet politikisht, pasi ndaj tij s’kishte dënim nga gjykata. Ndërkohë, pas 6 vitesh tashmë ka një dënim ndaj tij, që avokatura e shtetit mund ta përdorë si provë.

  • VIDEO

    Ukraina nën sulm/ NATO: Bëjmë gjithçka që duhet për të mbrojtur aleatët! Liria gjithmonë mbizotëron mbi shtypjen

    Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha sot se aleatët nga Amerika e Veriut dhe Evropa kanë vendosur tashmë mijëra trupa të tjera në pjesën lindore të aleancës dhe kishin vendosur më shumë në gatishmëri.

    "Ne kemi mbi 100 avionë në gatishmëri të lartë që mbrojnë hapësirën tonë ajrore dhe më shumë se 120 anije aleate në det nga veriu i lartë deri në Mesdhe," tha ai.

    "Ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur aleancën nga agresioni".

    Ai ka thirrur nesër një samit virtual të liderëve të NATO-s për të trajtuar rrugën përpara.

    "Rusia tani po përballet me kosto të rënda dhe pasoja të imponuara nga i gjithë komuniteti kombëtar," tha ai.

    Ai përfundoi duke thënë se liria do të mbizotërojë gjithmonë mbi shtypjen.

  • VIDEO

    Rusia sulmon Ukrainën, Rama: Bashkohemi me NATO dhe aleatët e BE-së kundër agresionit rus! Meta: E pajustifikueshme! Basha: Shkelje e ligjit ndërkombëtar! Xhaçka: Tre shqiptarë kanë kërkuar ndihmë

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, në orët e para të mëngjesit, ku thotë se qeveria shqiptare bashkohet me NATO-n dhe aleatët e BE-së. Presidenti Ilir Meta e konsideroi sulmin e Rusisë si të pajustifikueshëm, teksa i bën thirrje të tërhiqet nga veprimet ushtarake 'kundër integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës'

    • VIDEO

      Vidhet xhamia në Prrenjas, Report Tv siguron videon: Një person me kapele u fut nga dritarja dhe mori një shumë parash

      Një xhami është vjedhur në Prrenjas. Report Tv ka siguruar pamjet ku një person i maskur me kalpele është futur nga dritarja dhe ka marrë disa para që ndodheshin në kutinë ku mbahen paratë e besimatërve.

    • VIDEO

      'Nuk do ta përmend kurrë Lulin kur të jetë në burg', Basha i përgjigjet kryeministrit: Në burg do shkoj për t'i çuar cigare Ramës

      Kreu i PD-së, Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili tha Jorida Tabakut një ditë më parë, teksa po dëshmonte në Komisionin Hetimor për inceneratorët se nuk do e përmendte kurrë Bashën, nëse ky i fundit do të shkonte një ditë në burg. Kryedemokrati iu përgjigj sot jashtë Kuvendit, duke thënë: 'Nuk kam ndërmend të bie në nivelin e Ramës se ndryshe mund t’i thoja se në burg mund të shkoj për t’i çuar cigare. Rama për 10 orë u përpoq t’ja hidhte me batuta, por kjo mund të kalojë me batuta.'

      •  
    • VIDEO

      Konsulli i Ukrainës në vendin tonë: Putin ka sulmuar bazat ushtarake! Pushtimi nuk do të zgjasë, do të gjendet një zgjidhje

      Bledi Bajraktari, konsull i Ukrainës në vendin tonë tha se Vladimir Putin po sulmon një popull të pafajshëm, ndërsa theksoi se deri tani janë sulmuar bazat ushtarake. Bajraktari beson se pushtimi nuk do të zgjasë, pasi Rusia nuk mund të mbajë të pushtuar një shtet të pavarur, ndërsa thekson se d të gjendet një zgjidhje

    • VIDEO

      Spiropali: Hunda e Bashës rritet, Komisioni Hetimor vërtetoi nxori në pah gënjeshtrën e madhe të opozitës

      Ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali, tha se Komisioni Hetimor për Inceneratorët vërtetoi edhe një herë se akuzat e opozitës ishin një blof i madh.

      "Hunda e Lulzim Bashës zgjatet pafundësisht, deri ku do të dalë? 29 euro për ton dhe jo 38 euro për ton kur Tirana ishte disa fish më e vogël se sa sot. Po të bënim ne llogaritë si ju, atëherë llogaria e Lulzim Bashës do të ishte 800 apo 900 mln euro por ne nuk i bëjmë këto lloj llogarish. Ditë pas ditësh në televizion, në një kreshendo, përballë një kryetare komisioni që të kujtonte prokurorët e saj kohe, u provua vetëm një e vërtetë: që ju në këto vite, në këto muaj keni gënjyer.  Ne i kemi kthyer një pushtet kushtetues shqiptarëve, nuk kemi ndërmend ta marrim mbrapsht. Drejtësia të bëjë punën e saj pa u ndikuar as nga komisionet apo nga fjalët", tha Spiropali.

    • VIDEO

      Shpërthen paketa elektrike në shkollën 9-vjeçare në Laç! Tym e flakë në ambientet e brendshme, evakuohen nxënësit dhe mësuesit

      Menjëherë janë evakuuar nxënësit dhe mësuesit, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikësit duke shuar flakët. Fatmirësisht nga ky zjarr nuk ka pasur persona të lënduar përveç dëmeve materiale. Mësohet se ka nisur një hetim lidhur me shkaqet e zjarrit.

    • VIDEO

      Dash Sula përplaset me Ahmetajn: Të njoh që nga ’87, ke ndërruar emrin

      Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula në fjalën e tij foli për raportin që opozita do t’i përcjellë Kuvendit dhe SPAK për komisionin hetimor mbi inceneratorët. Por Sula u përplas në distancë, edhe me zv.kryeministrin Arben Ahmetajn.

      Sula: Kam bindjen që prokurorët në mbështetje dhe të opozitës do të vihen para përgjegjësisë edhe deputetë dhe ministra dhe kushdo që ka ngjyer gishtin siç thotë ‘Sulltani juaj’. Raportin do të përcjellim në SPAK dhe drejtësia do të veprojë.

      Ahmetaj: Mos më përmend emrin, ti nuk më njeh fare, më ngatërron.

      Sula: Me ty nuk kam gjë o zv. kryeministër, ti je qelibar! Unë të gjykoj aq shumë ty, me rrënjë e dhëmballë,. Të njoh që nga ‘87, nuk të ngatërroj! Ti ke ndërruar edhe emrin e shumë gjëra të tjera.  

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv