-
VIDEO
Kumbaro: S’do lejohen abuzimet me çmimet e çadrave përtej fantazisë! Nuk lidhen kontrata me subjektet që nuk kanë vrojtues plazhi dhe janë debitor te Tatimet
Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro ka paraqitur në Kuvend projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën kuadër për Etikën në Turizëm dhe protokollin opsional të saj”. Teksa tha se kjo do të ndihmojë në një vend më të pastër, Kumbaro foli edhe për menaxhimin dhe ndarjen e vijës bregdetare gjatë sezonit veror mes subjekteve private. Ministrja bëri të qartë se nuk do të lidhen kontrata me subjekte që nuk kanë vrojtues plazhi dhe janë debitor tek tatimet. Ajo foli edhe për çmimet e larta te çadrave ku tha se nuk do te lejohen abuzimet.
-
VIDEO
Balla-Berishës: Ramës ti s'i shkon as tek fundbarku i kalit të Skëndërbeut! E merr në mbrojtje Xhaferraj: Ai bëri një grup çupëlinash ministre, e ty të la aty ku je! Nikolla i mbyll fjalën
Një sërë përplasjesh kanë ndodhur në seancën plenare mes Taulant Ballës, Ferdinand Xhaferrajt dhe Sali Berishës. Gjithçka nisi nga krahasimi që Balla bëri për Berishën, të cilit i tha se Ramës ai nuk i shkon as deri tek 'fundbarku i kalit të Skëndërbeut'! Ky krahasim ju duk i padenjë deputetit të PD-së, Ferdinand Xhaferraj, por nuk zgjati shumë dhe përdori edhe vetë një gjuhë të papërshtatshme për gratë ministre, duke i cilësuar 'çupëlina'. Fjalën ja mbylli kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla e cila i tha të kërkojnë ndjesë për gjuhën seksiste.
-
VIDEO
Braçe kërkon sërish interpelancë me ministren e Bujqësisë: Sektori në vështirësi, kostot janë trefishuar
Pa kaluar as 10 ditë, ish-zëvendëskryeministri Erion Braçe ka thirrur përsëri në interpelancë ministren e Bujqësisë Frida Krifca.
-
VIDEO
Tentoi të hynte në Shqipëri me mbi 1 mln euro të falsifikuara, arrestohet kamerunasi në Rinas! Kishte leje qëndrimi në BE
Një 53-vjeçar nga Kameruni është arrestuar në Rinas pasi ka tentuar të hyjë me një sasi të madhe lekësh false. Gjatë kontrollit atij iu kap 1 milionë e75 mijë euro të falsifikuara.
-
VIDEO
Tentoi t'i vinte flakën kushërinjve të gruas, plagosi shitësin e mori në peng taksistin, 45-vjeçari i 'çmendurisë' së Kavajës kyç gojën para hetuesve! Shfaq shenja detabiliteti mendor
Hetuesit e Policisë së Kavajës e kanë akoma të paqartë arsyen e nisjes së debatit mes Astrit Pukamekës dhe dy të afërmve të ish-bashkëshortes, ngjarje që kaloi deri në absurd në tentativën për t’i djegur pasi i spërkati me naftë
-
VIDEO
Vranë dhe groposën Eglantina Buçin, 50 vite burg për babë e bir! Faik dhe Shkëlzen Buçi dënohen me nga 25 vite në qeli, i pari urdhëroi e tjetri ekzekutoi
50 burg për baba e bir, nga 25 secili, është epilogu i një historie makabre të ndodhur në Tiranë, atë të vrasjes se Eglantina Bucit nga vëllai i saj me mbështetjen e babait 10 vite më parë. Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke i dhënë secilit maksimumin e dënimit me burg, përvecc atij me burgim të përjetshëm.
-
VIDEO
Pas protestës para Kuvendit, banorët nisen marshim drejt ambasadës amerikane
Banorët e 4 zonave në Tiranë, 5 Majit, Kombinatit, Paskuqanit si dhe Kodrës së Priftit, pas protestës para Kuvendit, janë nisur duke marshuar në këmbë drejt ambasadës amerikane. Ato kërkojnë drejtësi për pronat e tyre.
-
VIDEO
Vendimi për Metën, Berisha e sulmon gjithsesi Kushtetuesen: Ka varësi nga politika, duhet ta kishte thënë qartë që Kuvendi shkeli ligjin
Edhe pse Gjykata Kushtetuese mori vendim pro aleatit të tij, Ilir Meta, ish-pKryeministri Sali Berisha sërish nuk është i kënaqur. Në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit, Berisha tha se Gjykata ka treguar varësi të tmerrshme nga politika.
-
VIDEO
Banorja e 5 majit: Doktor jemi në dëshpërim, a do na mbroni? Berisha: Unë vlerësoj qëndresën tuaj, por do flas me komisionin tim
Një banore protestuese e 5 majit ka kërkua më ngulim për të takuar Berishën dhe marrë mbështetjen e tij për protestën. Berisha nga ana tjetër tha se mbështet qëndresën e tyre por se për prezencën në protestë do të flasë me komisionin e tij kolegjial.
-
VIDEO
Banorja e ‘5 Majit’ ulet në tokë: Dua takim me Berishën, ai është shpresa jonë! Albana Vokshi luan ndërmjetësen
Një banorë e ‘5 majit’ ka kërkuar me insistim që të takoje Sali Berishën ditën e sotme, pasi shpreson që ai t’i japë një zgjidhje problematikës së saj. Para Kuvendit, banorja e '5 majit', banesa e të cilës preket nga projekti i Unazës së Re dhe rikualifikimit urban, tha se kërkon zgjidhje nga Sali Berisha, kjo edhe për faktin se kanë qenë një zonë që ka votuar djathtas.
-
VIDEO
Berisha-Ballës: Nuk uroj pavarësinë e Kosovës në Kuvend se nuk votuat ligjin për gjenocidin serb
Sali Berisha i është përgjigjur Taulant Ballës lidhur me kritikat e tij për mos urimin e opozitës për pavarësinë e Kosovës. Berisha tha se ai i ka bërë urimet e tij dhe nuk e bënë në Kuvend që nuk votoi ligjin për gjenocidin serb
-
VIDEO
Defekt në kaldaja, shkolla ‘Jan Kukuzeli’ në Durrës mbushet me tym! Nxënësit dalin të alarmuar, nuk ka të lënduar
Paraditen e sotme pranë shkollës ‘Jan Kukuzeli’ në Durrës, për shkak të një defekti në kaldajat të cilat janë ndezur për ngrohje, është krijuar tym në disa klasa dhe për këtë arsye është ndërprerë mësimi