• VIDEO

    Spiropali i përgjigjet Bashës për inceneratorët: Drejtësia e re po funksionon! Edhe t'i do përgjigjesh për ato që ke bërë

    Ministrja Elisa Spiropali i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha në lidhje me akuzat për inceneratorët. Spiropali tha se pastrimi i vendi nga mbetjet ishte domosdoshmëri, duke shtuar se me ata që kanë bërë shkelje, do të merret drejtësia. Ajo nuk i la as akuzat ndaj Bashës, teksa tha se edhe ai do të përgjigjet para drejtësisë 'për ato që ke bërë'.

    "Kjo që sapo tha është absurde. Mungesa absolute e kohorencës është ulëritëse. Është i njëjti njeri që del ccdo ditë dhe thotë që reforma në drejtësi është e kapur dhe i shërben kësaj shumice. Është po i njëjti njeri që flet sot për të njëjtat institucione që janë krijuar nga vullneti i kësaj qeverie dhe i Kryeministrit Rama. Kush e mendonte më parë që kryebashkiakë, ministra, udhëheqës politikë do të merreshin të pandehur. Lulzim Basha është shembulli i gjallë për fakte dhe vjedhje të provuara ka shpëtuar vetë pikërisht nga ajo drejtësi. Flet këtu për gishta dhe për duar ky që vetëm 2 gishtat ka lart dhe është i gjithi i zhytur brenda. Ne e lejuam ngritjen e Komisionit Hetimor për Mbetjet edhe pse ishte në hetim nga SPAK. E bëmë këtë për të qenë transparent deri në fund. Nëse ka pasur abuzime këtë e përcakton prokuroria. Sot ju bashkë me Tabakun dilni dhe shpallni njerëz fajtorë duke kërkuar burgim. Ne jemi ndarë nga ai sistem ku njerëz më pushtet qëndronin të pandëshkuar dhe bëhej kërdia të njerëz të pambrojtur. Ne me sistemin pandëshkueshmërisë dhe me kapjen e shtetit nuk na lidh asgjë më, sicc ju lidhte juve më parë. Ky pushtet kushtetues, ai gjyqësor, i është kthyer qytetarëve shqiptarë. Ju me këtë gjuhë nuk i bindni dot qytetarët e Shqipërisë. Ju bëni garë këtu se kush është më radikali, kush do të fusë më shumë njerëz në burg, çoni letra nëpër ambasada. Shkoni përgjigjuni për ato që ju keni bërë. Kushto që ka shkelur ligjin, që ka abuzuar me pozicionin që i është dhënë, do të përgjigjet tek ai institucion që nuk i pagabueshëm dhe perfekt por po ndryshon. Në fund pastaj është gjykata e pagabueshme, vota e njerëzve. Do të vijë koha e përgjegjësi për të gjithë. Po ndahet shapi nga sheqeri", tha ajo

  • VIDEO

    Banorët e 4 zonave në Tiranë dalin sërish në protestë para Kuvendit: Nuk nxirren qytetarët në rrugë për të ndërtuar kulla! S'jemi të jashtëligjshëm

    Janë mbledhur sërish këtë të enjte para Kuvendit, banorët e 5 Majit për të protestuar kundër shembjeve të banesave të tyre, shtëpitë e të cilëve preken nga projekti i Unazës së Madhe si dhe rikualifikimit urban

  • VIDEO

    Rama flet për familjen nga SHBA: Unë katolik, gruaja myslimane! Dy fëmijët nga martesat e para janë ortodoksë! I vogli mund të vendosë të bëhet hebre

    Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Universitetin Georgetown në Uashington, ku foli për pritjen që Shqipëria i bëri afganëve, për të treguar që Shqipëria bashkëjeton me shumë komunitete fetare, solli shembullin e familjes së tij.

    “Unë jam katolik, bashkëshortja ime myslimane, dy fëmijët tanë më të rritur nga martesat e mëparshme janë ortodoksë, kemi një të vogël i cili mund të vendosë të bëhet hebre, i takon atij ta marrë vendimin. Por e përmend këtu këtë shembull, sepse kjo është trashëgimia që ka Shqipëria”-tha Rama.

  • VIDEO

    100 euro për test COVID pozitiv dhe 50 për atë negativ, arrestohet në Lezhë farmacistja, shpallet në kërkim administratorja e farmacisë

    100 euro për test COVID pozitiv dhe 50 për atë negativ, arrestohet në Lezhë farmacistja, shpallet në kërkim administratorja e farmacisë. Është arrestuar " Kristjana Luka është shpallur në kërkim Aurora Ujka, ndërsa është proceduar penalisht Arjan Deda.

