-
VIDEO
Në pritje të seancës në Kushtetuese, Meta 'mesazh të koduar' në Facebook
Meta ka reaguar me një mesazh 'të koduar' në Facebook, ku ka postuar një video ku thuhet se karakteri është numër 1, gjëja më e çmuar në jetë dhe se pa të nuk ka vlerë asgjë tjetër.
"Mirëmëngjesi të dashur miq! Kryesorja në jetë të ruajmë 1 dhe të mos e kemi mendjen te shtimi i zero, sepse pa 1 gjithçka zhbëhet në zero absolute", shkruan Meta.
-
VIDEO
Shkarkimi i Metës/ Pamjet brenda seancës gjyqësore
-
VIDEO
Punonjësit e fasonerisë në Bilisht në protestë: Nuk na paguhen orët shtesë!
Punonjësit e një fasonerie në Bilisht protestuan duke thënë se nuk pahguhen por orët shtesë dhe punën gjatë fundjavës. Për protestën mbërriti edhe ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj e cila propozoi si zgjidhje firmosjen e një kontrate të re pune, ndërmjet punëmarrësve dhe subjektit privat. Gjithashtu ajo paralajmëroi se do të nisin kontrolle në të gjitha fasoneritë e vendit.
-
VIDEO
'Turgut Ozal' fton mësuesit konferencën ‘Education Today’
Institucionet arsimore "Turgut Ozal" organizojnë prej 6 vitesh konferencën "Education Today", e cila lidh, zhvillon dhe mbështet profesionistët në fushën e mësimdhënies brenda dhe jashtë Republikës së Shqipërisë.
-
VIDEO
Protesta përpara Ambasadës së SHBA, banori i drejtohet Kim: Duam të na trajtojnë si amerikanë në Shqipëri! Të themi me dinjitet ‘o sa mirë me qenë shqiptar’
Njeri prej banorëve pjesë e protestës i është drejtuar ambasadores Yuri Kim sapo mbërritën përpara Ambasadës Amerikane duke i thënë se kërkojnë të trajtohen si shtetas amerikanë në Shqipëri dhe se duan të jetojnë me dinjitet.
-
VIDEO
Shqipëri-Greqi, pikë të përbashkët policore në Kakavijë! Ministri i Brendshëm: Tregues i besueshmërisë mes vendeve partnere, çon para procesin e integrimit
Për të parandaluar një sërë krimesh si kontrabanda, trafikimin e emigrantëve dhe lëndëve narkotike, Shqipëria dhe Greqia do të ngrenë një drejtori në Kakavijë me staf të përbashkët. Bëhet fjalë për një marrëveshje mes dy vendeve ku përmes shkëmbimit të informacioneve mes palëve do të krijohet reciprocitet në luftën kundër krimit. Kostot financiare të pikës së përbashkët policore në Kakavijë do të ndahen në mënyrë të barabartë mes dy shteteve. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi tha se kjo pikë e përbashkët me Greqinë tregon rritjen e besueshmërisë mes partnerëve dhe se do të lehtësojë edhe më tej procesin e integrimit.
-
VIDEO
Bori makinash dhe trafik, protesta bllokon rrugën e Elbasanit! Banori: Stacioni i radhës përfaqësia Bashkimit Evropian.
Bori makinash dhe zë protestuesish, është kjo situata aktuale në Rrugën e Elbasanit pranë Ambasadës Amerikane. Banorët e grumbulluar në trotuare dhe rrugë po rëndojnë trafikun.
Njeri prej banorëve, pjesë e protestës tha se stacioni i tyre i radhës do të jetë përfaqësia e Bashkimit Evropian.
-
VIDEO
Berisha për protestën e banorëve që u prishën shtëpive: Po mashtrohen nga Qeveria! Është aferë megavjedhjeje
Kryeministri Sali Berisha ka folur sot teksa po hynte në seancë plenare edhe për protestën e banorëve të 5 Majit, Laprakës, Paskuqanit dhe Kodrës së Priftit. Berisha tha se dokumenti i ofruar banorëve është mashtirm.
"Dokumenti nuk përbën marrëveshje por akt mashtrimi. Një marrëveshje mes palëve kërkon firmën e të 2 palëve. Kërkon firmën e titullarit ose personin e autorizuar nga titullari. Çfarë ndodh këtu? Një territor i jepet disa kompanive për tu zhvilluar. Këtu është dora e zezë e vjedhjes së qeverisë. Këtu nuk lejohet që atë që duhet t'i jepet banorëve në përqindje të madhe e përvetëson qeveria dhe zhvilluesve nuk u mbetet asgjë. Kjo që ndodh është një akt i mirëfilltë ç'njerëzor. Megavjedhje e madhe me kulla 30 katëshe që ndërtohet në trojet e tyre. Qytetarët e Tiranës të solidarizohen se nesër kjo mund të ndodhë derë më derë dhe shtëpi më shtëpi. Qindra qytetarë protestuan se epo u shkatërrohen shtëpitë. Lexoj se kreu i meduzës u përgjigj se i kemi dhënë më shumë se sa i takon. I kanë dhënë gënjeshtrën. Unë kam dokumentin që u kanë ofruara për firmë, dokument që është thjeshtë një vetëdeklarim dhe jo kontratë apo marrëveshje. Është vetëdeklarim, mund të thoni se është i domosdoshëm, por pa kontratën apo marrëveshjen mes palëve, ai ka zero vlerë. Është një mekanizëm i turpshëm mashtrimi që po përdoret ndaj tyre. Pse qeveria nuk ofron kontratë apo marrëveshje paraprake? Sepse do të vjedhë mbi ndërtesën që do ndërtohet në truallin ku ato banojnë. Ka qenë në plan të bëhej 7 kate ndërtesa, po bëhet 35. Është një akt i turpshëm ku oligarkë të kreut të meduzës dhe Lulzim Bravës kanë bashkuar vjedhjen me qytetarë. Ose ky parlament do t'i kthehet popullit, ose duhet të shkrihet, nuk meriton të ekzistojë nëse nuk mbron interesat e qytetarëve", tha ai.
-
VIDEO
Noka nga protesta para Kuvendit: Qeveritarët flenë në luks, ndërsa banorët e ‘5 majit’ mbështjellin fëmijët me plastmasë! Kompensimi nuk i mjafton as të blejnë një banjë
Noka i cili i është bashkuar mëngjesin e sotëm protestës së banorëve të lagjeve të prekura nga projekti i procesit rindërtimit, tha se qeveria po tregohet e pashpirt dhe se teksa ata flenë në luks, fëmijët e këtyre qytetarëve mbështillen plastmasë për t'u ngrohur.
-
VIDEO
Nënë Liza në krye edhe të protestës së sotme: Kemi prej 19 janarit që flemë jashtë! Na kanë dhën letra false, kjo është luftë brenda për brenda
Nënë Liza, është shndërruar në një nga personazhet që ka marrë më shumë vëmendje gjatë protestës së banorëve të prekur nga projekti projekti i ndërtimit të Unazës së Madhe.
Ajo nuk mund të mungonte as në protestën e zhvilluar mëngjesin e sotëm, nga ku tha se ajo dhe familja e saj prej datës 19 janar flenë jashtë dhe se bashkia ju ka dhënë letra false.
“Duam letra me vulë, me kontratë. Nuk dal në rrugë të madhe. Nuk më ka vrarë një, por vet i 13-ti. Nuk do kërkojmë azil. Jemi luftë brenda për brenda. I bëj thirrje Gledis Nanos, nuk kemi qëlluar ne në policë, policia ka gjuajtur në ne. 30 vjet është rruga pa ndreq. Këto janë letra false. Jam 78 vjeçe, nuk ka shtet e polici që më gënjen. Nuk fut kolonë në vendin tim, pa lëshuar firmë unë. Është jeta e fëmijëve të mi. Jemi që në datën 19 që flemë jashtë. Dikur dhe bagëtitë i mbronim, në dimër i vishnim kasollet me fier e bar që të mos mërdhinin, kurse ne jemi në rrugë. Protesta do vazhdojë ditë për ditë. Po qe nevojë dhe me çadra këtu”, tha nënë Liza për mediat.
-
VIDEO
Zhvendoset protesta, banorët së ‘5 majit’, Laprakës, Paskuqanit dhe Kodrës së Priftit nisen drejt Ambasadës amerikane
Banorët së ‘5 majit’, Laprakës, Paskuqanit dhe Kodrës së Priftit po zhvendosin protestën e tyre në Ambasadën e SHBA.
-
VIDEO
Protesta para Kuvendit, banorët: E zaptuam tokën si gjithë të tjerët, sot po vidhemi haptazi
Banorët e 5 Majit, Laprakës dhe të Paskuqanit në Tiranë që preken nga projekti për shkatërrimin e pronave të tyre janë bërë së bashku dhe po protestojnë para kuvendit të Shqipërisë.
“Bashkia po na vjedh haptazi, akt marrëveshje është vjedhje e pastër”, ka thënë një banor.
“Kam më shume kulture se Erion Veliaj se kam 30 vjet ne europe. Token e zaptuam si gjithë te tjerët por kjo s’do te thotë qe shtëpia duhet shembur. Kjo është padrejtësi dhe ne do përshkallëzojmë protestën”, tha nder te tjera qytetari.