• VIDEO

    PD ndryshon sërish ‘look’, shtohen kamerat e sigurisë

    Pas veshjes së dyerve me logo të PD, në godinë janë vendosur edhe disa banderola të mëdha të flamurit kombëtar dhe Partisë Demokratike. Gjithashtu vihet rese dhe kamerat e sigurisë para selisë blu janë shtuar. Pak ditë më parë Lulzim Basha veshi dyert para hyrjes me logo të PD, ndërsa hyrja e demokratëve nuk lejohet më nga para por nga pas selisë. Sipas Gazmend Bardhi dera është e mbyllur pasi po kryhen punime brenda PD. Një tjetër ndryshim në PD është bërë edhe brenda selisë ku janë hequr foto dhe gjurmën e Sali Berishës.

    •  
  • VIDEO

    Mbështetësit e Berishës i shkojnë në seli, Basha vijon i qetë kafen me gazetarë

    Luzlim Basha paraditen e sotme ka vendosur të konsumojë një kafe me gazetarët pak metra larg selisë blu. Ndërsa nga ana tjetër Berisha i ka dërguar sërish mbështetësit e tij për të provuar dyert nëse ishin të hapura ajo jo. Edhe pse Aldo Bumçi dhe Gent Strazimiri, anëtarë të Komisionit të Rithemelimit, thanë se më 8 janar do e kthejnë selinë e PD nga bunker në shtëpinë e lirisë. Por duket se Basha nuk është shqetësuar aspak nga ato, por ka vijuar të konsumojë i qetë kafen.

    •  
  • VIDEO

    PD tha se për të hyrë në seli duhet marrë leje, Buçmi ironizon: Ku ta marr te e-albania

    Ish deputeti Aldo Bumçi dhe anëtar i Komisionit të Rithemelimit të ngritur nga Kuvendi i mbajtur nga Sali Berisha tha se mbështetësit e Bashës nuk duhet të sillen si neutral në këtë çështje por të përkrahin shumicën e demokratëve që kërkojnë shkarkimin e Bashës. Ai pati ehd enjë ironi lidhur me deklaratën  e djeshme të Gazment Bardhit që për të hyrë në PD duhet leje duke thënë “Ku ta marr lejen te e-albania për të hyrë në PD?

    “ E kuptoj interesin për çështje teknike si hapen bravat por thelbi është thellësisht politik. Jemi treguar të qytetërua nuk i kemi bllokuar hyrjen Luzlim Basha, nuk ishte e pamundur por ne nuk e zgjodhëm këtë gjë, por zgjodhën rrugën institucionale. Nuk e zgjidhëm konfliktin në rrugë. Ditën e shtunë kjo godinë do u kthehet demokratëve. Mbështetësit e Bashës nuk mund të sillen se kjo është përplasje mes Bashës dhe Berishës dhe nuk mund të rrinë neutral, jo janë 44 mijë demokratë që nuk e duan. 10 % e popullsisë nuk mund të dhunojnë 90 %. Nuk mund të jetë kjo seli shtëpi e një personi dhe një pakice, por është shtëpia e lirisë”, tha Bumçi.

  • VIDEO

    Pas Nokës dhe deputetëve 'pro Berisha' i kyçen dyert e PD-së edhe Bumçit, Kasos e Strazimirit: Erdhëm për mbledhje! Do ta çlirojmë të shtunën këtë bunker

    Dyert e Partisë Demokratike janë të mbyllura për mbështetësit e Sali Berisha. Pas dje një grup i Komisionit të Rithemelimit , me në krye Flamur Nokën, kanë tentuar të hapin çdo derë, por e kanë gjetur atë të mbyllur, sot e njëjta situata e pakëndshme ka qenë për Aldo Bumçin, Gent Strazimirin dhe Ivi Kasos.

  • VIDEO

    Këshilli Bashkiak Shkodër miraton buxhetin e vitit 2022! Shtohen investimet, fokus infrastruktura dhe shërbimet

    Këshilli Bashkiak i Shkodrës ka miratuar me 36 vota pro dhe 1 kundër buxhetin e vitit 2022 dhe programin buxhetor afatmesëm 2022-2024, duke bërë vetëm disa ndryshime.

  • VIDEO

    Atentati ndaj 36-vjeçarit në Vlorë, gjendjet ‘Audi Q7’ i djegur, u përdor nga autorët

    Një ditë pas atentatit në Vlorë, është gjetur një makinë e djegur në fshatin Trevllazën, ku dyshohet se është mjeti i përdorur nga autorët. Mjeti është djegur në një rrugicë qorre, që ka ndihmuar autorët të largohen më lehtë dhe pa rënë në sy, ndërsa brenda janë gjetur 2 krehëra kallashnikovi.

    Policia ka gjetur mjetin "Audi Q7", i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e  ngjarjes.

    Autorët pasi qëlluan me breshëri kallashnikovi në drejtim të 36-vjeçarit Diego Hanaj, u larguan me “Audin Q7” drejt fshatit Trevllazën.

  • VIDEO

    Atentati ndaj 36-vjeçarit në Vlorë, shenja plumbi në dyqan dhe njolla gjaku në rrugë, çfarë ka mbetur në vendngjarje! Sekuestrohen 6 kamera sigurie, 8 të shoqëruar

    Policia ka sekuestruar 6 kamera sigurie ku mendohet se kanë filmuar të gjithë ngjarjen dhe mund të zbardh autorët dhe dinamikën e atentatit. Gjithashtu janë shoqëruar 8 persona gjatë mbrëmjes së djeshme që kanë qenë dëshmitarë në vendngjarje. Report Tv shkoi në vendin e ngjarjes ku ende dallohen njollat e gjakut në rrugë dhe xhami i thyer i dyqanit nga breshëria e plumbave.

  • VIDEO

    I vodhi çantën me para dhe bizhuteri floriri kushërirës, në kërkim 36-vjeçari dhe e dashura e tij në Tiranë

    Një çift janë shpallur në kërkim pasi dyshohet se i kanë vjedhur një sasi parash dhe bizhuterishë. nSipas policisë 26-vjeçarja Qamile Hakorja në bashkëpunim me të dashurin e saj, Lefter Dautin, i kanë vjedhur shtetases K.GJ, të cilën e kishte kushërirë, një sasi parash e bizhutërish. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1.400.000 lekë të rinj, 2770 euro, 340 paund dhe disa bizhuteri floriri

  • VIDEO

    Pabarazi të mëdha në paga? Rama: Ky është sistemi, mjafton të deklarohen!

    I pyetur nga një qytetar lidhur me diferencat e mëdha në paga, kryemnistri Edi Rama tha se jetojmë në një sistem ku këto diferenca janë normale, mjafton që ato të jenë të deklaruara.  

    Duke e cilësuar si "kriminal" skandalin e publikimit të pagave, ai shtoi se kjo do të jetë edhe një mënyrë për të zbuluar  "pabesitë"  që bëhen me to.

    "Jemi në një sistem me diferenca në paga, kemi diferenca ekstreme, posaçërisht në botën mediatike, ato janë të deklaruara, për të cilat paguhet një taksë. Është edhe pjesa tjetër, është paga e gazetarëve të terrenit, që deklarohen pak dhe janë më shumë, jepen në dorë, pra i cenohet pensioni, ose pamundësohet rritja e pensioneve tek të moshuarit e sotëm. Ko që ndodhi ishte kriminale, kishte dhe një aspekt të vetin, nga çdo e keqe ka edhe një të mirë.", tha Rama.

  • VIDEO

    Rekord rastesh të reja me COVID, Rama: Efekti i festave! S’do ishte e paudhë t’i prisnin masa shtesë, por s'kemi plan të mbyllim shkollat

    Në një kohë kur ka pasur një rritje të numrit të rasteve të reja me COVID, kreu i qeverisë Edi Rama ka bërë me dije se në plan nuk është të mbyllen, por ka paralajmëruar edhe masa shtesë.

    “Efekti i festave, i mungesës së plotë të shtrëngimeve dhe patjetër edhe efekti i variantit të ri Omicron, që ka një shpejtësi më të madhe transmetimi sesa variantet e mëparshme.  107 persona ndodhen tani që flasim të shtruar në Infektiv, që mbi 95% lidhen me mosvaksinimin. “Lloji i ri i Covid është deklaruar që është gjendur. Për momentin nuk ka asnjë plan mbylljeje, por disa masa nuk do të ishte e paudhë t’i prisnim nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, disa masa… nuk mund të jemi vendi me lirinë më të madhe absolute dhe ndërkohë të ankohemi që po tentojmë të na venë maskën teksa varianti i ri përhapet gjithandej dhe spitalet mbushen. Disa masa do të ishte e arsyeshme të priteshin nga Komiteti Teknik i Ekspertëve”, tha Rama.

  • VIDEO

    Mosdeklarimi i plotë i pagës, propozimi i Ramës: Ai që denoncon do t’i jepet garanci financiare!

    Kryeministri Edi Rama ka dhënë edhe një zgjidhje për problemin e pagave që deklarohen në minimumin e tyre, ndërkohë që nuk e marrin të plotë.

    “Ai që denoncon se merr pagën minimale, ndërkohë që duhet ta marrë të plotë,  do t’i jepet garanci financiare, që nëse humbet vendin e punës për shkak të denoncimit, do të marrë dëmshpërblim financiar. Nëse kjo është që të bëhet, ky është mendimi i shumicës, që një pjesë e taksave të tyre të përdoret për të bërë drejtësi”, tha Rama.

  • VIDEO

    Rama tregon punët e para për 2022: Do shtrëngojmë skemën e sigurimeve! Të kontribuojnë të gjithë, jo disa të fshehin paratë që të shmangin taksat

    Kreu i qeverisë Edi Rama ka bërë me dije se një çështje kryesore ku do të punohet është edhe “shtrëngimi” i skemës së sigurimeve, me qëllim që të gjithë të kontribuojnë.

    “Të shtrëngojmë skemën e sigurimeve, që të kontribojnë të gjithë, jo që një pjesë të fsheh paranë që t’i shmangen taksave dhe kontributeve shoqërore”, tha Rama.

    Kjo vjen edhe pas skandalit të publikimit të pagave, ku u vu re se një pjese e mirë nuk kishin deklaruar pagën e plotë të punonjësve të tyre.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv