-
VIDEO
Prokuroria: Hetojmë përmbaruesit pse blenë të dhënat dhe i shpërndanë ato
Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj tha se prokuroria po vijon hetimet edhe për të zbuluar qëllimin e që përmbaruesit privat që i blenë këto të dhëna dhe i shpërndanë,
“Do i shkohet deri në fund çdo lloj subjekti të përfshirë në këtë veprimtari çfarëdolloj niveli qoftë ai. Po hetojmë jo vetëm autorët që kanë marrë të dhënat por edhe në drejtim të hetimit të qëllimit të përdorimit të këtyre të dhënave për efekt të shpërndarjes së tyre të përgjithshme”, tha Imeraj.
-
VIDEO
Kryeprokurorja Imeraj: Punonjës të përmbarimit blenë të dhënat e shqiptarëve, i përdorën për punët e tyre
Kryeprokurorja e Tiranës, Elizabeta Imeraj tha se subjektet private të cilat kanë blerë të dhënat janë persona në fushën e përmbarimit, të cilët janë arrestuar. Ndërsa qëllimi i blerjes së të dhënave është përdorur për punën e tyre, por detajet janë ende nën hetim nga prokuroria.
'Grupi hetimor ka qenë i devotshëm në kryerjen e veprimeve duke përfshirë dhe nxjerrjen e qëllimit të publikimit të këtyre të dhënave. Nga ana jonë deri në këto momente është zbuluar mekanizimi i ngjarje sesi këto të dhëna të përftuar kanë mundur të aksesojnë dhe ti përdorin. këto të dhëna janë shitur. Prokuroria është e vendosur të hetojë çdo lloj subjekti apo individ që kanë një qëllim të caktuar. Në raport se kush janë subjketet, janë persona që punojnë në fushën e përmbarimit të cilët këto të dhëna personale i kanë përdorur për qëllime të punës së tyre. Jemi në fazën kur kemi punonjës shtetërore, që i kanë përdorur dhe shitur ato, dhe më pas për persona të tjerë që i kanë blerë.'- tha Imeraj.
-
VIDEO
Skandali me publikimin e të dhënave, Imeraj: Veprimtari e nisur që me patronazhistët! Nën hetim edhe ata që krijuan akses tek të dhënat, pavarësisht qëllimit
drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj bëri me dije se veprimtaria e publikimit të të dhënave personale ka nisur në vend prej disa muajsh, duke përmendur patronazhistët. Sipas Imeraj hetimet do të shtrihen edhe për peronat që kanë krijuar akses në këto të dhëna dhe publikimin e tyre me çfarëdo qëllimi.
"Është arritur të vihen para përgjegjësisë penale dy persona të tjerë që punojnë në sektorin privat që kanë blerë të dhënat. Prokuroria vazhdon hetimet, pasi sekuestrim i dokumentacionit është bërë edhe në institucione të tjera si DPSHTRR pasi dolën edhe të dhëna për targat, Duke patur parasysh që një veprimtari ka muaj që zhvillohet nisur me patronazhistët dhe më pas me publikim e targave e pagave, Prokuroria është në funksion të plotë për të vënë para përgjegjësisë personat përgjegjës. Pistë hetimi edhe për ata që kanë krijuar aksesin për pasjen e këtyre të dhënave dhe publikimin e tyre me çfarëdo qëllimi. Garantojmë hetim objektiv dhe të plotë për të zbuluar edhe qëllimin e autorëve nëse donin t'i përdornin këto të dhëna apo kishin qëllime të tjera nëpërmjet publikimit. Nxjerrjen e qëllimit të këtyre të dhënave", tha ajo.
-
VIDEO
Prokuroria: Dy specialistët e IT të Tatime morën të dhënat personale dhe ua shitën subjekteve private
Prokuroria e Tiranës tha se dy personat e arrestuar, me profesion IT te drejtoria e tatimeve kanë marrë të dhënat personale dhe ua kanë shitur subjekteve private.
“ Duke marrë si shkak dëmtimin e interesave të shtetasve ku shpërndahen nëpër rrjete sociale, është zhvilluar hetimi dhe janë marrë info nga të gjitha institucioneve, janë sekuestruar servera dhe kompjutera dhe kemi identifikuara 4 autorë ku dy janë punonjësit në drejtorisë së tatimeve dhe nga të cilët ka dyshime që kanë rrjedhur të dhënat personale. Specilaisti i IT te tatimet duke patur akses dhe kanë marrë këto të dhëna dhe më pas i ka shpërndarë këto të dhëna duke ua shitur subjekteve private”, tha prokuroria
-
VIDEO
Skandali me publikimin e pagave, 4 të arrestuar! Prokuroria: 2 specialistë të IT te Tatimet shitën të dhënat te privati, 2 të tjerë janë bashkëpunëtorë të tyre
Prokuroria e Tiranës ka arrestuar 4 të dyshuar për nxjerrjen e pagave të shqiptarëve. Një specialiste e IT te Tatimet mori pagat nga sistemi dhe ia kaloi kolegut të saj të IT, i cili i shiti në 2 subjekte private. Prokuroria fakton se nuk ka ndërhyrje në sistem, por shpërdorim detyre nga ana e punonjësve. Hetimet vijojnë.
-
VIDEO
Aksident i rëndë në aksin rrugor Cërrik-Belsh, përplasen dy makina, njeri prej të plagosurve ende i bllokuar
Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të premte në aksin rrugor Cërrik - Belsh.
-
VIDEO
U plagos me kallashnikov në Vlorë, Diego Hanaj përdorte tre emra! Kishte pak ditë që ishte kthyer nga Holanda, 36-vjeçari: Nuk kam konflikt me njeri
Diego Hajnaj i cili u plagos dy ditë me parë në Vlorë, pasi u qëllua nga persona ende të paidentifikuar me kallashnikov, përdorte tre emra. Burime Report Tv, bëjnë me dije se ai përdorte emrat Teki Haxhiraj, Teki Hajnaj dhe Diego Hanaj. Ai kishte disa ditë që kishte ardhur nga Holanda dhe makina tip 'Audi' kishte kaluar edhe herë të tjera në lagje, ndërsa dyshohet se ishte ruajtur nga autorët
-
VIDEO
‘Lufta’ brenda PD, qytetarët u druhen dhunës më 8 janar: Partia duhet të dalë nga guaska, po bëhen pazare Basha-Rama
Ashpërsimi i betejës brenda Partisë Demokratike, për qytetarët është një tregues i qartë i pazareve mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut demokrat Lulzim Basha, me qëllimin e vetëm përçarjen e kësaj partie.
-
VIDEO
Atentat në Tiranë, tritol makinës në lëvizje, plagosen shoferi dhe pasagjeri! Drejtuesi i mjetit i arrestuar në 2009, tentoi të vriste 3 persona me granatë
Një makinë në lëvizje, është hedhur në erë mëngjesin e sotëm me lëndë plasëse në Tiranë dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur shoferi dhe pasagjeri, përkatësisht Mikel Harizaj, 42 vjeç dhe Serino Dume, 26 vjeç
-
VIDEO
Berisha nga Fieri: Basha 'fara e keqe' që s'e kuptuam, e ka shndërruar selinë si shpellë terroristësh! Më 8 janar zbatojmë vendimin e referendumit
Sali Berisha nuk ka kursyer akuzat për Lulzim Bashën nga Fieri duke cilësuar si “fare e keqe” që shkatërroi partinë dhe e ka thyer selinë në një shpellë terroristësh. Sipas Berishës më 8 janar demokratë që duna largimin e Bashës do të rimarrin sërish partinë dhe shtëpinë e tyre të lirë.
-
VIDEO
Aksident në rrugën Shkodër-Velipojë, humb jetën një person
Një person ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Shkodrës, si pasojë e një aksidenti. Ngjarja u regjistrua në rrugën Shkodrës-Velipojë, ndërsa identiteti i viktimës nuk bëhet me dije.
-
VIDEO
Basha blindon selinë e PD-Pretenca e prokurorisë për Izet Haxhinë
Emisioni Repolitix në pjesën e parë trajtoi aktualitetin duke filluar me blindimin e dyerve të selisë së PD-së dhe më pas me procesin në gjykatën e Tiranës ndaj Izet Haxhisë. Të ftuar në studio avokat Idajet Beqiri dhe gazetari Arsen Rusta. Në pjesën e dytë Repolitix trajtoi situatën pandemike në vend pas përhapjes së variantit Omicron. I ftuar në studio epidemiologu Ilir Alimehmeti.