-
VIDEO
Shkrumbohet ndërmarrja ‘Eurofish’, flet prefekti i Lezhës: Punëtorët e parë dëgjuan shkëndijën elektrike! Magazina ishte me materiale ambalazhimi, kryesish plastike
“Në këto momente që flasim vatra e zjarrit në magazinën kryesore në hyrje të ndërmarrjes së ‘Eurofishit” është e izoluar, pasi të gjithë zjarrfikëset janë vendosur në të gjithë perimetrin e magazinën. Edhe me një komunikim që kisha me drejtuesin e operacionit, thuhet me siguri që perimetri është i sigurt. Magazina kryesore është e gjitha e djegur, materiale brenda kanë qenë ambalazhimi, plastik kryesisht. Forcat e zjarrfikëses ishin të mëdha ishin nga Lezha, Shkodra, Mirdita Kurbini. Komunikova me njeriun e parë që ka hapur magazinën, kanë qenë 4 veta të cilën thjesht kanë parë një vatër tymi dhe një kërcitje si një shkëndijë elektrike, por pa e parë atë. Njerëzit menjëherë kanë dalë jashtë. Ka qenë ora 6 akoma s’kishin ardhur në punë punonjësit e fabrikës, është fat që s’kemi pasur lëndime. Fola me administratorin Shkreli, biznesi është i siguruar.”, u shpreh ai.
-
VIDEO
Moti në Report TV / Parashikimi për datën 18 shkurt 2020/ Temperatura nga -1°C deri në 17°C
Parashikohet që në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike të mbetet i gjithë vendi edhe gjatë orëve në vijim ku kthjellimet do të jenë dominante.
-
VIDEO
Aksident në aksin Shkodër- Hani Hotit, automjeti përplas të moshuarin me biçikletë, në gjendje të rëndë në spital
Një aksident është regjistruar në aksin Shkodër-Hani i Hotit. Një person i cili po udhëtonte me biçikletë është përplasur nga një automjet.
Si pasojë e aksidentit i moshuari ka marrë disa dëmtime dhe është dërguar në spitalin e Shkodrës në gjendje të rendë për jetën.
-
VIDEO
Trageti i linjës Greqi-Itali shkrumbohet nga flakët, Report Tv siguron pamje nga Korfuzi!
Trageti ishte nisur për në Brindizi të Italisë ndërsa Report Tv ka siguruar edhe pamjet nga Korfuzi, mes Greqisë dhe Shqipërisë, ku shihet qartë tymi i shkaktuar nga flakët në traget.
-
VIDEO
Kushtetuesja nuk shkarkoi Presidentin Meta, pse heshtën Rama dhe Basha?
Emisioni Repolitix trajtoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të mos shkarkuar presidentin Ilir Meta. Reagimet pro dhe kundër vendimit dhe pse heshtën Rama dhe Basha? Të ftuar në studio Myslim Murrizi, Azgan Haklaj, Plator Nesturi dhe Arsen Rusta.
-
VIDEO
Zjarri në fabrikën e peshkut në Lezhë, asfiksohet një zjarrfikës, dërgohet me urgjencë në spital
Një zjarrfikës është asfiksuar si pasojë e tymit, teksa po punonte për të shuar flakët që kanë 'pushtuar' fabrikën e peshkut në Lezhë. Ai është marrë nga ambulanca dhe është dërguar me urgjencë në spital, teksa nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
-
VIDEO
Zjarr në tragetin e linjës Greqi-Itali, Report Tv siguron pamjet nga Korfuzi!
Trageti ishte nisur për në Brindizi të Italisë ndërsa Report Tv ka siguruar edhe pamjet nga Korfuzi, mes Greqisë dhe Shqipërisë, ku shihet qartë tymi i shkaktuar nga flakët në traget.
-
VIDEO
Lezhë/ Shkrumbohet nga flakët fabrika e peshkut, bllokohen lëvizjet në superstradën Lezhë-Laç
Një fabrikë e përpunimit të peshkut është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm duke shkaktuar bllokimin e lëvizjeve në superstradën Lezhë-Laç.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit të sotëm ndërsa nuk raportohen viktima.
-
VIDEO
Pa Gjurme-E rrallë/E dashura i dhuron atë që gruaja s’mundi dot,burri surprizohet kur zbulon…17.2.22
Historia e rrëfyer këtë të enjte në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report Tv është një histori e rrallë dashurie e një 64-vjeçari nga Shkodra. Me ndjenjën e shembshurisë për bashkëshorten, me të cilën nuk u nda deri ditën kur ajo ndërroi jetë dhe me pendesën e dy fëmijëve që u lindën nga një lidhje jashtëmartesore merr guximin të rrefejë jetën në një studio televizive. 64-vjeçari u martua në vitin 1977 me një vajzë nga Shkodra, me të cilën nuk mundën dot të bëheshin prindër. Ai bie në dashuri me një tjetër vajzë. Kjo histori e re dashurie zgjati plot 4 vite, periudhë gjatë së cilës ata u bënë prindër të 2 fëmijëve një djali dhe një vajze. Djali erdhi në jetë pranverën e vitit 1980 në Tiranë, por për shkak të kësaj marrëdhënie të fshehtë nëna e braktisi sapo e solli në jetë. Ajo rikthehet në Shkodër nga ku kishte ndërprerë lidhjen me babain e fëmijës. Pak kohë më pas çifti rikthehen tek njëri-tjetri, kur në jetë vjen vajza në vitin 1982, e cila 3 muajshe përfundon në jetimoren e Shkodrës. Fati i dy fëmijëve që erdhën në jetë nga kjo lidhje jashtëmartesore nuk u mësua kurrë nga babai i tyre. Ai ra në burg dhe këtu mori fund kjo dashuri e fshehtë. E vetmja grua që mbeti besnike në jetën e tij ishte bashkëshortja, me të cilën ai nuk u divorcua edhe pse nën lëkurë vuajti tradhëtinë e të shoqit. Ndërsa rrëfen këtë histori të pazakontë 64-vjeçari nuk i ndal lotët kur kujton bashkëshorten me ndjenjën e fajit që i shkaktoi dhembje pafund.
-
VIDEO
‘Gruan s’e dashurova kurrë, e tradhtova me disa gra’/Flet i penduar 64-vjeçari shkodran

Report Tv siguron videon, momenti kur 45-vjeçari kërcënon se do i vërë flakën karburantit! Policia ndërhyn në kohë
Report Tv ka siguruar videon nga momenti kur Astrit Pukameka kërcënon se do të djeg karburantin, por është ndërhyrja e efektivëve ka qenë e shpejt dhe u neutralizua. Në pamje duket edhe momenti kur ai është vënë në prangat e Uniformave të Policisë.
-
VIDEO
'Një tufë çupëlina', Xhaferraj 'ndez' debate në Kuvend, Ministret: Kërko falje! Deputeti: Fjalët u nxorën nga konteksti, por kërkoj ndjesë
Shkaktoi jo pak replika e reagime në Kuvend Ferdinand Xhaferraj, i cili i etiketoi ministret si 'çupëlina'. I menjëhershëm ishte reagimi i Ministres Belinda Balluku, e cila tha se një etiketim i tillë nuk është normal, ndërsa i kërkoi grave nga radhët e PD që të reagojnë.