• VIDEO

    4 vetë në vrasjen e të riut nga ish-kunati në Lezhë

    Hetimet e Policisë Lezhë kanë identifikuar edhe një person i cili dyshohet se ka bashkëpunuar me Albert Kaca për vrasjen e Ylli Menës në shtator të vitit 2019. Viktima ishte kunati i autorit ndërsa babait i tij, Preng Mena insiston se në këtë ngjarje janë përfshirë të paktën 4 persona. Ylli Mena u aksidentua me dashje për vdekje me makinë mëngjesin e 21-shtatorit të vitit 2019-të, teksa po lëvizte në këmbë në Ishull-Lezhë.Për këtë ngjarje është marre i pandehur ish-kunati i viktimës Albert Kaca, ndaj të cilit është ngritur akuza “Vrasjes së kryer brenda rrethit familjar”, vepër kjo që parashikon një dënim nga 35 vite burgim deri në burgim të përjetshëm. Autori i dyshuar vijon të jetë në arrati dhe po gjykohet në mungesë, ndërsa divorci i viktimës me motren e auutorit është bërë shkak i krimit të rëndë. Një tjeter përson i aferm i autorit kryesor është marrë në pyetje dhe po i nështrohet ekzaminimeve, pasi i kanë dalë gjurmet në automjetin e përdorur na ngjarje, por ende nuk është arritur të provohet përfshirja e tij, ndaj dhe nuk është lëshuar urdher ndalimi.I riu u zbulua pas aplikimit që bëri për të ndjekur Akademinë e Policisë

  • VIDEO

    31 vite nga rënia e bustit të Enver Hoxhës, operatori që filmoi momentin historik në Report Tv: Nuk e harroj sa të jem gjallë! Po kërkoj të drejtën time të pronësisë në gjyq

    Fatmir Çepani, operatori që me kamerën e tij filmoi momentin historik të rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës 31 vite më përpara, u shpreh në Report Tv se emocioni i asaj ditë do ta shoqërojë përgjatë gjithë jetës së tij, ndërsa shtoi se do të kujtohet për shumë e shumë breza.

    Ai sqaroi se ishte një rastësi e veçantë, pasi ishte në momentin dhe kohën e duhur minutat ku ra busti dhe bashkë me të edhe regjimi komunist.

  • VIDEO

    535 të arrestuar në një javë në të gjithë vendin! Gjatë 24 operacione, sekuestrohen armë zjarri, drogë, një laborator kanabisi dhe rreth 1 milion euro false

    Gjatë një jave u arrestuan, proceduan dhe shpallën në kërkim 535 persona në total nga forcat e Policisë së Shtetit. Nga këta 164 u arrestuan për vepra të ndryshme penale, 354 të proceduar dhe 17 të shpallur në kërkim. Sipas statistikave të përpiluara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, nga e hëna e 14 shkurtit u kapën në total 36 persona në kërkim, 31 prej të cilëve në kërkim kombëtar dhe pesë të tjerët në kërkim ndërkombëtar. Si rezultat i kontrolleve u zhvilluan 24 operacione policore të koduara: "Four", "Transit", "Stacioni", "Ndërveprimi", "Restart", "Bradasheshi", “Ulëza”, "No more", "Seven", "Eksplozivi", "Fati i lojërave" në tre raste të ndryshme, "Fake Test", "Lastra", "Lumthi", "Gramsh 2022", "Shëtitësi", "Lalm i Ri", "Contraband", "Moonlight", "Vjosa e pastër", "Ëhiteness" dhe "Shoshan".

    Në fushën e armëmbajtjes pa leje, si armë zjarri, armë të ftohta dhe municion luftarak, u evidentuan 13 raste, me 8 persona të arrestuar, 4 të proceduar dhe 1 në kërkim. Sa i përket sekuestrimeve të materialeve të paligjshme u gjetën 4 armë zjarri, municion luftarak, 8 armë të ftohta, 450 gramë kokainë, 73 kilogramë kanabis, rreth 1 milion euro të falsifikuara, një sasi paketash kontrabandë, peshore elektronike, çipsa, monitorë për lojëra fati, granata, radio policie dhe sende të tjera.

