• VIDEO

    Noka, Këlliçi dhe Vokshi i bashkohen protestës së banorëve para Kuvendit! Pritet të shkojë edhe Berisha

    Flamur Noka, Belind Këllici dhe Albana Vokshi i janë bashkuar protestës së banorëve të ‘5 majit’, Laprakës, Paskuqanit dhe Kodrës së Priftit mëngjesit e sotëm para Kuvendit.

  • VIDEO

    Protesta para Kuvendit, banori për Report Tv: Nëse më prishet shtëpia nuk më mbetet më gjë! Do vras gruan dhe veten! Flet një tjetër: Kërkojmë vetëm zbatimin e ligjit

    Pa shpresë për të ardhmen dhe me zë të ngjirur banorët e ‘5 majit’, Laprakës, Paskuqanit dhe Kodrës së Priftit, insistojnë në protestën e tyre, me pretendimin se nuk po i respektohen të drejtat themelore.Gazetarja e Report Tv, Enxhi Musaj i është afruar disa prej tyre.

    Një burrë i moshuar, banor i Babrrus prej 30 vitesh, me lot në sy tregoi për mikrofonin e Report Tv se është i dëshpëruar dhe se nëse i prishet shtëpia nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse të vrasë veten dhe gruan.

    “Shtëpia ime do të dëmtohet. Jam i sëmurë me dializë, gruan e kam pa pension. Se di ku do ikim,  jam i vrarë nga jeta ime. Po na morën shtëpinë do vrasë dhe gruan.. s’na ka mbetur gjë. Burrë e grua jemi. Unë jam i mbaruar, jam i vdekur nëse na marrin shtëpinë. Do vras gruan dhe veten, të rrojnë këta s’kam ca bëjë, s’kam ku shkoi. 30 vjet e kam atë shtëpi, sot ai thotë dil përjashta. Vajza më ka shlyer dritat dhe ajo e shkreta ka 2 fëmijë. jam gati të vras vetes.”, tha ai.

    Një tjetër banorë i lagjeve të prekura, tha se nuk kërkon asgjë tjetër përveç zbatimit të ligjit dhe një dëmshpërblimi të drejtë.

    “Ne kërkojmë vetëm të zbatohet ligji, asgjë më shumë. Në aktmarrëveshje nuk është përcaktuar asgjë  saktë, nuk përcaktohet dëmshpërblimi. Ne nuk dimë ku po firmosim.”, tha ai.

    Bashkëshorti dhe babai i dy fëmijëve banues në Paskuqan, tha se nëse i shembet shtëpia kërkon një dëmshpërblim të drejtë me çmim e tregut dhe një shtëpi ku të strehohet me familjen e tij.

    “Kemi kërkuar që bashkia të vijë, por nuk vijnë të na takojnë, nuk na kanë dhënë asnjë përgjigje se dimë nëse do të dëmshpërblehemi, ku do të shkojmë nuk e dimë. Jemi katër veta në familje., Presim të na kthejnë një përgjigje të dëmshpërblehemi me çmimin e tregut. S’kemi ku strehohemi, do të dalim te koshi plehrave, ose do të shkojmë te shpija e di Ramës të ngremë çadër”, tha ai.   

  • VIDEO

    Erion Braçe: Një pyetje për z. Ceferin me rastin e vizitës së tij në Tiranë

    Presidenti i UEFA-s Ceferin ka mbërritur në Tiranë! Mediat e pularisë thonë se ka ardhur për Armand Dukën! Kështu?! Kam një pyetje për zotin Ceferin, një zyrtar serioz në hapësirën evropiane.

  • VIDEO

    Banorët e ‘5 majit’, Laprakës, Paskuqani dhe Kodrës së Priftit protestë para Kuvendit, kundërshtojnë shembjen e banesave

    Banorët e zonës së ‘5 majit’, Laprakës, Paskuqanit dhe Kodrës së Priftit janë mbledhur sërish para Kuvendin për të protestuar kundër shembjes së banesave të tyre. Me pankarta në duar banorët kërkojnë të marrin një dëmshpërblim të plotë të banesave të tyre dhe t’u tregohet me saktësi se kur do t'i jepen në dorë çelësat e shtëpisë së re.

  • VIDEO

    Pjesë e bandës 'Hellbanianz' që kontrollojnë tregun e kokainës në Londër, kush është reperi që tentoi të vriste pronarin e hotelit në Tiranë

    Reperi 30-vjeçar Ervin Selita, i njohur me emrin e artit 'Vinz', është një emër jo pak i njohur, jo shumë për muzikën e tij, sesa për përfshirjen në bandën 'Hellbanianz' në Londër, që kontrollojnë tregun e kokainës atje.

