-
VIDEO
Në rrugë me xhama të zinj në kundërshtim me ligjin, video kur policia u heq xhamat e zinj makinave në rrugë
Errësimi i xhamit të makinës në shkelje të ligjit kanë kaluar në sitën e rrugorëve. Report Tv sjell kur policia e Tiranës u heq këto xhama në rrugë dy makinave, pasi nuk i kanë pasur me leje dhe se pajisja speciale që policia po aplikon në terren për verifikimin e tyre tregon që drejtuesit kanë thyer ligjin duke i bërë më të errëta nga sa parashikon ligji.
-
VIDEO
Rrëshqitje gurësh në aksin Berat-Skrapar, drejtuesit e mjeteve: Sa herë bie shi jeta jonë është në rrezik, të paktën të pastrohet rruga
Aksi Berat-Skrapar është një nga rrugët më problematike për drejtuesit e mjeteve dhe më të rrezikshme për to për shkak të rrëshqitjes së gurëve dhe dherave. Sa herë bie shi, kjo rrugë bëhet edhe më kërcënuese për drejtuesit e mjeteve, pasi rrëshqitja e gurëve dhe dherave është edhe më e madhe.
-
VIDEO
Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesat e Metës: S'ka përjashtim të gjyqtarëve! Pretendimi për afatet i pabazuar
Gjykata Kushtetuese ka refuzuar kërkesën e Presidencës për përjashtim nga gjykimi të çështjes në shkarkimit të Ilir Metës të gjyqtarëve.
Sipas Gjykatës është rrëzuar kërkesa për rrëzimin e gjyqtares Vitore Tusha pasi shkaqet janë të pabazuara. Gjithashtu janë rrëzuar kërkesat edhe për përjashtim të gjyqtarëve të tjerë.
Gjithashtu Gjykata Kushtetuese nënvizon se pretendimi i Presidencës për tejkalim të afateve është i pabazuar.
-
VIDEO
Aksidenti tragjik në Elbasan, dëshmitari: Ishte prishur barriera mbrojtëse, ka dy muaj që nuk po e rregullojnë
Një dëshmitar i aksidenti tragjik që i mori jetën tre personave tha për mediat se barrira mbrojtëse e rrugës ishte shembur dhe prej dy muajsh nuk po merrnin masa për ta rregulluar. Ai shtoi se ky është aksident i tretë që regjistrohet në të njëjtën pikë.
“Sapo pashë që kishte ndodhur diçka erdha me vrap, në atë kohë nuk kishte asnjë më pas u mblodhën të gjithë. Di se janë tre të vdekur, ajo gruaja doli me djalin, ishte 8 metra poshtë në shkëmb. E ngjitëm djalin duke mbajtur njeri-tjetrin. Djali ishte 7-8 vjeç. Kjo është e treta herë që ndodh e njëjta gjë. Ka dy muaj që është prishur barriera mbrojtëse, ka qenë e shembur, nuk kanë marrë masa për ta rregulluar.”, tha ai.
-
VIDEO
Kallzoi në prokurori zgjedhjet e futbollit në Gjirokastër, Nebiaj denoncon me emra: Delegatët u zgjodhën me urdhër të federatës
Përfaqësuesi i ‘AF Luftëtarit’ ka denoncuar me emra personat që nuk ishin delegate dhe kanë votuar me urdhër të FSHF-së për zgjedhjet në shoqatën rajonale të futbollit në Gjirokastër.
-
VIDEO
‘Shoqata e futbollit në Shkodër si grup i strukturuar kriminal’, kandidati për kryetar: Nuk do lejoj zgjedhje pa mediat
Kujtim Shaba, trajner futbolli dhe ish-drejtues i klubit të Vllaznisë, në studion e ‘Report TV’ tregon se po has peripeci të jashtëzakonshme për t’u rregjistruar si kryetar në shoqatën rajonale të futbollit në Shkodër. Ai thotë se është propozuar nga tre anëtarë sipas statutit, por pavarësisht kësaj nuk është konfirmuar nga drejtuesit e shoqatës.
“Ishim të parët që duhet të bënim zgjedhjet, por u shtynë për COVID. Sipas procedurave deri më 20 dhjetor janë bërë propozimet në Shkodër dhe brenda rregullave tre shoqata kanë propozuar emrin tim. Me datë 22 dhjetor kam dërguar një shkresë te shoqata e Shkodrës ku i pyes nëse jam kandidat? Dhe nëse jam më vendosni në diospozicion listën e votuesve.
-
VIDEO
Aksidenti i rëndë në Elbasan, nxirren trupat e tre viktimave
Aksidenti i rëndë në Elbasan, nxirren trupat e tre viktimave
-
VIDEO
Zgjedhjet e pjesshme lokale, Report Tv zbardh marrëveshjen Berisha-Meta! Marrin 'copy-paste' emrin dhe logon e Berlusconit në Itali! Nard Ndoka 'i ligjëron' koalicionin
Berisha dhe LSI kanë marrë copy-paste emrin dhe logon e qendrës së djathtë në Itali, e drejtuar nga Silvio Berlusconi. Pjesë e koalicionit është bërë edhe Nard Ndoka me partinë e tij, për të plotësuar kushtin që duhet për të formuar koalicion, që kërkon 2 parti, pasi Sali Berisha dhe mbështetësit e tij nuk janë parti.
-
VIDEO
Dëbora ‘nuk di’ të ndalet në Krujë arrin deri në 20 cm trashësi, 2000 banorë në vështirësi për qarkullim
Reshjet e dëborës që kanë filluar që natën e kaluar kanë bërë që niveli i dëborës në malësinë e Krujës të bashkojë deri në 20 cm.
Sipas banorëve rrugët janë thuajse totalisht të bllokuara nga dëbora dhe kjo ka bërë që afro 2000 banorë të kenë shumë vështirësi në qarkullim.
Deri tani rrugët janë të kalueshme me shumë vështirësi, e ndërsa dëbora vijon të bjerë pa pushim.
Fatmirësisht nuk ka as ndërprerje energjie.
-
VIDEO
Makina përfundoi në Lumin Shkumbin, momenti i shpëtimit të dy prej të aksidentuarëve, në kërkim 3 të tjerët
Të kapur dorë për dore njerëz që ndaluan për të ndihmuar, policia dhe zjarrfikësit kanë shpëtuar dy prej personave të bllokuar në makinën e cila përfundoi në Lumin Shkumbin mëngjesin e sotëm, pasi humbi kontrollin.
Sipas informacioneve të mbërritura në redaksinë e Report Tv, në makinë kanë qenë edhe tre persona të tjerë, të cilët janë ende në kërkim.
-
VIDEO
Humbi kontrollin në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, makina përfundoi në lumë, të bllokuar shoferi dhe pasagjerët
Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka rënë në Lumin Shkumbin.
-
VIDEO
Gjykata Kushtetuese shqyrton sot shkarkimin e Presidentit, nis seanca! Meta jo i pranishëm, përfaqësohet nga këshilltari ligjor
Tetë muaj pasi 104 ligjvënës në Kuvendin e Shqipërisë morën vendimin për të shkarkuar Presidentin e Republikës Ilir Meta për shkelje të rënda të Kushtetutës, më në fund në Gjykatën Kushtetuese po zhvillohet seanca plenare ku po shqyrtohet kjo çështje kaq e ndjeshme të politikës shqiptare.