  • VIDEO

    Shefqet Hysa, doktori i tokës, i bimëve dhe vreshtave

    “Shefqet Hysa, doktori I tokës, I bimëve dhe vreshtave” ky është personazhi I radhës në sagën e emisioneve Veri Jug. Doktor Hysa është agronom, me një karrierë të gjatë gjysmë shekullore në punën e tij dhe vitet e fundit, krahas agronomisë, ai është edhe një gazetar shumë I mirë me një emission bujqësie në Belshi Tv. Takim me Shefqetin në vreshtat e rrushit të Dumresë, saktësisht në fshatin Fierz. Krasitja e hardhive dhe e ullinjve. Më pas info dhe këshilla për bujqit e 35 fshatrave të zonës së 84 liqeneve fantastikë në Dumre, nëpërmjet frekuencave të televizionit lokal, ku ai punon prej tre vjetësh. “Shefqet Hysa, doktori I tokës, I bimëve dhe vreshtave”, realizuar nga moderatori i emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa

  • VIDEO

    Krasitja e hardhive, si art i bujqësisë

    Agronomi Hysa ose doktori I tokës, bimëve dhe vreshtave, sjell përvojën e tij nga puna si agronom në arat dhe tokat e fshatrave të Dumresë. Caste nga puna drejtpërdrejt nga krasitja e hardhive në vreshtën e familjes Kotorri në fshatin Fierz.

  • VIDEO

    Shefqet Hysa edhe agronom, edhe gazetar

    Shefqet Hysa - edhe agronom, edhe gazetar I një emisioni televiziv në BelshiTv. Xhirimet në terren, informacioni dhe këshillat për bujqit në të katër stinët e vitit.

  • VIDEO

    Jeta e një agronomi në Dumre

    Shefqet Hysa punon si agronom prej gjysmë shekulli në trevën e bukur të Dumresë. Historia e jetës dhe karriera e tij në 35 fshatrat e zonës

  • VIDEO

    Aksident në Kuçovë, motori përfundon poshtë rrotave të autobusit, plagoset rëndë drejtuesi

    Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin Dimal-Kuçovë. Autobusi me targa AA 359 AZ dhe një motor me targa AS 085,janë përplasur me njëri-tjetrin, ku motori ka përfunduar poshtë rrotave të para të autobusit.

  • VIDEO

    Dhunohet kalaja e Lezhës gjatë natës, shkulen gurët e mureve dhe hidhen te kabina e biletarisë

    Kalaja mesjetare e Lezhës, monument kulture, është dhunuar gjatë natës nga persona të panjohura. Akti vandal ka ndodhur gjatë natës nga persona ende të paidentifikuar të cilët kanë hequr gurët e kalasë dhe i kanë hedhur mbi vendin e biletarisë.

  • VIDEO

    'U fikën dritat dhe u vranë dy komisioner', gazetari Gazmend Agaj rrëfehet 'N'Kohë' për misionet nëpër botë të OSBE/ODIHR dhe magjinë e radios

    Nga misionet ndërkombëtare si vëzhgues i OSBE/ODIHR te rrugëtimi magjik si prezantues ndër vite në Radio Tirana. I ftuar këtë të shtunë në emisionin “N’kohë” në Report Tv,  gazetari Gazmend Agaj rrëfeu detaje të pazakonta nga eksperiencat e tij nëpër botë.

  • VIDEO

    Tentoi të trafikonte armë në Kosovë, arrestohet tropojani! Sekuestrohen automatik dhe municion luftarak, do ekzaminohen nëse janë përdorur në ngjarje kriminale

    Një 34-vjeçar nga Tropoja është arrestuar pasi ka tentuar të trafikonte armë drejt Kosovës. Ai është arrestuar gjatë operacionit "Shoshan”, ndërsa iu sekuestruan 3 armë zjarri dhe municion luftarak.

  • VIDEO

    Ulet numri i aksidenteve dhe viktimave në muajin janar, eksperti: Po japin efekt ndryshimet në kod! 'Njollat e zeza', Shkodër-Velipojë, Prrenjas-Librazhd

    Janari i këtij viti sipas të dhënave të INSTAT ka shënuar ulje të aksidenteve rrugore dhe si rrjedhojë edhe të viktimave. Sipas ekspertit të sigurisë rrugore, Islam Qibini, kjo ka ardhur falë bashkëpunimit mes institucioneve dhe efekteve të ndryshimeve të Kodit Rrugor në 2021.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv