-
VIDEO
Policia Federale Gjermane i dhuron Repartit Special RENEA automjete e pajisje të tjera me vlerë mbi 344 mijë euro
Në ambientet e Repartit Special RENEA u zhvillua ceremonia e dorëzimit të automjeteve, uniformave dhe pajisjeve të dhuruara, nga policia Federale Gjermane.
Në ceremoni morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano dhe ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri Peter Zingraf. Policia Federale Gjermane i dhuroi Repartit Special RENEA, 2 automjete speciale për Njësinë e Negocimit dhe Njësinë Antieksploziv, uniforma dhe pajisje të tjera për Repartin Special RENEA dhe 2 autoambulanca për Repartet NSH Fier dhe Shkodër.
-
VIDEO
Policia 'toleron' qytetarët, 2 mijë gjoba në 2021 për thyerje të orës policore, në 2020 kaq gjoba vendoseshin vetëm për 24 orë
https://youtu.be/-5kSW1IgRS4
-
VIDEO
Gjykata e Lartë bëhet me 10 anëtarë, plotësohet kuorumi për të zgjedhur anëtarët e Kushtetueses! Meta dekreton gjyqtaren Arbena Ahmeti
Gjykata e Lartë është bërë me 10 anëtarë dhe kështu i hapet rrugë zgjedhjes 3 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që zgjidhen nga ky institucion. Me emërimin e sotëm nga Presidenti Ilir Met të gjyqtares Arbena Ahmeti, Gjykata e Lartë plotëson kështu kushtin ligjor për të pasur më shumë se gjysmën e anëtarëve të saj.
-
VIDEO
Tabaku ngatërron emrat, por vetëkorrigjohet: Na ka mbetur në mendje Lefter koka dhe Arben Ahmetaj, na shohin sytë vetëm ato
Gjatë fjalës së saj në Komisionin Hetimor, Jorida Tabaku teksa iu drejtua deputetëve pati një ngatërresë në emra, por e korrigjoi shumë shpejt.
“Na ka mbetur në mendje Lefter koka dhe Arben Ahmetaj, na shohin sytë vetëm ato”, tha Tabaku.
-
VIDEO
Shpendët e ngordhur ‘pushtuan’ kanalin vaditës, Bashkia nis pastrimin
Ka mjaftuar që lajmi të bëhet publik në media se një kanal në Portëz të Fierit ishte “pushtuar” nga shpendë të ngordhur në gjendje të dekompozuar, që Bashkia të reagojë.
-
VIDEO
I dehur i nxori armën pronarit të një lokali dhe rrahu klientët, Report Tv siguron foton e gardistit Dashamir Kurti! U kallëzua më 1 shkurt se dhunoi një tjetër person
I dehur i nxori armën pronarit të një lokali dhe rrahu klientët, Report Tv siguron foton e gardistit Dashamir Kurti! U kallëzua më 1 shkurt se dhunoi një tjetër personReport Tv ka siguruar një foto të tij dhe ka mësuar se ky nuk është rasti i parë kur Kurti akuzohet se ka shkelur ligjin, pasi më 1 shkurt është kallëzuar pasi ka rrahur një person.
-
VIDEO
I vuri eksploziv godinës në ndërtim në Shëngjin, rikthehet në qeli Angli Stafuka! Gjykata e Lartë rrëzon vendimin e Apelit të Shkodrës që e la të lirë
Angli Stafuka , i arrestuar me urdhër të prokurorisë, i dyshuar si bashkëpunëtor i vendosjes së një sasie eksplozivi në një objekt në ndërtim në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin, ngjarje e ndodhur me 19 nëntor të vitit 2020, është rikthyer në qeli ditën e sotme.
-
VIDEO
GJKKO pranon kërkesën e SPAK, pushon hetimet ndaj Adriatik Llallës për fshehje pasurie, është dënuar një herë për të njejtën vepër
Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK, duke pushuar çështjen e ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla për fshehje të ardhurash.
-
VIDEO
I është sekuestruar 1 mln euro për korrupsion, pas të drejtës për të dhënë mësim, kardiologut Edvin Priftit fiton të drejtën për të ushtruar profesionin e mjekut
Pas 1 viti, kardiologu, Edvin Prifti i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash, ka fituar të drejtën për të shërbyer si mjek. Lajmi konfirmohet nga gazetari i Report Tv, Arsen Rusta. Nga sa raportohet, GJKKO ka pranuar kërkesët e Priftit, teksa SPAK ende nuk ka përfunduar hetimet.
-
VIDEO
PS kundër të dëshmojnë personat që janë marrë në pyetje nga SPAK, Tabaku: Të nxirret dosja e 21 janarit të shihet se kush ka dëshmuar
Në Komisionin Hetimor për Inceneratorqët ka pasur debate nëse duhet të thirren ose jo personat që janë marrë në pyetje nga SPAK. Mazhoranca është kundër ndërsa opozita pro, e për të vërtetuar që nuk është në shkelje të ligjit, kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku ka kërkuar të nxirret dosja e 21 janarit, ku thotë janë thirrur dëshmitarë edhe ato persona që janë thirrur në Prokurori.
-
VIDEO
Dëshmitarja në Komisionin Hetimor ‘shpërthen’ në lot, Shalsi: S’mund t’i marrim dëshminë! Tabaku: Pse e përmende
Një prej dëshmitareve, Sabina Cenameri, Ish-anëtare e Komisionit të Prokurimit të Inceneratorit të Fierit ka shpërthyer duke qarë gjatë marrjes në pyetje. Kjo nuk u transmetua në kamera, pasi kryetarja Jorida Tabaku kërkoi 5 minuta pushim. Nisur nga kjo, Eduard Shalsi, kërkoi që ajo të mos thirrej për të dëshmuar.
Eduard Shalsi: Pas gjendje emocionale të papërshtatshme për të bërë të mundur një dëgjesë objektive, nuk e di c’ka ndodhur po pashë një reagim dhe vazhdoj që ta shoh dhe do thoja të jemi të kujdesshëm se në një gjendje emocionale të tillë, edhe pse është thirrur nga SPAK nuk do të jetë e vlefshme që të dëgjojmë një dëshmi të tillë. E kam të vështirë të dëgjojë dëshminë e një njeriu që është thirrur për të dëshmuar, nuk do i shërbejë Komisionit, mjafton ta shohësh.
Jorida Tabaku: Për etikë të zonjës nuk e përmenda. Unë thashë bëjmë një pushim dhe ju e thatë çfarë doni, zonja u emocionua të disa kolegëve të mazhorancës, po vini një presion të kotë mbi zonjën. Nuk u cenua nga asgjë që thamë ne, por ju komandojmë që të mos vazhdoni.
-
VIDEO
Rama: Arritja jonë e madhe, të trajtohemi krejtësisht si të barabartë në tryezat me të mëdhenjtë
I pyetur nga gazetarët në SHBA për rolin ndërkombëtar të Shqipërisë për çështjet ndërkombëtare tha se vendimi ynë trajtohet si e barabartë në të gjitha tryezat.
"Shqipëria në Këshillin e Sigurimit është një gjë që askush nuk mund ta imagjinonte. Ashtu sikundër Shqipëria ishte në krye të OSBE. Ne jemi vend i vogël dhe s'mund të pretendojmë të luajmë role që nuk na takojnë. Unë jam krenar që ne trajtohemi krejtësisht të barabartë nga kushdo qoftë.
Kur na kërkohet mendimi ne e japim mendimin tim. Kur flasim themi atë që mendojmë në të gjitha instancat", tha Rama.