• VIDEO

    Avokati i Tahirit, Maks Haxhia: Vendim skandaloz, për të njollosur ish-ministrin! Nëse kjo është reforma si luftohet korrupsioni, politikanët të vishen trashë

    Avokati Maks Haxhia tha se vendimi për të dënuar Saimir Tahirin ishte një vendim skandaloz. I tronditur nga vendimi i gjykatës siç tha dhe vetë, Hxhia u shpreh para gazetarëve se nëse dënimi i Tahirit do të kënaqë opinionin shqiptar le të quhet i përmbushur. Sipas Haxhisë, nëse kjo është forma sesi luftohet korrupsioni, duke futur Tahirin në burg, avokati paralajmëroi politikanët e tjerë, që të vishen trashë.

     
  • VIDEO

    GJKKO lë në burg Jaeld Çelën, avokati: Do bëjmë rekurs, vendim i padrejtë dhe pa përmbajtje

    GJKKO la sot në futi vendimin për ish drejtuesin e Policisë Vlorë, Jaeld Çela i dënuar me 8 vite burg për shpërdorim detyre. Ai akuzohet nga gjykata se ka mbajtur lidhje me Moisi Habilajn dhe ka ndërhyrë në policinë Vlorë që drejtonte që të mos pengohej aktiviteti i kultivimit të kanabisit.

  • VIDEO

    Pasi u shpall fajtor, telefonata e parë e Tahirit sapo gjykata mori vendimin ta çoj në burg

    Ish-ministri Brendshëm Saimir Tahiri është dënuar me 5 vite burg, por me gjykim të shkurtuar dënimi do t'i ulet në 3.4 vite burgim. Pasi gjykata e shpalli fajtor, Tahiri ka nxituar që në sallën e gjyqit të zhvillojë një telefonatë. Ish-ministri shihet teksa flet në telefon, ndërsa nuk pranoi që të bëjë asnjë koment për gazetarët.

    •  
  • VIDEO

    Po kthehej nga spitali për në fshat, bie në kanal 60-vjeçari, do niset drejt Infektivit, rezultoi me COVID

    Një 60-vjeçar nga fshati Veterrik në Berati ka rënë në një kanal rreth 10 metër të thellë, gjatë rrugës së kthimit për në fshat. Arben Qorri mësohet se kishte shkuar në Spitalin Rajonal Berat për të kryer disa ekzaminime dhe kishte rezultuar "pozitiv" me COVID-19.

  • VIDEO

    Policia rrugore 'ngre kurth' për shoferët dhe makinat në aksin Elbasan-Metalurgji, mjeti i parkuar zbulon shoferët 'problematikë'

    Policia Rrugore e Elbasanit së bashku me Task-Forcën e Tiranës kanë ngritur një pikë kontrolli në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji

  • VIDEO

    SPAK kërkoi 12 vite burg, Apeli i GJKKO vendos sot për fatin e Saimir Tahirit, ish-ministri prej më shumë se një ore në sallën e gjyqit

    SPAK ka kërkuar 12 vite burg për Tahirin dhe në rast se GJKKO pranon kërkesën e SPAK, ish-ministri përfundon sot në qeli, në të kundërt do të mbetet në fuqi dënimi aktual për shpërdorim detyre, ose do të marrë pafajësi.

  • VIDEO

    Intervista e plotë me Astrit Patozin

    Ish-kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi tha në Report Tv se Ilir Metën dhe Sali Berishën në “Shtëpinë e Lirisë” i bashkoi mënyra sesi konceptojnë politikën dhe urrejtja që kanë të dy për kryedemokratin Basha.

  • VIDEO

    Tirana Europian Youth Capital, Veliaj: Ky është viti ynë! Secili prej jush ka mundësi ta ndryshojë botën

    “Secili prej jush ka mundësi ta ndryshojë botën”. Me këtë mesazh i është drejtuar kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj të rinjve të pranishëm në pallatin e Kongreseve në eventin e hapjes zyrtare të aktiviteteve të Tirana Europian Youth Capital.

    “A mund ta ndryshoni shkollën tuaj, a mund ta ndryshoni klasën tuaj, veten tuaj, sepse një njeri që ndryshon veten mund të ndryshojë një klasë e një njeri që ndryshon një klasë ndryshon një shkollë e një njeri që ndryshon një shkollë ndryshon një qytet, një njeri që ndryshon një qytet ndryshon një komb, një njeri që ndryshon një komb mund të ndryshojë një kontinent dhe një njeri që ndryshon një kontinent mund të ndryshojë botën. Ti mund të ndryshosh botën! Edhe ti mund ta ndryshosh botën. Secili prej jush ka fuqinë dhe energjinë ta ndryshojë botën,” tha ai.

    Veliaj u shpreh se ky është viti i Tiranës por edhe i gjithë të rinjve.

    “Ky është momenti ynë, kjo është koha jonë, kjo është dita jonë dhe ky është viti ynë, si Tirana, Kryeqyteti Europian i Rinisë. Kemi punuar shumë për këtë ditë dhe jam sot i përulur, jam sot me gjithë respekt, me gjithë dashuri, me gjithë falënderime për qindra çuna e goca që kanë punuar për tre vite që sot Tirana të ishte Kryeqytet Europian i Rinisë. Ju them me gjithë zemër: Faleminderit! Një mikpritje tironse të gjithë atyre që na kanë ardhur sot nga shumë vende të botës, atyre që na kanë ardhur nga Anglia, Italia, Franca, nga Greqia, nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi. Nëse ju kam harruar, ju duam shumë. Welcome to Tirana!” përshëndeti në fjalën e tij kreu i Bashkisë.

  • VIDEO

    Arrestohet në Vlorë pjesëtari i grupit të Habilajve, Reshat Radhima, i dënuar me 4vite burg

    https://youtu.be/gB-y8wSU7qg

  • VIDEO

    Ilirjan Celibashi: Nuk mund të pranohet Komisioni i Rithemelimit i Berishës në koalicion me LSI

    Ilirjan Celibashi deklaroi sot se nuk mund të pranohet Komisioni i Rithemelimit të Berishës në koalicion me LSI-në.

    "Së pari për legjitimitetin e kërkesës unë mund të them se ne po e diskutojmë sot këtë kërkesë dhe tashmë LSI është regjistruar si parti politike. Nuk mund të them që përfaqësuesi i PD-së ka një pretendim alogjik por nuk ka bazë ligjore. Vlerësoj që kërkesa e LSI e shqyrtuar sot për të regjistruar një koalicion në vlerësimin tim ka legjitimitet të plotë dhe duhet të shqyrtohet. Lidhur me përmbajtjen nuk qëndron kërkesa për ta kthyer për plotësim, pasi do të ishim në këtë situatë nëse do të kishim mungesë të dokumentacionit përkatës. Ne i kemi të gjitha dokumentet. Kemi edhe diccka më shumë të cilën është jo në përputhje me parashikimet e ligjit. Kërkesa për disa aspekte të saj reflekton konfliktualitet me nenet e Kodit Zgjedhor me interesat e ligjshme të një partie tjetër politike. Ndaj kërkesa për të përfshirë në simbole, në sigla apo në thelbin e vet elementë të Partisë Demokratike nuk mund të pranohet", tha Celibashi.

    •  
  • VIDEO

    KQZ nxjerr jashtë 'Shtëpisë së Lirisë' Berishën, LSI në koalicion vetëm me Nard Ndokën! Celibashi përjashton Ish-Kryeministrin nga 6 marsi: S'pranohet me simbolet e PD

     

    Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka përjashtuar Komisionin e Rithemelimit të Sali Berishës nga zgjedhjet e 6 marsit. Ai e regjistroi koalicionin 'Shtëpia e Lirisë' vetëm me LSI dhe Nard Ndokën. Nuk dihet nëse tashmë kandidatët e Berishës të zgjedhur nga 'primaret' e tij në 6 bashki do të bëhen të gjithë vetëm kandidatët e Kryemadhit dhe Ndokës.

    • VIDEO

      Sot vendoset për fatin e tij, Saimir Tahiri mbërrin në GJKKO

      Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme, ku sot do të merret vendimi ndaj tij. SPAK ka kërkuar 12 vite burg për ish-ministrin.

      •  

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv