-
VIDEO
Pushtimi i Ukrainës, Berisha: Agresion i pashembullt rus! Shqipëria vend anëtar i NATO-s, të përmbushë detyrimet e saj
"Rusia do të humbasë këtë luftë dhe fundi i saj do të jetë më tragjiku që ka pasur në tërë historinë, një fund i merituar. Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, do të përmbushë çdo detyrim që rrjedh nga kjo aleancë, nuk mbetet gjë tjetër veçse të shprehim solidaritetin tonë më të madh me kombin ukrainas dhe të dënojmë me forcën më të madhe agresionin barbar rus ndaj këtij kombi të urdhëruar nga diktatori gjakësor. Shqipëria është vend anëtar i NATO dhe duhet të përmbushë ço detyrim që rrjedh nga kjo. Shpreh solidaritetin më të madh për kombin e Ukrainës dhe dënoj me forcë agresion rus ndaj këtij kombi të urdhëruar nga Putin", tha ai.
-
VIDEO
Banorët e 4 zonave në Tiranë protestojnë sërish para Kuvendit! Nënë Liza i bën thirrje gjykatës: Lironi fëmijët tanë nga burgu
Banorët e 5 Majit, Laprakës, Kodrës së Priftit dhe Paskuqanit kanë dalë sërish në protestë përpara parlamentit. Ata kërkojnë drejtësi për shpronësimet e pronave të tyre, transparencë për devijimin e projektit të Unazës së Madhe dhe kërkojnë gjithashtu lirimin e 5 të arrestuarve gjatë përplasjeve të 5 Maji.
-
VIDEO
Aksident në aksin Lezhë-Laç, përplasen tre makina, një i plagosur! Shkak parakalimi i gabuar
Burime bëjnë me dije se shkak është bërë parakalimi i gabuar i një prej mjeteve. Sa i përket të plagosurit, gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmë mjekësore në spital.
-
VIDEO
Moti në Report TV / Parashikimi për datën 24 shkurt Temperatura nga -3°C deri në 16°C!
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 16°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi mbi 45 km/h kryesisht nga drejtimi Verior duke krijuar dallgëzim mbi 3 ballë.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 24 shkurt 2022
Titujt e gazetave për sot, nga Gjykata dënon me 17 vite burg Francesco Becchetti-n te kush e fitoi duelin me Edi Ramën në komisionin e inceneratorëve e deri tek balli nuk ishte viktimë.
-
VIDEO
Ambasadori shqiptar në OKB mban fjalën në mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurimit: Të mbështet sovraniteti dhe integriteti territorial i Ukrainës
Përfaqësuesi i Përhershëm i Misionit të Shqipërisë pranë Kombeve të Bashkuara Ferit Hoxha, ka mbajtur një fjalim në mbledhjen urgjentë të Këshillit të Sigurimit.
Nëpërmjet fjalës së tij Shqipëria dënoi agresionin e paprovokuar të Rusisë ndaj Ukrainës.
‘Rusia po sulmon brutalisht fqinjin e saj të cilit dëshiron t'i mohojë ekzistencën, lirinë, tokën dhe dinjitetin.’- tha ambasadori Hoxha.
Shqipëria i bëri thirrje OKB-së që të mbështesë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.
-
VIDEO
Tabaku: Sot Rama dështoi, mbrojti korrupsionin për 10 orë dhe hoqi përgjegjësitë nga vetja
Jorida Tabaku thotë se Edi Rama për 10 orë mbrojti korrupsionin dhe hoqi përgjegjësinë e tij nga vetja
“Dëgjuam për 10 orët dëshmitarin që mbronte korrupsionin, e justifikonte hiqte përgjegjësitë e tij ja linte të tjerëve korrupsionin. Komisioni Hetimor i ka bërë një nder të madh publikut duke bërë transparente faktet, duke vënë përpara Shqiptarëve me zë dhe figurë atë që ka ndodhur. Rama dështoi të thonte se ku kanë shkuar 100 mln që janë paguar këto inceneratorë, si ka mundësi që një kontratë i jepet një kompanie pa eksperiencë, pas asnjë kapital bankar, duke injoruar çdo ligj edhe kushtetutën. Refuzoi të thotë të vërteten. Bëri mburojën politike e publike për ato që janë në kërkim. Këto inceneratorë . Çudia më e madhe është që si mundet një kryeministër i vendit, me dy ministra pas hekurave, të jetë krenar për çdo vepër korruptive. Dëshmia na shërbeu për të kuptuar që Rama do i shes vartësit nuk do mbroj askënd përveç vetes së tij”, tha Tabaku.
-
VIDEO
Pas 10 orësh, dëshmia e Ramës në Komisionin Hetimor për Inceneratorët mbyllet me debate të forta me Tabakun: Ju jeni një turp i madh aritmetik
Pas 10 orësh, është mbyllur dëshmia e kryeministrit Edi Rama në Komisionin hetimor për Inceneratorët. Kjo dëshmi u mbyll me debate të ashpra mes Ramës dhe kryetares së Komisionit, Jorida Tabakut.
-
VIDEO
Banorët e ‘5 majit’ protestë para Drejtorisë së Policisë: Lironi shokët tanë nga qelia, po jetojnë dramë familjare! Na shembën ndërtesat, por jo jetën dhe të drejtat
Shtëpitë e tyre janë shndërrua në gërmadha kujtimesh dhe muret e mundeve të tyre shumëvjeçare janë shembur, por sot banorët e “5 majit” protestuan në përpara drejtorisë së Policisë së Tiranës, në shenjë kundërshtie për arrestimin e 5 prej tyre.
-
VIDEO
Rama debat me Luçiano Boçin, kryeministri: Nuk ma ndërpret dot fjalën mua, udhëheq revolucionin mjedisor! Deputeti: Burrërinë tregoje diku tjetër
Kryeministri Edi Rama është përfshirë në një debat të fortë me Luçiano Boçin, teksa ky i fundit po i drejtonte pyetje mbi inceneratorët në Komisionin Hetimor. Rama iu drejtua Boçit duke i thënë se nuk mund t'ja ndërpriste askush fjalën, teksa deputeti i tha se nuk kishte ardhur në Komision për të treguar burrërinë.
-
VIDEO
Report Tv në tunelin ku grabitësit gërmuan drejt bankës, hoqën tonelata gurë
Ekipi i Report Tv hyri në brendësi të tunelit, nga ku grabitësit gërmuan për tu futur në bankë. Gazetari Sokol Dema sjell detaje se si autorët kanë gërmuar tonelata dhe e gurë kushedi për sa ditë.
-
VIDEO
Rama dëshmon për Inceneratorët, Berisha i përgjigjet nga Durrësi: T’i tregoi unë 420 mln euro, vjedhje monstruoze
“Rama pyet në komision ku janë 420 mln dhe ku është vjedhja? Vjedhja është monstruoze”, tha Sali Berisha nga Durrësi, ku edhe prezantoi kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë” në atë bashki, Ardi Muka.