-
VIDEO
IKMT shkon tu shembë shtëpinë, çifti i të moshuarve me lot ne sy në Ksamil përplasen me punonjësit: Do ta mbrojmë me gjak! S’kemi ku të shkojmë
Rushan dhe Katerina Kurti sot janë përballur me fadromat e IKMT-së që kanë zbarkuar në shtëpinë e tyre. Kjo pasi IKMT ka shkuar që t’u shembë shtëpinë, pasi sipas punonjësve është e ndërtuar pa leje, por çifti i të moshuarve thotë për Report Tv se objekti i tyre është në proces legalizimi. Ato thonë se banojnë aty prej 2013. Madje theksojnë se IKMT u ka dërguar një vendim për prishje në emër të Arjan Poda.
-
VIDEO
Konflikt për varret mes fshatrave fqinje të Fierit e Vlorës, banorët e Ferrasit: Vijnë dhe i kryejnë varrimet në fshatin tonë, kanë rrethuar rrugën me kangjella hekuri
Banorët e fshatit Ferras të Fierit dhe fshatit Fitore të Vlorës, fshatra kufitarë, janë në një konflikt për varrezat. Banorët e Fitores, të cilët më parë kanë jetuar në Ferras, shkojnë dhe i varrosin të afërmit e tyre po në varrezat e fshatit ku kanë banuar më parë. Kjo ka krijuar shqetësim për banorët e Ferrasit, të cilët shprehen se banorët e Fitores duhet t'i varrosin të afërmit aty ku edhe banojnë. Ata denoncojnë edhe faktin se rrugicat mes varrezave janë rrethuar me kangjella, duke kërkuar heqjen e tyre.
'Këtu kanë ardhur të huaj pa pyetur njeri. Këtu para një viti edhe kontribuuam, ndërsa sot rrethohen varrezat, këto i bëjnë banorët e fshatit Fermë Fitore. Kangjellat duhet të hiqen, nuk po kërkoj të zhvarrosen ata që janë varrosur, por të hiqen e mos të vihen më kangjellat. Po zaptojnë varrezat", thotë një banorë.
-
VIDEO
‘Ka ardhur vendimi do prishet’, pronari i banesës në Sarandë kundërshton punonjësit e IKMT-së: Nuk jam lajmëruar, xhaxhi nuk del që këtej
Punëtorët e IKMT-së janë hasur me rezistencën e një banori, i cili thotë se nuk është njoftuar për shembjen e shtëpisë së tyre.
Punonjësi i IKMT-së: Kanë nxjerrë vendimin do të prishet, do prishet!
Banori: S’më ka ardhur vendimi. Mua s’më ke çuar në gjyq. Unë jam shtetas shqiptar, nuk është e Arianitit. E kualifikuar thotë, unë e kam në proces legalizimi. Këtë e ka djali im. Ça bëni kështu. Xhaxhi nuk del që andej. Tani ma sjell mua shkresën ti! Nuk kaloj unë andej.
-
VIDEO
IKMT aksion në Sarandë e Ksamil, nis shembjen e 20 ndërtimeve pa leje
Inspektoriati vendor i Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Sarandë ka nisur ditën e sotme një aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje. Bëhet fjalë për 20 ndërtime pa leje të kontaktuara gjatë kohës së fundit dhe kryesisht ndërtime në shtesa dhe rrethime. 11 nga këto ndërtime janë në Ksamil dhe 9 në Sarandë
-
VIDEO
Dosja 339 për laboratorin e heroinës në Has, arrestohet i kërkuari Fatjon Marku, i dënuar në mungesë nga GJKKO me 14 vite burg
Fatjon Marku, 33 vjeç, është arrestuar nga policia e Lezhës pasi ishte shpallur në kërkim për trafik droge. Ai ishte dënuar në mungesë me 14 vite burg nga GJKK për ngritjen e një laboratori droge në has në 2018.
-
VIDEO
'Po ndërtojnë pallatin e ri mbi themelet e atij që u shemb nga tërmeti', banorët e lagjes 7 në Durrës protestë para bashkisë: Të vijnë ekspertë, s'futemi në ato apartamente
20 familjet e pallatit nr. 21, në lagjen 7 në Durrës, kanë protestuar sot përpara Bashkisë, duke pretenduar se në pallatin e tyre prej disa ditësh kanë nisur punimet për rindërtimin e tij, por këto punime janë duket u kryer mbi themelet e pallatit të shembur nga tërmeti i 26 nëntorit.
Megjithatë, pavarësisht protestës së banorëve, Bashkia e Durrësit nuk ka ende asnjë reagim.
-
VIDEO
Hapja e pikës së përbashkët policore e doganore me Greqinë, Komisioni i Sigurisë miraton projektligjin! PD i jep ‘ok’: Padiskutim që jemi pro
Komisioni për Sigurinë Kombëtare ka miratuar sot projektligjin për një qendër të përbashkët policore dhe doganore me Greqinë. Edhe Partia Demokratike ka dalë pro, ku deputeti i PD-së Ervin Salianji u shpreh se padiskutim që janë pro
-
VIDEO
Aksidentoi 26-vjeçaren në Tiranë dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet i riu
I riu në rrugën "Shahin Doçi", ka aksidentuar shtetasen K. S., 26 vjeçe, këmbësore, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes, për të fshehur automjetin.
26-vjeçarja ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë bllokuar në cilësinë e provës materiale automjetin tip “Benz”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
-
VIDEO
12 vjedhje për 26 ditë, nga dyqanet, studiot e bankomatet, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë! Nën hetim edhe 59-vjeçari që blinte sendet e vjedhura
Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Tiranë, i akuzuar si autor i disa vjedhjeve. I riu me inicialet A. Xh.. rezulton se ka kryer 12 vjedhje për 26 ditë, duke marrë sende të ndyshme në dyqane e studio e po ashtu edhe para në bankomat.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 31 janar 2022
Titujt e gazetave për sot, nga Çfarë përfaqësojnë 6 kandidatët e Berishës te zgërlaqja e mumjes e deri tek 5 prokurori nisin hetimet për manipulim për Dukën.
-
VIDEO
Moti në Report TV / Parashikimi për datën 31 janar 2022
Sipas MeteoAlb, Shqipëria gjatë orëve të paradites dhe pasdites do të paraqite në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta në zonat malore. Por në orët e në vijim parashikohet që vranësirat të shtohen në gjithë territorin, ku më të dukshme do të jenë në zonat veriore të vendit tonë.
-
VIDEO
Aksident me vdekje në Lushnjë, 61-vjeçari bie me zetor në kanal dhe humb jetën (EMRI)
Burime për Report Tv bëjnë me dije se Shërbet Meta, 61 vjeç, ka rënë në kanal me zetorin e tij dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Të njëjtat burime raportojnë se mjeti tip zetor nuk kishte ndriçim ndërsa është dashur ndërhyrja e vinçit për të lëvizur zetorin dhe më pas për të nxjerrë trupin e pajetë të 61-vjeçarit.