-
VIDEO
Ristani nga Korça: PS-ja mbushi Kuvendin e Bashës! Pas referendumit merr fund historia e tij në krye të PD-së
Arben Ristani i cili është pozicionuar krah ish-kryeministrit Sali Berisha, në një prononcim për mediat nga Korça tha se Kuvendi i Bashës ishte i mbushur me studentë, punonjës Call Center dhe ka qenë edhe PS-ja ajo që ndikuar në mbushjen e sallës. Ndër të tjera Ristani theksoi se pas daljes së rezultateve do të shikohet ratifikimi për shkarkimin e Bashës. Sipas tij, me daljen e rezultatit do të mbyllet historia e Bashës në krye të PD.
-
VIDEO
Rama: Ligji i bashkëqeverisjes nuk zëvendëson gjykatat! Ndjekje penale për ata që zvarrisin qytetarët
Kryeministri Edi Rama nga Vlora paralajmëroi se me hyrjen në fuqi të ligjit për bashkëqeverisjen të gjithë zyrtarët që bëhen pengesë në dhënien e përgjigjes të kërkesave të qytetarëve, do të ndëshkohen me paralajmërime për largim nga puna e deri në ndjekje penale kur shkeljet janë të rënda e të përsëritura.
-
VIDEO
Basha pas mbylljes së Kuvendit: Nuk e njoh Referendumin e Berishës! Gabimet e së kaluarës s'do e marrin peng PD-në
Kreu i PD, Lulzim Basha, në një prononcim për mediat pas mbylljes së punimeve të Kuvendit Kombëtar tha se nuk e njeh Referendumin e Sali Berishës. Kreu i PD theksoi se gabimet e së shkuarës nuk do ta marrin peng PD-në dhe demokratët. Ndër të tjera, Basha tha se mund të ishim anëtarësuar me kohë në BE, por fajtor është Berisha. Sakaq, Basha tha se nuk njeh asnjë aktivitet tjetër të organizuar nga askush pasi PD ka vetëm një Kuvend Kombëtar që sot ka marrë vendimet e veta.
-
VIDEO
Përfundon votimi, mbështetësit e Berishës: Njohim vetëm referendumin! Basha është thjesht deputet, votuam shkarkimin e tij
Në një kohë kur Lulzim Basha po mban Kuvendin, demokratët e Sali Berishës shprehen se njohin vetëm referendumin.
“Ne njohim vetëm referendumin”, tha një prej demokratëve.
“Deputeti Basha është thjeshtë si të tjerët, ato votuan shkarkimin e tij, vendimet janë marrë në 11 dhjetor”, tha një tjetër.
-
VIDEO
Basha tha se referendumi i Berishës është nul, Himçi: Çdo gjë ka qenë statutore! Është e qartë si drita e diellit se ish-kryeministri ka shumicën
Sekretari i Partisë Demokratike për degën e Elbasanit Blendi Himçi është shprehur se pjesa dërrmuese e PD është pro shkarkimit Lulzim Basha.
“Procesi ka vijuar rregullisht, në mënyrë të qetë, ka pasur një pjesëmarrje masive, mbi 60% e anëtarësisë ka qenë e pranishme dhe rezulton që kanë votat mbi 1250 votues. Pranë komisionit të rithemelimit të PD është ngritur dhe Komisioni Zgjedhor që ka përgatitur procesin zgjedhor. Të imponohesh me aspekte procedurale të shtrëngosh vulën e bravën, është e papranueshme, Basha është thjesht deputet, s’ka veprim nul. Çdo gjë ka qenë statutore, Basha të respektojë vullnetin e shumicës, nuk mundet që një pakicë t’i imponohen shumicës. Kuvendi i Bashës, e turpshme, vetëm Kuvend nuk ishte. Duket dritë dielli se ku është shumica, e kuptoni se ku është mbështetja e Berishës dhe ku është Basha, është një lidership i thyer”, tha Himçi.
