-
VIDEO
1 mln e 75 mijë euro false në valixhe, flet kamerunasi që u kap në Rinas: Ma dha një shqiptar në Paris, e thërrisja me pseudonim
53-vjeçari nga Kameruni, Josoue Ngankam, në valixhen e së cilit policia gjeti 1 milion e 75 mijë euro të falsifikuara në aeroportin e Rinasit, nuk ka treguar emra të bashkëpunëtorëve të tij. Ngankam, para hetuesve, deklaroi se nuk ishte në dijeni të parave në valixhe, pasi sipas tij, atë ia kishte dhënë një mik i tij shqiptar në Paris për ta sjellë në Tiranë.
-
VIDEO
Ekskluzive/ Hetimi për inceneratorët, kreu i Bashkisë Fier, Armando Subashi në SPAK! Ka më shumë se 2 orë e 30 minuta që jep dëshminë
Në zyrat e SPAK prej më shumë se 2 orë e 30 miknutash po jep dëshminë kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi. Report Tv mëson ekskluzivisht se prej 2 orë e 30 minutash Subashi po pyetet në SPAK për veprimet e tij ne lidhje me inceneratorin e Fierit.
-
VIDEO
Përplasen dy automjete në autostradën Lezhë-Laç, plagoset rëndë një person
Një person ka mbetur i plagosur pas përplasjes së dy automjeteve në autostradën Lezhë-Laç.
-
VIDEO
Administratori i Inceneratorit të Fierit dëshmon në Komision, Tabaku: Për çfarë janë shpenzuar 20 mln euro paradhënie kur punë nuk janë kryer? Dusha: Duhet ta verifikoj
Me debate është shoqëruar marrja në pyetje e Administratorit të Inceneratorit të Fierit në Komisionin Hetimor për Inceneratorët. Kryetarja e Komisionit Hetimor, Jorida Tabaku i përqendroi pyetjet e saj mbi 20 mln euro paradhënie, sipas saj, të marra nga buxheti i shtetit, ndërkohë që punë nuk është kryer. Nga ana tjetër, Dusha u shpreh se një gjë e tillë duhet verifikuar nga ana e tij.
-
VIDEO
6 marsi, Kandidati i PD për Durrësin: Në fokus të programit kemi pastrimin e qytetit, turizmin dhe infrastrukturën urbane
Kandidati i PD për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit në Durrës, Luan Hoti, deklaroi se ka në fokus të programit të tij pastrimin e qytetit, turizmin dhe infrastrukturën urbane.
"Lagjia 1 ku unë banoj, si mund të përfitojmë nga turizmi me një qytet të papastër. Pa bashkëbisedim, pa dëgjuar njëri-tjetrin, pa marrë vendime. Duhet të jemi të gjithë bashkë."-tha Hoti.
-
VIDEO
Djegia e tragetit në Korfuz, dy anijet të Forcës Detare shqiptare në vendngjarje për shuarjen e flakëve! Ministri i Mbrojtjes: Operacioni po kryhet në ujërat tona territorial
Dy anijet të Forcës Detare shqiptare i janë bashkuar përpjekjeve për shuarjen zjarrit në tragetin e linjës Brindizi-Gumenicë të përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme në det.
Kështu bëri me dije Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i cili shkruan në Facebook se Fillimisht zjarri ka rënë jashtë ujërave tona territorial, por tashmë operacioni po kryhet në ujërat tona territorial, 5 milje larg Porto Palermos.
Në operacionin që po drejtohet nga pala greke janë angazhuar edhe anijet e Forcës sonë Detare, Butrinti dhe ajo patrulluese R-117.
-
VIDEO
Basha për çështjen e mbetjeve në Durrës: Mbyllën landfillin e qytetit, për të kaluar 10 milionë euro në inceneratorin e Tiranës
Kreu i PD, Lulzim Basha, deklaroi nga qyteti i Durrësit se landfill ii këtij qyteti është mbyllur për t’i kaluar 10 milionë euro në inceneratorin e Tiranës. Basha thekson se taksat e durrsakëve i kaluan landfillit të Tiranës.
-
VIDEO
Kandidati i Bashës për Durrësin bëhet MEME/ Deklarata qesharake që po bën xhiron e rrjetit
Pak ditë para zgjedhjeve të pjesshme vendore, kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit, Luan Hoti është kthyer në MEME. I zgjedhuri i Bashës ka dalë përpara mediave me një deklaratë qesharake ku nuk kuptohet qartë çfarë ka dashur të thotë por shprehet: Jo, besoj nuk do e kem problem sepse babai dhe bashkëshorti i nuses time, babai i fëmijëve dhe babai i tyre do bëj … do… është i orientuar ne një fushatë pozitiviste. Kshu që nuk mendoj se edhe kundërshtarët e tjerë do merren me probleme familjare.
-
VIDEO
Përfshihet nga flakët trageti në Korfuz, 2 pasagjerë të bllokuar në zjarr, 10 raportohen të zhdukur
Mediat greke raportojnë se dy persona janë të bllokuar brenda tragetit të 'Euroferry Olympia', duke luftuar me zjarrin. Duket se deri në këto momente ata janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, pasi kanë arritur të komunikojnë me forcat e shpëtimit.
-
VIDEO
Shpërndanin kanabis në Gramsh, arrestohen 3 person! Iu sekuestruan qindra doza me drogë e fishekë
Tre persona janë arrestuar sot në Gramsh, të akuzuar se shpërndanin kanabis në qytet. Mësohet se janë arrestuar Artur Bërdëllima, Klenson Toska dhe Ilirjan Roshi, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin kanabis në Gramsh, për përdorues të ndryshëm të drogës.
-
VIDEO
Rama replikon me komentuesit për inceneratorët: Akuzat e PD-së, tymnajë e vulëhumburve politikë! Një ish-ministër në pranga, drejtësia do veprojë
Rama kujton se një ish-ministër është vënë në pranga dhe drejtësia do të thotë fjalën e saj, duke iu referuar arrestimit të ish-ministrit Lefter Koka. Sakaq, kryeministri shprehet se ata që vjedhin do të marrin dënimin e meritur pa asnjë dallim.
-
VIDEO
U kaplua nga flakët orët e para të mëngjesit, vijon tymi nga trageti në ujërat shqiptaro-greke
Tymi nga trageti 'Euroferry Olympia' i cili u përfshi nga flakët orët e para të mëngjesit vijon ende.
Report Tv ka siguruar pamje nga trageti në mes të ujërave shqiptaro-greke, ku shihet qartë se tymi ende nuk ka ndaluar.