  • VIDEO

    Moti në Report TV / Parashikimi për datën 17 shkurt 2022/ Diell dhe rritje temperaturash

    Sipas MeteoAlb, sot vendi ynë, paraqitet në kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti të jetë kryesisht i kthjellët deri pasdite kur priten kalime vranësirash nëpër të gjithë territorin ku më të dukshme do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 17 shkurt 2022

    Titujt e gazetave për sot, nga Gjykata Kushtetuese nuk e shkarkon Ilir Metën si president te dosja I.K e deri tek UEFA tronditet nga denoncimet për manipulimet në FSHF.

  • VIDEO

    Pritja e afganëve, Rama dekorohet nga Universiteti Georgetown në Uashington: Jam krenar! Harmonia fetare, trashëgimia më e bukur që ka Shqipëria

    Kryeministri Edi Rama përmendi bashkëjetesën fetare si një nga gjërat më të çmuara të vendit tonë. Rama është shprehur se afganët mund të qëndrojnë sa të duan në Shqipëri dhe nëse nuk pajisen me viza amerikane mund të qëndrojnë përgjithmonë.

    • VIDEO

      A do të ketë zgjedhje në FSHF? Ngjela: Ja lëvizjet e Ramës dhe Bashës

       

      Emisioni Repolitix trajtoi në pjesën e parë procesin e zgjedhjeve për kreun e FSHF. A do të mbahen zgjedhjet në 2 mars ndërsa janë rritur kontestimet për manipulime të procesit ? I ftuar në studio Eduard Prodani, kryetar i shoqatës Tirana. Në pjesën e dytë Repolitix analizoi aktualitetin politik ku i ftuar ishte avokat Spartak Ngjela.

    • VIDEO

      Gjykata Kushtetuese nuk shkarkon Presidentin Ilir Meta: Nuk ka pasur shkelje të rënda të Kushtetutës

      Ilir Meta do të vijojë të jetë president i vendit deri në përfundim të mandatit të tij më 24 korrik 2022. Gjykata Kushtuese ka vendosur sot që të mos pranojë kërkesën e Kuvendit për shkarkimin e tij, duke thënë se Presidenti Ilir Meta nuk ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës dhe për këtë arsye nuk vendos për shkarkimin e tij.

      • VIDEO

        Shpërthen në flakë kabina elektrike, qyteti i Sarandës pa drita, shkak mbingarkesa

        Burime bëjnë me dije se shkak është bërë shpërthimi i flakëve në një kabinë elektrike. Zjarri në kabinë raportohet se është shkaktuar prej mbingarkesës.

      • VIDEO

        Vendoset muralja e parë në varrezën publike të Fierit! Përgjegjësi i varrezës: Kostoja 400 mijë lekë, paguhet nga familjarët! Toka për varre të reja po ezaurohet

        Të afërmit të cilët prehen në varrezën e Fierit, familja Beltoja ka zgjedhur t'i vendosë në murale. Është e para e këtij lloji në Fier dhe vjen në kohën kur toka për varre të reja po ezaurohet çdo ditë.

        Përgjegjësi i varrezës publike, Edmond Strati shprehet se në këtë murale mund të vendosen deri në 40 eshtra dhe shërben kryesisht për familjet apo fiset e mëdha. Më tej shpjegon se procesi i zhvarrimit dhe ndërtimi i murales kushton rreth 400 mijë lekë, kosto që paguhet nga familja.

      • VIDEO

        Tenton të grabisë karburantin në Kavajë, plagos 2 persona, merr peng njërin prej tyre dhe i kërcënon se do i djegë me benzinë, arrestohet 45-vjeçari

        Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë pas marrjes se njoftimit se shtetasi A. P., në afërsi të mbikalimit në rrugë dytësore, ka kanosur se do digjte me benzinë dy persona, dhe ka plagosur me thikë shtetasin B. P., si dhe ka marrë peng shtetasin A. Sh. bashkë me mjetin e tij, organizuan punën me qëllim kapjen e këtij shtetasi.

        Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të këtij shtetasi, i cili në fshatin Lekaj, në sheshpushimin e një karburanti, ka plagosur me thikë drejtuesin e mjetit që kishte marrë peng, shtetasin A. Sh., dhe më pas i ka marrë me forcë xhiron ditore prej 120.000 lekë të rinj, shitësit të karburantit, dhe ka kërcënuar se do të digjte karburantin.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv