-
VIDEO
Pas Elbasanit dhe Vlorës, RENEA kontrolle në Fier e Durrës, disa të shoqëruar në Shkodër
Pas qytetit të Elbasasnit dhe atij bregdetar të Vlorës, Forcat Speciale RENEA kanë zhvilluar aksion blic edhe në Fier, Durrës dhe Shkodër. Në qytetin e fundit mësohet se janë shoqëruar në komisariat disa persona. Burime për report Tv bëjnë me dije se kontrollet kanë patur në fokus personat e shpallur në kërkim apo me precedent penal, ngjarjet kriminale si dhe arrestimi i atyre që mbajnë armë pa leje. Aksioni në vend vjen edhe pas mbledhjes dhe presionit të një dite më parë për drejtuesit e këtyre qarqeve nga kryepolici Gledis Nano.
-
VIDEO
Ngjarjet kriminale, RENEA kontrolle blic në Elbasan, shoqërohen disa persona! Aksion i befasishëm edhe Vlorë pas atentatit ndaj 36-vjeçarit
Forcat Speciale RENEA kanë zhvilluar disa kontrolle blic këtë mbrëmje në disa zona të Elbasanit dhe të Vlorës. Burime për Report Tv bëjnë me dije se në fokus të kontrolleve është kapja e personave të shpallur në kërkim apo me precedent penal dhe arrestimi i personave që mbajnë armë pa leje.
-
VIDEO
Bardhi: Berisha i dëshpëruar, bën thirrje për dhunë dhe përplasje, po i jep frymëmarrje qeverisë së Ramës! Myftar Lumneshi, një nga trafikantët e drogës që e shoqëron
Partia Demokratike i "trembet" skenarit të dhunës në protestën e thirrur nga Sali Berisha në 8 janar. Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi tha se këto thirrje për dhunë dhe përplasje vijnë pasi Berisha është i dëshpëruar nga braktisja që po i bëjnë demokratët, e ndërsa thekson se kjo nuk është gjë tjetër veçse një favor për Edi Ramën.
-
VIDEO
Ushtria amerikane, shtab në Shqipëri për operacionet speciale! Edi Rama: Super lajm, kemi kohë që punojmë për këtë! Yuri Kim: Kyç për stabilitetin në Ballkan
Komanda Amerikane e Operacioneve Speciale në Europë (SOCEUR) ka njoftuar së fundmi se një shtab i saj pararojë do të ngrihet në Shqipëri. Në njoftim thuhet se selia e re u bë e mundur falë mbështetjes së jashtëzakonshme të qeverisë shqiptare dhe Ministrisë së Mbrojtjes si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për rritjen e aftësive të Forcave të Operacioneve Speciale, si një gur themeli për stabilitetin rajonal.
-
VIDEO
Ushtria amerikane me shtab në vendin tonë, Rama: Superlajm, Shqipëria aleate e fortë e SHBA
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me lajmin që ushtria amerikane do të ketë një shtab në Shqipëri. Kreu i qeverisë teksa e quajti superlajm tha se Shqipëria mbetet një aleat i fortë në NATO dhe i SHBA-ve.
-
VIDEO
Spaho për Report Tv: Më 8 janar i marrim Selinë Bashës dhe ia dorëzojmë demokratëve! Nëse i përgjigjet me forcë vrulli tonë do bëjë gabimin më të madh
Prej 2 ditësh tashmë mbështetësit e Sali Berishës e kanë gjetur të kyçur derën e Partisë Demokratike për ta. Për deputetin Edmond Spaho, mbështetës i 'Foltores', kjo do të marrë fund më 8 janar, kur sipas tij demokratëve do t'u kthehet shtëpia e tyre.
-
VIDEO
Dera e PD e mbyllur për mbështetësit e Berishës por e hapur për amerikanët! Në selinë blu shkon zëvendës ambasadori i SHBA, pritet të takojë Bashën
Në Partinë Demokratike sot është intensifikuara beteja e 'dyerve të mbyllura'. Por e kyçur dera nuk është për zëvendës ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Demian Smith, i cili ka mbërritur në selinë e PD.
Mësohet se Smith do të zhvillojë një takim me kreun e PD-së Lulzim Basha.
-
VIDEO
Falsifikonte teste të COVID, arrestohet pronarja e një agjencie udhëtimi në Durrës! Nisin hetimet për dy udhëtarë
Një 56-vjeçare, pronare e një agjencie udhëtimi në Durrës, ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka kryer falsifikim të testeve të COVID-19, në emër të një klinike në Tiranë.
Mësohet se në pranga ka rënë Ariana Reçi, ndërsa policia bën me dije se kanë nisur hetimet edhe për dy udhëtarë të cilët tentuan të kalonin kufirin për në Itali me teste të falsifikuara nga Reçi.
-
VIDEO
Të rinjtë 'Pro Berisha': S’na lejojnë të zhvillojmë mbledhjen! Mbyllja e dyerve është për mendimin ndryshe, e turpshme
Një grup të rinjsh kanë shkuar ën selinë blu me shpresën për të hyrë brenda, por sërish janë hasur me dyer të mbyllura. Ata e cilësojnë këtë veprim të turpshëm dhe është një mbyllje dyersh për mendim ndryshe.
“Jemi thirru për të bërë një mbledhje për zhvillimin e protestës më 8 janar , por nuk lejohemi të hyjnë në seli për të zhvilluar mbledhjen. Kjo është një situatë e turpshme, kjo seli nuk është pronë e askujt por e demokratëve dhe t’i mbyllesh derën të rinjve është e paprecedentë. Nuk ka nevojë të lajmërohet administratë për çdo hyrje, ne kemi hyrjen dot në FRPD. Nuk jemi ne rrezik për këtë seli por duam thjeshtë të zhvillojmë një mbledhje. Kjo është një mbyllje dyersh për cdo mendim ndryshme. Ne do të jemi në protestë më 8 janar”, u shprehën ata.
-
VIDEO
Të rinjtë e Berishës s’i ‘besojnë’ Bumçit, kontrollojnë dyert e mbyllura për herë të dytë
Një grup të rinjsh në FRPD kanë shkuar në selinë blu për të parë nëse dyert e PD do të ishin të mbyllura apo jo. Vetëm 10 minuta më parë dyert u kontrolluan nga anëtarë të Komisionit të Rithemelimit, me në krye Aldo Bumçin dhe ishin të kyçura.
-
VIDEO
Makina përplas nxënësin 15-vjeçar në Berat dhe shoferi largohet nga vendi i ngjarjes! Gjimnazisti në gjendje të rëndë
Një nxënës i vitit të parë në shkollën ‘Kristaq Capo’ ka mbetur i plagosur rëndë pasi është përplasur nga një makinë e cila pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes.
Mjeti që ka përplasur gjimnazistin, dyshohet të jetë një BMV, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
-
VIDEO
Vrasja e Çelës në Tiranë/ Ishin shënjestra të atentatit por daja dhe vëllai i viktimës s'japin asnjë ndihmë për hetuesit! Dyshime se makina e autorëve, në qarkullim me targa të ndryshuara
Mësohet se dy të plagosurit kanë deklaruar se nuk kanë konflikte me njeri dhe se nuk ia kanë idenë se kush janë autorët. Megjithatë kjo deklaratë nuk i ka bindur hetuesit, ndërsa ka dyshime se shkak për ngjarjen është bërë ndonjë konflikt për drogë.