• VIDEO

    Vdekja 3-vjeçarit, Report Tv në kopshtin e Fierit që u mbyll nga Ministria e Arsimit! Porta dhe dyert të kyçura

    Është dashur vdekja e një fëmije 3-vjeçar pak ditë më parë, që Ministria e Arsimit të kuptojë se ky kopësht nuk i plotëson kushtet. Burime bëjnë me dije se kopshti nuk kishte as drejtues, dhe as personel të kualifikuar për mësimdhënien.

  • VIDEO

    Patozi në Report Tv: Metën dhe Berishën i bashkoi urrejtja për Bashën, koalicioni i tyre jo për tu krenuar! Basha i fundit që mund të shprehë përçmim ndaj LSI

    Ish-kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi tha në Report Tv se Ilir Metën dhe Sali Berishën në “Shtëpinë e Lirisë” i bashkoi mënyra sesi konceptojnë politikën dhe urrejtja që kanë të dy për kryedemokratin Basha.

  • VIDEO

    Në nëntor të vitit të kaluar i 'hodhën në erë' makinën me tritol, arrestohet sot noterja Rezarta Koçi! I merrte para qytetarëve duke i mashtruar

    Mësohet se në pranga ka rënë noterja Rezarta Koçi 40 vjeçe, e cila, sipas policisë, në vitin 2021, duke shpërdoruar detyrën, ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme shuma të konsiderueshme monetare nga qytetarë të ndryshëm.

  • VIDEO

    Rama nga aeroporti i Kukësit: Udhëtimet drejt Gjermanisë, Austrisë dhe Zvicrës me kosto 19 euro! Do heqim taksën e kufirit! S'do t'i ndahem derisa çunat e Londrës të vijnë drejt e këtu

    Kryeministri Edi Rama, deklaroi nga Aeroporti i Kukësit, se nga sot kompania WizzAir është e vendosur në Kukës dhe fillon prenotimet për katër destinacionet e para nga dy herë në javë drejt Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës. Rama tha se ka diskutuar me drejtorin e kompanisë edhe për udhëtime drejt Londrës ndërsa kreu i qeverisë theksoi se në këtë aeroport do hapen vende pune dhe i bëri thirrje të rinjve të aplikojnë.

  • VIDEO

    ‘Fluturimi ynë i parë në aeroportin e Kukësit’, Kreu i ‘WizzAir’: Moment i veçantë! Shqiptarët përfitojnë kosto të ulëta dhe turistë të rinj

    I pranishëm në fluturimin e parë të “WizzAir” në Aeoportin e Kukësit ishte edhe kreu i kompanisë, József Váradi, i cili e cilësoi këtë moment si tepër të veçantë. Gjatë fjalës së tij ai tha se përmes “WizzAir” shqiptarët jo vetëm që do të përfitojnë fluturime me kosto shumë të ulët, por edhe shumë turistë nga jashtë vendit.

    "Ky është një momente i veçantë. Së pari ky është fluturimi parë i “WizzAirit” në aeroportin e Kukësit. Së dyti, ne do të bëjmë disa njoftime të rëndësishme sot për të lidhur aeroportin e Kukësit me pika të tjera të ‘WizzAirit”.. Kemi hyrë në tregun shqiptare 18 muajit e fundit, aktualisht kemi 6 avionë të bazuar në Tiranë. Po të doni të udhëtoni nga Shqipëria në Europë tre vjet më parë do të duhej të paguanit 300-400 dollarë, tani mund ta bëni vetëm me 20 euro dhe të udhëtoni për në Europë.  Tirana është një prej bazave të reja që kemi. I kemi kursyer Shqipërisë 129 milionë euro, sepse nuk u kemi zhvatur para si kompanitë e tjera ajrore.  Uroj që ky të jetë vetëm fillimi. Të përfshimë edhe Kosovën e Maqedoninë e Veriut. Duam të jemi vërtet një kompani që zhvillon vendin dhe e kuptojmë që duhet dhe mund të ndihmojmë jo vetëm që të përfitojnë shqiptarët nga kostoja e ulët, por edhe të sjellin turistë të rijnë. Duhet të dini që kjo është diçka që  është zhvilluar gjatë 18 muajve.", u shpreh ai.

  • VIDEO

    Rihapen fluturimet në Aeroportin 'Flatrat e Veriut', Balluku: Kemi marrë konfirmimin nga NATO, plotëson të gjitha kërkesat e sigurisë teknike

    Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku bëri m dije sot se është marrë konfirmimi nga NATO për Aeroportin 'Flatrat e Veriut'. Ajo u shpreh se Aeroporti është pjesë e certifikuar e logjistikës së NATO-s dhe se plotëson të gjitha kërkesat e sigurisë teknike.

    "Një element i rëndësishëm të zhvillimit të aviacionit. Ky është një aeroport rajonal që mbulon nevojat e shqiptarëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Dje kemi marrë një konfirmim nga NATO për këtë aeroport, është pjesë e certifikuar e logjistikës së NATO-s, kjo tregon se ky aeroport plotëson të gjitha kërkesat e sigurisë teknike", tha Balluku.

  • VIDEO

    Rikthehen fluturimet në ‘Aeroportin e Kukësit’, Rama, Balluku dhe Spiropali bëjnë udhëtimin e parë

    Kryeministri Edi Rama në aeroportin e Kukësit, ku pas testimeve të suksesshme kompania WizzAir ul avionët e saj me 4 destinacionet e para drejt 3 vendeve Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës, fillimisht nga dy herë në javë.

  • VIDEO

    Drogë e alkool në burgje, dalin para gjykatës në Elbasan për masën e sigurisë 11 prej 28 të arrestuarve

    Të arrestuarit e opreacionit 'Trinomi' në tre burgjet e vendit, Elbasan, Korçë dhe Peqin, do të dalin sot para gjykatës në Elbasan, ku do të njihen me masën e sigurisë. Në Gjykatën e Elbasanit kanë mbërritur 11 prej të arrestuarve, përkatësisht  Hysni Ndreu, Gazmir Meta, Elvis Gjoci, Gentian Gjata, Gentian Mino, Dardan Xhahysa, Mikel Gjella, Klevis Deliaj, Genci Xhahysa, Ervin Velia, dhe Rigers Miha.

    Operacioni “Trinom” hetimet për të cilin nisën në vitin 2020, u finalizua të martën dhe vuri në pranga 28 persona, zyrtarë, policë burgjesh, biznesmenë dhe të burgosur që e kishin kthyer aktivitetin kriminal brenda qelive. 

  • VIDEO

    Mat/ I dënuar me 5 vite burg për kultivim dhe trafik kanabisi, arrestohet 28-vjeçari Erjul Menga

    Kujtojmë se në vitin 2020, në kuadër të këtij operacioni janë vënë në pranga edhe tre persona të tjerë të cilët akuzohen për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Prodhim dhe shitja e narkotikëve" në bashkëpunim.

  • VIDEO

    Klosi në 'Repolitix': 'Shtëpia e Lirisë' vetëm për zgjedhjet e 6 marsit! Shkodra, e vetmja bashki ku do të ketë garë! Murrizi: Berisha-Basha në betejë, Rama në provë

    Një tjetër çështje që u diskutua në emisionin ‘Repolitix’ ishin zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Për analistin Fatos Klosi, Shkodra do jetë e vetmja garë për të treja palët, Berishën, Bashën dhe Ramën.

    “Shkodra mbetet një tregues edhe për Partinë Socialiste, për të treguar nëse është afër apo jo. E vetmja garë është Shkodra për të tre palët. Duhet t’i tregojë bazës se edhe në këtë situatë, nëse nuk fitojnë Shkodrën, ka shumë kuptime.”-tha Klosi.

    Analisti Shpëtim Nazarko tha se Bashkia e Shkodrës është më e rëndësishme se pesë bashkitë e tjera.

    “Nëse fiton e djathta duke mbledhur dy palët e votave, thonë se anon nga Berisha, do të thotë se këtu ka të djathtë.”-tha Nazarko.

    Ndërsa ish-anëtari i Këshillit Kombëtar i PD, Gent Malko tha se Shkdora është i vetmi qytet ku opozita mund të marri vota. Sakaq, Malko theksoi se këto zgjedhje kanë vetëm një kontekst, betejën Berisha-Basha.

    “Në mënyrën si janë vendosur, kandidati i Bashës, nuk është i keq. Do marri disa vota. Bardhin e njoh personalisht, s’ka opinion të keq Shkodra për të. Edhe në Shkodër ku duket se ka garë, mund të diskutohet fitorja e PS. Beteja është Basha-Berisha, këto zgjedhje kanë vetëm këtë kontekst.”-tha Malko.

    Për ish-deputetin Myslim Murrizi, zgjedhjet e pjesshme janë një betejë mes dy personave, Bashës dhe Berishës ndërsa nuk përjashtoi se është një test edhe për Edi Ramën.

    “Shkodrën nuk e shoh vetëm nga qenie antikomuniste. E vetmja Bashki që ka 2 mijë punëtorë në punë nga PD-ja. Zgjedhjet e pjesshme lokale, pushteti hyn në avantazh. Nuk ndryshon raportet politike.”-tha Murrizi.

    A përbën koalicion Berisha-Meta një projekt të ri politik apo është një taktikë vetëm për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, sipas Gent Malkos, 'Shtëpia e Lirisë' është një pol i tretë.

    "Berisha do tentojë të zgjidhi ligjërisht çështjet e PD-së. Dyshoj që do bëhet me LSI dhe të bashkohet në një parti se do bënte një firo të jashtëzakonshme në pjesën e elektoratit që mendon se e merr. Pol në mënyrë të padiskutueshme. Ka filluar të ravijëzohet shumë më herët. PD misionin e saj e ka mbyllur me kohë. Sot po shohim degradimin nga mbajtja me dhunë prej lidershipit. Po ta kishin lënë të lirë, do kishim parë një ringritje të PD-së."-tha Malko.

    Analisti Shpëtim Nazarko është i mendimit se bashkëpunimi Berisha-Meta do ketë shumë të papritura rrugës. Ndërsa analisti Fatos Klosi tha se Meta dhe Berisha po bashkëpunojnë vetëm për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

    “Baza e dy partive nuk shkojnë me njëra tjetrën. Të dy në pozitë të vështirë. Po bëjnë një bashkëpunim nga kjo pozitë e vështirë. Berisha e ka me Lulin dhe jo me Ramën. Aq sa do fitojnë së bashku, do thotë kontributi është i imi. Situata po i detyron të bashkohen hapur.”-tha Klosi.

  • VIDEO

    Moti në Report TV / Parashikimi për datën 4 shkurt 2022

    Sipas MeteoAlb zhvillimi i një qendre anticiklonare mbi Ballkan do te sjellë në vendin tonë kushte të qëndrueshme atmosferike, për pasojë kthjellimet do të jenë dominante në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta paraqitet moti në zonat malore. Orët vijuese mbeten në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta në të gjithë territorin. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -6°C deri në 13°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Lindor – verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

  • VIDEO

    ''Shtëpia e Lirisë” a do të kthehet në një pol të ri politik Berisha-Meta?

    Emisioni Repolitix trajtoi aktualitetin politik. A do të ketë shkarkim të presidentit Ilir Meta nga Gjykata Kushtetuese? “Shtëpia e Lirisë” a do të kthehet në një pol të ri politik të Berishës dhe Metës pas 6 marsit? Të ftuar në studio Gent Malko, Shpëtim Idrizi, Fatos Klosi dhe Myslim Murrizi.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv