-
VIDEO
Elbasan/ Banesa në lagjen '11 Nëntori' përfshihet nga flakët, shkak dyshohet rezistenca e ngrohjes! Zjarrfikësit në vendngjarje
Burime për Report Tv raportojnë se nga flakët s'ka të lënduar por vetëm dëme materiale. Shkak i zjarrit dyshohet të jetë bërë rezistenca e cila përdoret për ngrohje.
-
VIDEO
Report TV rindërton skemën e aksidentit me tre viktima në Librazhd! Shkak dyshohet devijimi i korsisë nga Mercedes-Benzi
Report Tv ka rindërtuar grafikisht skemën e aksidentit fatal me tre të vdekur në Librazhd. Dyshohet se manovra e gabuar, ndoshta nga rrëshqitja e gurëve dhe rruga me barriera pa bazament të jenë bërë shkak për përplasjen fatale që mund të përsëritet nëse nuk ndërhyhet.
-
VIDEO
'50 euro një shishe alkool, 200 për t'u transferuar në dhomë më të mirë', zbardhet dosja e burgjeve! Aleksandër Llanaj vinte baste nga burgu për vete e shokët
Është zbardhur dosja e megaoperacionit që u realizua nga policitë e Elbasanit, Tiranës dhe Korçës të martën në mbrëmje, duke shkatërruar një grup me zyrtarë të burgjeve, të dënuar VIP për krime të rënda dhe familjarë të tyre, që porosisnin nga qelitë trafikun e drogës brenda burgjeve.
-
VIDEO
Aksidenti tragjik në Berat, momenti kur makina përplas 4-vjeçarin
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Berat. 46-vjeçari Ramadan Gjozi ka përplasur për vdekje 4-vjeçarin Gurim Oshafi. Drejtuesi mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Berat, për veprime të mëtejshme.
'Sot rreth orës 14:00 në fshatin Samaticë, shtetasi R.Gj., 46 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasin G.O., 4 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi mjetit është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Berat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.'- njofton policia.
-
VIDEO
'Shtëpia e Lirisë' apo 'Shtëpia e Krimit'?! Një video që komprometon rëndë aleancën Berisha-Meta, ja si e akuzonin njëri-tjetrin në 2015
Sot nën një çati për të sfiduar Bashën dhe SHBA-të, Berisha akuzonte Metën në 5 mars 2015 si kokë e qelbur dhe i kërkonte të mos qëndronte kryetar Kuvendi mbi votat e krimit.
-
VIDEO
100-vjetori i marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri, Kim prezanton logon e re që do përdorin dy shtetet: Sëbashku krah për krah
100 vjetori i marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-s, i ka gjetur dy vendet duke përdorur një logo të re, e cila është prezantuar nga ambasadorja amerikane Yuri Kim. Përmes një video-mesazhi, Kim thotë se viti 2022 do ë shënojë një statcion të rëndësishëm për marrëdhëniet mes dy vendeve.
-
VIDEO
La disa zona pa drita, 57-vjeçari rrëzoi dy shtyllat e tensionit të lartë në hyrje të Laçit sepse i kërkonte qira OST: Janë në tokën time
Dyshimet janë se 57-vjeçari e ka rrëzuar shtyllën e cila ishte në pronën e tij, pasi pretendonte të merrte qira nga Operatorin i Transmetimit të Energjisë dhe prej kohësh kishte patur konflikte më këta të fundit.
-
VIDEO
Rritja e inflacionit, ekspertët në Report Tv! Preçi: Tregon se ka krizë, do tkurrë konsumin, qeveria të rishikojë politikat fiskale! Shehu: Rritja e çmimeve, jo kalimtare
Ditën e djeshme Banka e Shqipërisë raportoi se inflacioni këtë vit do të jetë më i lartë se 3%, çka do të thotë se çmimet do të vazhdojnë të rritet.
Lidhur me njoftimi e djeshëm, i ftuar në Report Tv ishte Eksperti i Ekonomisë, Zef Preçi i cili sqaroi se çfarë nënkupton ky term ekonomik që është një tregues krize dhe pasojat që ka mbi qytetarët.
-
VIDEO
Të dehur, dy të rinjtë në Pogradec thyejnë me shqelma pasqyrat e 42 makinave të parkuara
Dy të rinj janë arrestuar nga Policia në Pogradec, pasi akuzohen se i kanë thyer pasqyrat 42 makinave të parkuara.
-
VIDEO
Aksidenti me 3 viktima në Librazhd, riparohen barrierat mbrojtëse në rrugë! Eksperti: Problem bazamenti i tyre i dobët, tragjedia mund të përsëritet
Pas aksidentit tragjik me 3 viktima, Kompania "2 T" që mirëmban aksin Elbasan-Librazhd ka nisur riparimin e barrierave metalike, por ato rrezikojnë të bien sërish për shkak se bazamenti është i dobët. Ndërsa rrëshqitja e gurëve dhe lagështia janë të tjera problematika në këtë rrugë të rëndësishme të juglindjes.
-
VIDEO
Shkrumbohet banesa në Shkodër, 78-vjeçari humb jetën nga asfiksia, komshiu: Hera e 7 që i digjet shtëpia, gruan e shpëtova unë! Jetonin vetëm, bashkia nuk i ndihmoi
Një 78-vjeçar ka humbur jetën sot në Shkodrës nga asfiksia, pasi banesa e tij u përfshi nga flakët. Ngjarja u regjistrua në lagjen Tophane, ku viktima është identifikuar si Musa Pajati.
-
VIDEO
Tensionet në Ukrainë, Rusia letër vendeve perëndimore, mes tyre dhe Shqipëria! Lavrov: Na e thoni qartë, i respektoni apo jo detyrimet ndërkombëtare! Berisha: Kërcënim
Ministri i Jashtëm rus< Sergey Lavrov, i ka dërguar SHBA-ve, Kanadasë dhe disa vendeve evropiane, mes tyre edhe Shqipërisë, një letër ku kërkon angazhim nga këto vende që të respektojnë sipas saj detyrimet që i japin marrëveshjet ndërkombëtare.