-
VIDEO
Me kafe në dorë dhe duke i dhënë makinës, Kryemadhi ‘harron’ seancën ndaj bashkëshortit të saj në Kushtetuese: Gëzojeni shpirtin
Teksa shfaqet e qeshur, e relaksuar dhe më një kafe në dorë duke i dhënë makinës, Kryemadhi ka vendosur të ‘harrojë’ që sot zhvillohet seanca në gjykatën kushtuese ndaj bashkëshortit të saj, për shkarkimin ajo të tij nga posti i Presidentit.
-
VIDEO
Rikthehen reshjet e dëborës në Kukës, 37 borëpastruese mbajnë të hapur rrugën e Kombit, i bllokuar aksi Kukës-Arrën
Në qarkun e Kukësit janë rikthyer reshjet e dëborës pas një muaji, ku deri në këto momente nuk janë shfaqur problematika. E vetmja problematikë është në aksin që lidh Kukësin me njësinë administrative Arrën. Trashësia e dëborës në Shishtavec ka vajtur në 10 cm, në Valbonë 15 cm dhe në Qafë –Prushi dhe Has 10 cm.
-
VIDEO
Aksident në Lezhë, makina del nga rruga, përplaset me disa pemë dhe përfundon në kanal! Shoferi në gjendje të rëndë
Ngjarja ndodhi rreth orës 07:00, në rrugën Lezhë-Laç, ku një automjet tip 'Benz' doli nga rruga duke u përplasur me disa pemë e më pas përfundoi në kanal. Për pasojë mbeti i plagosur rëndë shoferi, i cili u dërgua në spital.
-
VIDEO
Digjet qëllimisht furgoni gjatë natës në Vlorë, ishte në pronësi të një firme private
Një furgon është përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës, ndërsa dyshimet paraprake janë që zjarri të ketë qenë i qëllimshëm. Ngjarja ka ndodhur në orën 03:30, në lagjen "24 Maji", ku mjeti tip "Volkswagen Transporter", është djegur pjesërisht
-
VIDEO
Prefekti e ktheu pasi nuk ishte përcaktuar fondi për pastrimin, rivotohet në këshillin bashkiak buxheti i Vlorës
Këshilltarët bashkiak të Vlorës rivotuan buxhetin e 2022-shit, duke shprehur rezerva për Prefektin që sipas tyre e ktheu në mënyrë të paligjshme! Megjithatë disa ndryshime teknike u reflektuan sidomos sa i përket paketës fiskale.
-
VIDEO
Dëborë në Dibër dhe Korçë, akset e lira dhe të kalueshme vetëm me zinxhirë! I bllokuar vetëm bypass-i i Qafë Murrizës, ja rruga alternative nga duhet të kalojnë shoferët
Dita e parë e muajit shkurt ka nisur me reshje të dendura të dëborës në Dibër, Bulqizë dhe zonën e Korçës , por deri tani pa problematika dhe nuk ka bllokime rrugës. I vetmi bllokim është shfaqur ne bypassin e Qafë Murrizit, ku po punohet nga kompanitë kontraktore me 4 borë pastruese për të hapur rrugën.
-
VIDEO
Aksioni ishte paralajmëruar në orën 10:00, fadromat e IKMT nis 3 orë me herët shembjen e banesave të tjera te lagja ‘5 Maji’
IKMT ka nisur mëngjesin e sotëm shembjen e banesave të tjera në lagjen '5 Maji' në Tiranë. Ndonëse aksioni ishte paralajmërua se do të niste në orën 10:00, fadromat e IKMT kanë nisur punën që prej orës 07:10. Ndryshe nga herët e kaluara, banorët nuk kanë dalë të protestojnë sot kundër shembjes së banesave të tyre.
-
VIDEO
Moti në Report TV / Parashikimi për datën 1 shkurt 2022
Sipas MeteoAlb, vendi ynë deri në orët e mesditës do të jetë në dominimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin reshje shiu në ultësirën perëndimore dhe reshje dëbore në zonat malore, parashikohet që herë pas here reshjet të jenë më intensitet deri mesatar. Por gjatë pasdites dhe mbrëmjes moti do të përmirësohet gradualisht në pjesën më të madhe të territorit.
-
VIDEO
Kallëzimi nga Bashkia Tiranë, Prokuroria thërret përfaqësues të FSHF-së! Akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim! Dëshmojnë 15 anëtarë të Shoqatës së Futbollit Tirana
6 ditë pasi kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj paditi për shpërdorim të detyrës, falsifikim të dokumenteve dhe rrjetit kompjuterik drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit Ilir Shulkun, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Federatë Shqiptare të Futbollit dhe Ardian Haçin, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, Prokuroria e Tiranës ka thirrur sot për t'i pyetur përfaqësues të FSHF-së.
-
VIDEO
Rënia e gurëve rrezikon kalimtarët në aksin Skuraj-Burrel! Mungojnë barrierat mbrojtëse, kompania nuk mirëmban rrugën
Rënia e gurëve dhe rrëshqitja e rrugës në aksin Skuraj-Burrel është kthyer në një problem serioz për përdoruesit e automjeteve. Ata duhet të ecin me shumë kujdes, ndërsa thonë se kompania “Geci sh.p.k” që duhet të mirëmbajë rrugën, nuk bën asgjë.
-
VIDEO
Përfshihen nga flakët 10 hektarë tokë në fshatin Halil të Fushë Krujës! Rrezikohen disa banesa, zjarrfikësit në vendngjarje
Burime për Report Tv bëjnë me dije se zjarri i favorizuar nga era e fortë deri tani ka djegur rreth 10 hektarë tokë. Në afërsi të zjarrit ndodhen edhe disa banesa të cilat rrezikohen nga flakët. Forcat zjarrfikëse të Krujës po mundohen të lokalizojnë flakët për të evituar që ato t’i afrohen banesave.
-
VIDEO
Zjarri 'kaplon' pyjet e Llogorasë, zjarrfikësit në 'luftë' me flakët prej disa orësh
Zjarri vijon prej disa orësh të jetë prezent dhe të "kaplojë" bimësinë e zonës mes Llogarasë dhe Dhërmiut.
Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset e Vlorës dhe Himarë, po pavarësisht forcave të përforcuara, terreni dhe era e fortë po bën punën e tyre shumë të vështirë.
Situata ende paraqitet kritike.