    Gazeta britanike, Daily Mail, i ka kushtuar edhe një artikull kësaj bande, ku shkruante se përdorin muzikën si një ‘trampolinë’ për qëllimet e tyre kriminale, me këngë me tekste të dhunshme, ku ekspozonin edhe jetën e tyre luksoze.

    “Gangsterët shqiptarë të drogës që pasqyrojnë pasurinë e tyre online, janë tashmë pjesë e mafias në Londër, të cilët po tentojnë të bindin persona të rinj në Angli që ti bashkohen atyre, përmes videove ku shfaqen duke udhëtuar me Lamborghini dhe Rolls Royce dhe duke shfaqur  jetën e tyre super luksoze”, shkruant Dali Mail në artikull. Në videot e tyre shihet jetesa teje luksoze me Rolls-Royces, Huracan Lamborghini , ndërsa këndojnë vargje të tilla si: “Ne ju vrasim sepse shqiptarët nuk kanë nevojë për arsye,” thotë ai në këngë. “Ata përpiqen të na kapin, por këta shqiptarë nuk mund të kapen.”

  • VIDEO

    Qëlloi për vdekje me thikë 19-vjeçarin, shqiptari hynë në gjykatën e Selanikut me jelek anti-plumb dhe kokën ulur!

    Me jelek anti-plumb, i veshur në të zeza dhe me kokën ulur është futur mëngjesin e sotëm në dyert e gjykatës në Selanik, 23-vjeçari shqiptar që qëlloi për vdekje me thikë Alkis Kampanos.

  • VIDEO

    Rindërtimi/ Rama publikon pamjet nga kompleksi i banimit në Manëz: Hapin dyert për 226 familje javën e ardhshme

    Pas dy vitesh pa shtëpi, për shkak të shembjes nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, 226 familje në Manzë të Durrësit do të futen javën e ardhshme në banesat e reja.

  • VIDEO

    Moti në Report TV / Parashikimi për datën 3 shkurt 2022

    Sipas MeteoAlb, orët e paradites dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta në bregdet dhe zonat e ulëta por vranësira të dendura do të ketë në zonat malore duke rrezikuar reshje të izoluara dëbore në ekstremin verior të vendit.

  • VIDEO

    Spille/ Shkrumbohet nga flakët bar restoranti pranë bregut, dëmë të shumta materiale

    SPILLE- Një bar restoranat buzë bregut shumë të vizituar gjatë sezonit turistik të Spillesë, është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.

    Siç duket edhe nga pamjet ekskluzive nga Report Tv, bar restoranti i përshirë nga flakët ka dëmë të shumta materiale. Struktura prej druri e restorantit ka bërë që të digjet nga zjarri brenda pak minutash

  • VIDEO

    Aksidenti tragjik me 3 të vdekur në Librazhd, shkak dyshohet rënia e gurëve në rrugë, detyroi mjetet të kryenin manovra të gabuara

    Aksidenti i një dite më parë në Librazhd, ku humbën jetën 3 persona dhe u plagosën 2 të tjerë, anëtarë nga e njëjta familje, duket se shkaktar i kësaj tragjedie ka qenë rënia e gurëve në rrugë. Aksi Elbasan-Librazhd është problematik për rënien e gurëve në rrugë sidomos në ditët kur ka reshje shiu, duke u kthyer në burim aksidenti për drejtuesit e mjeteve, dhe rasti i tillë ishte edhe dita e djeshme që u mori jetën 3 personave.  

  • VIDEO

    Shëngjin/ Zjarri në lagunën e Knallës vijon të jetë aktiv, digjen 10 hektarë tokë! Ndërhyrja e zjarrfikësve e pamundur për shkak të mungesës së rrugës

    Vijon të jetë aktiv zjarri i rënë që prej orës 12:00 të ditës së sotme në zonen lagunore të mbrojtur të Knallës në Shëngjin. Deri tani flakët kanë përshkuar rreth 10 hektarë bimësi, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve është e pamundur për shkak të mungesës së rrugës. Aktualisht zjarri nuk përben rrezik për zonën e banuar, teksa zjarrfikësit vijojnë të qëndrojnë në gatishmëri.

    •  
  • VIDEO

    Lagjja ‘Fushë-Mbret” në Elbasan 20 vite pa infrastrukturë! Edhe rrugët e periferisë në Vlorë 'pushtohen' nga gropat

    Mungesa e infrastrukturës rrugore prej më shumë se 3 dekadash është kthyer në shqetësim serioz për banorët e dy lagjeve periferike në Elbasan e Vlorë. Banorët ankohen se për shkak të amortizimit në ditët me shi këto rrugë përmbyten duke u bërë të pakalueshme.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv