-
VIDEO
Protestojnë sërish banorët e '5 majit': Të hënën nisim grevën, do mbrojmë banesat tona deri në vdekje! S'duam luftë me policinë
Qëndresa e banorëve të '5 majit' vijon. Ata kanë protestuar sërish kundër prishjes së banesave të tyre, të cilat preken nga procesi i rindërtimit dhe rikualifikimit urban.
Këtë mbrëmje, banorët e '5 majit' janë shprehur se do të qëndrojnë në tokat e tyre deri në vdekje, ndërsa paralajmëroijnë se në datën 22 do të mblidhen të gjithë për të mos lejuar që t’u prishen banesat.
-
VIDEO
‘Shkëmbim shijesh’, afganë e shqiptarë festë në Lezhë! Kuzhina tradicionale e shqiptare bëhen një në Shëngjin
Komuniteti afgan në Shëngjin është integruar më së miri në vendin tonë, duke u bërë edhe pjesë e aktiviteteve sociale e kulturore. Këtë herë ishte "Shkëmbim Shijesh", që mblodhi bashkë në Lezhë, afganë e shqiptarë, të cilët përgatitën gatime tradicionale nga dy vendet.
-
VIDEO
Aksident në aksin rrugor Shkodër-Koplik, mjeti del nga rruga dhe përplaset me murin e një biznesi! Plagosen 4 pjesëtarët e familjes
Për pasojë janë plagosur pasagjerët Q.P., D.P., S.P., dhe A.P. Mësohet se të plagosurit janë dërguar në spitalin e Shkodrës për ndihmë mjekësore. Siç shihet në pamjet e siguruara, mjeti është përplasur me murin e jashtëm të një biznesi ndërsa të plagosurit janë të së njëjtës familje.
-
VIDEO
Shpërthen bombola e gazit, shkrumbohet një banesë në Skrapar, shpëtojnë mrekullisht familjarët
Flakët kanë shkrumbuar thuajse tërësisht apartamentin në pronësi të Asqeri Sulejmanit, ndërsa kanë qenë banorët e tjerë që kanë njoftuar zjarrfikësen duke bërë të mundur shuarjen e flakëve, duke shpëtuar në kohë familjen Sulejmani, të cilët kanë edhe një fëmijë invalid.
-
VIDEO
Ekskluzive/ I dënuar me burg dhe gjobë në Itali për armë mbajtje pa leje, Prokuroria e Përgjithshme nis verifikimin për kandidatin e PD në Rrogozhinë!
Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimin për kandidatin e Partisë Demokratike për Rrogozhinën në garën e 6 marsit , Ferdinand Saraçi. Report Tv me gazetarin Arsen Rusta ka mësuar ekskluzivisht se Saraçit do t’i merren gjurmët e gishtërinjve javën e ardhshme. Pritet që njësia e dekriminalizimit t’i dërgoj INTERPOL Romës letërporosi për Saraçin për informacion.
-
VIDEO
I humbur prej 8 ditësh, gjendet i vdekur në shtëpi nga e ëma 46-vjeçari në Vlorë! Familjarët: Gjetëm një sëpatë me gjak!! Autorët helmuan qentë e komshinjve dhe fikën dritat para krimit
Viktima ka një plagë në kokë, ndërsa familjarët pretendojnë se ai është vrarë dhe se në vendngjarje kishin gjetur edhe një sëpatë me gjak. Po ashtu sipas tyre, autori apo autorët kanë helmuar qentë e komshinjve, në mënyrë që të mos lehnin për të sinjalizuar futjen e tyre në banesë dhe po ashtu kanë ulur automatin në shtëpinë e viktimës.
-
VIDEO
I denoncuar i humbur prej 8 ditësh, por askush nuk i kontrolloi banesën, gjendet i vdekur në shtëpi nga e ëma ushtaraku në Vlorë! Dyshohet se ishte përdorues i lëndëve narkotike
Ngjarja u regjistrua në lagjen "24 Maji", ndërsa viktima është identifikuar si Altin Alikaj, ushtarak. Rrethanat e ngjarjes janë të paqarta, teksa denoncimin në polici për zhdukjen e 46-vjeçarit e kishte bërë kushëriri, ndërsa trupi u gjet sot nga e ëma, e cila sapo ishte kthyer nga Greqia.
-
VIDEO
Ngjarje e rëndë në Borsh të Himarës, burrë e grua humbin jetën nga asfiksia! Iu mori flakë shtëpia nga rezistenca elektrike me të cilën po ngroheshin
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Borsh të Himarës, ku një çift bashkëshortësh ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë, pasi banesa iu përfshi nga flakët. Mësohet se viktima kanë mbetur të moshuarit Rrapo Çika 83 vjeç dhe Savoja Çika 71 vjeçe, ndërsa ngjarja është regjistruar rreth orës 09:45
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 19 shkurt 2022
Titujt e gazetave për sot, nga Bora Zemani kundërshtoi produksionin për t'u futur në "Big Brother" te Bllako e Subashi mbi 5 orë në SPAK për inceneratorët e deri tek klani që përmbysi Europën me drogë dhe lidhjet me Berishën.
-
VIDEO
Mbi 5 orë pyetje nga SPAK, Subashi: Deklarova për Inceneratrin e Fierit, do vij sa herë të më thërrasë prokuroria
Armando Subashi flet pas marrjes ne pyetje nga SPAK.
"U thirra në cilësinë e deklaruesit dhe dhashë shpjegime për inceneratorin e Fierit. Do vij sa herë të më thërrasë prokuroria. Nuk mund të flas më shumë se është çështje në hetim. Kam 2 ose 3 or që jam dëshminë time, jo më shumë", tha Subashi.
-
VIDEO
Bllako dhe Subashi në SPAK për inceneratorët, Tabaku: Të dhënat që po bëhen publike presion mbi prokurorinë, e inkurajojmë të vazhdojë punën
"Unë nuk jam në dijeni atë asaj që bën SPAK por inkurajoj të vazhdojë punën, unë besoj se të gjitha këto të dhëna që po bëhen publike po vendosin presion publik për SPAK-un dhe këdo që ka vendimmarrje për të marrë masa. Në Fier po kryhet vepër penal, janë paguar 23 mln euro dhe nuk dihet ku kanë shkuar. Të gjithë dosjen hetimore do e dorëzojë para SPAK sapo ky komision të përfundojë", tha Tabaku.
-
VIDEO
Bllako dhe Subashi në SPAK për inceneratorët, Shalsi: Mbështesim reformën në drejtësi! PS s'i bëhet mburojë askujt
"Ne jemi iniciuesit e Reformës në drejtësi, e kemi mbështetur pa ekuivok që në krye të herës ndërtimin e institucioneve të drejtësisë dhe kemi deklaruar që PS nuk bëhet mburojë për askënd që ka probleme me ligjin dhe këtë e kemi dëshmuar me vepra, ndryse nga kohët kur prokurorët shantazhoheshin, gjykatësit anatemoheshin, gjuha e Sali Berishës dhe enturazhit të tij, kemi dy kohë të pangjashme me njëra tjetrën, kishim një kohë kur drejtësia pengohej të bënte punën e saj, dhe një kohë kur drejtësia inkurajohet të bëjë punën e saj", tha Shalsi.