-
VIDEO
Bënte gara shpejtësie në rrugë dhe i postonte videot në rrjetet sociale, e pëson shoferi
Policia Rrugore e Tiranës ka ndëshkuar me 50 mijë lekë gjobë një shofer i cili u kap duke bërë gara shpejtësie në rrugë.
Sipas Policisë, shoferi, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, bënte xhirime gomash dhe drift me automjetin tip "BMË"dhe më pas videot i postonte në rrjetet sociale.
-
VIDEO
Moti në Report TV /Parashikimi për datën 2 e 3 shkurt 2022
Sipas MeteoAlb, do të ketë përmirësim të kushteve atmosferike në zonat veriore dhe qendrore KU moti do të jetë kryesisht i kthjellët me vranësira kalimtare, por vranësira të dendura dhe shira të dobët dhe të përkohshëm do të ketë në zonat jugore të vendit.
-
VIDEO
Efektivë burgjesh e të burgosur VIP 'mbushën' qelitë me drogë, lëshohen 25 urdhër-arreste në Elbasan, Peqin e Vlorë! Arrestohet kreu i skemës, shefi i Policisë së Burgjeve në Elbasan
Një mega-operacion, hetimet e të cilit kanë filluar që në vitin 2020, po zhvillohet në Elbasan, Peqin dhe në Vlorë. Nga sa mësohet deri tani janë lëshuar 25 urdhër-arreste, ku mes tyre përfshihen efektivë rendi, policë të burgjeve, biznesmenë e madje edhe të dënuar. Policia ka arrestuar Hysni Ndreun, kreu i grupit që kryente aktivitet të paligjshëm
-
VIDEO
Skandal/ Autoriteti i Konkurrencës shkarkon drejtorin juridik pasi denoncoi në Report Tv pazarin e oligarkëve të miellit dhe faljen e gjobës 5 mln euro për fiksimin e çmimit
Autoriteti i Konkurrencës ndëshkon me shkarkim nga puna drejtorin Indrit Reka që denoncoi në Report Tv marrëveshjen mes oligarkëve të miellit për monopolizimin e tregut dhe fiksimin e çmimit. Anëtarët e ‘Konkurrencës’ pranuan shkeljet, por u bashkuan me oligarkët e miellit duke u hequr gjobën 5 milionë euro.
-
VIDEO
Digjet një banesë në Vlorë, dy banorë përfundojnë në spital
Një banesë është djegur në Vlorë në lagjen 24 maji. Burime për Report Tv bëjnë me dije se dy banorë kanë përfunduar në spital
-
VIDEO
Detaje nga mega-operacioni në Elbasan, mes tyre efektivë të burgut të Peqinit dhe biznesmenë
Detaje të reja mësohen nga mega-operacioni që po zhvillohet ditën e sotme në Elbasan. Burime për Report Tv bëjnë me dije se është dhënë urdhër-arresti edhe për disa punonjës të burgut të Peqinit për shpërdorim detyre, kryesisht policë të burgut edhe biznesmenë.
Urdhër arrestet janë për veprat penale, shpërdorim detyre, korrupsion dhe ushtrim i ndikimit të paligjshëm.
-
VIDEO
Plagoset me armë gjahu 39-vjeçarja në Vlorë, përfundon e plagosur në spital
Një 39-vjeçare është dërguar e plagosur me armë gjahu në spitalin e Vlorës. Policia thotë se shtetasja M.N banues në fshatin Bunavi, Vlorë, është dërguar në spital dhe ka dëmtime në dorë, të cilat dyshohet se janë shkaktuara me armë gjahu. Paraprakisht dyshohet për ngjarje aksidentale. 39-vjeçarja ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën
-
VIDEO
Mega-operacion në Elbasan, arrestohen 25 persona
Një mega-operacion është zhvilluar në Elbasan për arrestimin e një numri të madh personash. Burime për Report Tv bëjnë me dije se janë më shumë se 25 urdhra ndalimi të lëshuar nga një grup prokurorësh nën drejtimin e drejtuesit të prokurorisë Kreshnik Ajazi, të zbatuara nga FNSH dhe Njësia Operacionale
-
VIDEO
Tragjedi në Librazhd/ 3 të vdekur dhe 2 të plagosur nga e njëjta familje nga Kukësi! Makina e tyre përfundoi në lumë! Pamjet kur nxirren trupat! Fëmija 9 vjeç te Truama në gjendje të rëndë (EMRAT)
Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, ku një automjet me 5 persona është përplasur me një tjetër makinë dhe për pasojë drejtuesi ka humbur kontrollin duke përfunduar në lumin Shkumbin. Ata ishin nisur nga Kukësi për të festuar ditëlindjen e njërit prej anëtarëve të familjes, por udhëtimi i tyre u pre në mes nga një aksident tragjik.
-
VIDEO
30 mijë lekë për falsifikimin e dokumenteve për xhamat e zinj të makinave dhe raport mjekësor për të mos vënë rripin e sigurimi, 7 të arrestuar, mes tyre një zyrtar i DPSHTRR dhe një mjek
7 persona janë arrestuar dhe një tjetër është në kërkim pasi akuzohen për falsifikonin dokumentet për pajisjen e mjeteve me xhama të zinj si dhe jepini raporte mjekësore false për drejtuesit që të mos vinin rripin e sigurimi. Të arrestuarit bashkëpunonin me njëri-tjetrin duke i marrë drejtuesve të mjeteve nga 10 deri në 30 mijë lekë përmes të cilave u siguronin dokumentacione të vendosjes së xhamave të zinj si dhe kalimin e kontrollit teknik të mjeteve, apo edhe pajisjen me dokumente mjekësore të falsifikuara për mospërdorimin e rripit të sigurimit.
-
VIDEO
A do regjistrohet koalicioni i Berishës me LSI? Ledio Braho në Report Tv: Ligji përcakton se asnjë parti e paregjistruar nuk mund të jetë pjesë e koalicioni
Duket se regjistrimi i Sali Berishës në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit si pjesë e koalicionit të LSI nuk do të jetë i mundur, e aq më tepër nën emrin ‘Partia Demokratike Komisioni i Rithemelimit”. Anëtari i KAS, Ledio Braho tha në një intervistë për Report Tv tha se sipas ligjit të Kodit Zgjedhor neni 65 përcakton qartë se koalicioni duhet të formohet nga partitë që janë regjistruar në KQZ.
-
VIDEO
Posta Shqiptare shpërndan deri tani 135 mijë formularë të Këshillimit Kombëtar! Bushati: Janë kthyer të plotësuar 7500 formularë, afat deri më 22 shkurt
22 Shkurti është afati përfundimtar për shpërndarjen e anketave të këshillimit kombëtar. Për Report Tv, Drejtori i postës Ervin Bushati thotë se deri më tani janë shpërndarë 135 mijë pyetësorë, ndërsa vetëm 7500 prej tyre janë plotësuar.