-
VIDEO
Përfundon numërimi te ‘Bar Amerika’, të paqartë se ku do të bëhet numërimi! Kryetari i Komisionit: Presim udhëzimet
Në qendrën e votimit që është zhvendosur te Bar Amerika, njësia numër 2 ka përfunduar procesi i numërimit, e ndërsa është e paqartë se ku do të bëhet numërimi i votave. Në një prononcim për Report Tv, kryetari i komisionit tha se pritet që të merren udhëzimet përkatëse lidhur me procesin e numrit.
-
VIDEO
Referendumi i Berishës/ Nis numërimi i fletëve të votimit në Kukës në sallën ku u zhvillua dhe votimit, nga 2084 anëtarë votuan vetëm 839 demokratë
Nis numërimi i fletëve të votimit. Në Kukës nga 2084 të thirrur në referendum morën pjesë 839 anëtarë.
-
VIDEO
Në fjalën e tij në Kuvendin e PD-së, Enkelejd Alibeaj tha se ky 3 mujor me zhvillmë të shumta në PD, ka qenë një test moral, që jo të gjithë e kaluan.
Në fjalën e tij në Kuvendin e PD-së, Enkelejd Alibeaj tha se ky 3 mujor me zhvillmë të shumta në PD, ka qenë një test moral, që jo të gjithë e kaluan.
-
VIDEO
Fatbardh Kadilli fjalim kundër Bashës, kundërshtohet nga demokratët në Kuvend, ndërhyn Bardhi: Pushoni
Fjalimi i Fatbardh Kadillit kundër Lulzim Bashës është kundërshtuar nga mbështetësit e këtij të fundit. Por ka qenë numri 2 i PD-së, Gazment Bardhi që ka ndërhyrë, duke i kërkuar që të pushojnë.
-
VIDEO
Kadilli ia thotë në sy Bashës: Je humbës, largohu bashkë me Berishën! Arroganca juaj bëri demokratët të besonin te iluzioni i ndryshimit që i dha 'Foltorja'
Ashtu si të Kuvendi i 11 dhjetorit, edhe te ky i 18 dhjetorit demokrati Fatbardh Kadilli është i vetmi zë kundër. Në fjalën e tij në Kuvendin e PD, Kadilli ia tha në sy Bashës së është një lider që nuk njeh asgjë tjetër përvecc humbjes.
-
VIDEO
Roland Bejko në 'Report Tv': S'do ketë dy PD, demokratët i kthyen shpinën Berishës! Nëse Basha s'i përgjigjet demokratëve, të hapë krahun
Bejko u shpreh se sot Basha dhe e gjithë PD-ja u distancuan qartazi nga e shkuara që e mban të lidhur në këtë tranzicion 30-vjeçar. Për Berishën, Bejko tha se demorkatët i kthyen sot shpinën ndërsa shtoi se dy PD nuk do të ketë.
-
VIDEO
Kuvendi Kombëtar, Jorida Tabaku: Nuk do të ketë dy PD! Jemi sulmuar padrejtësisht, kundërshtarët po fërkojnë duart
Teksa situata në Partinë Demokratike është mjaft e ndarë, ku janë mbajtur dy Kuvende, deputetja Jorida Tabaku tha sot se s'do ketë dy PD. Tabaku theksoi se PD duhet të hapet për këdo që dëshiron të kontribuojë ndërsa shtoi se partisë i duhen njerëz me ideale.
"PD është shpresa e vetme drejt së ardhmes. Parimet t'ja japim shqiptarëve, duhet t'ja japim së pari demokratëve. Të japim shembullin si do jemi ne në qeverisje. Shtresa e mesme është ajo më vitale e shoqërisë. Jemi sulmuar në mënyrë të pandershme. Kundërshtari jonë politik po fërkon duart dhe s'kanë qenë më të kënaqur se sot."-tha Tabaku.