-
VIDEO
Rama inspekton shkollat 'Vaçe Zela' e 'Kristo Frashëri' në Tiranë: Arsimi parauniversitar në një fazë të re! Në shkolla do ketë parcela bujqësore, fëmijët të kenë kontakt me tokën
Rama tha se nga viti i ardhshëm, në shkolla do të ketë programe sportive, që do kryhen në bashkëpunim me komitetin olimpik, teksa theksoi se do të ketë edhe parcela bujqësore, për t'i dhënë mundësi fëmijëve të kenë kontakt me tokën.
-
VIDEO
Marrëveshja me Britaninë për transferimin e të burgosurve, Ministri i Drejtësisë: Garantojmë që shtetasit shqiptarë të vuajnë dënimin në vendin e tyre
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka folur sot në Kuvend në lidhje me projektligjin për transferimin e të burgosurve Shqiptarë nga Britani e Madhe dhe Irlanda e Veriut. manja tha se kjo marrëveshje lehtëson bashkëpunimin me autoritetet gjyqësore me Mbretërinë e Bashkuar. Ai shtoi se marrëveshja garanton shqiptarët e dënuar në Mbretërinë e Bashkuar ta vuajnë dënimin në Shqipëri, ku mund të riintegrohen nga ana sociale dhe do mund të jenë më pranë të afërmve.
“Kjo marrëveshje lehtëson bashkëpunimin me autoritetet gjyqësore me Mbretërinë e Bashkuar. Ratifikimi i marrëveshjes është një tregues i besimit që autoritetet gjyqësore të huaja u japin autoriteteve gjyqësore shqiptare duke mbajtur në konsideratë progresin në reformën në drejtësi. Marrëveshja përmirëson kushtet dhe rregullat për personat e dënuar nga të dy shtetet palë, në funksion të lehtësimit dhe riintegrimit social të shtetasve të njërit kontraktues që vuajnë dënimin në shtetin tjetër. Garantojmë që shtetasit shqiptarë që janë dënuar në Mbretërinë e Bashkuar, të kenë një mundësi që në rast se i shërben riintegrimit social, të vijnë e të vuajnë dënimin në Shqipëri, ku mund të jenë më pranë të afërmve të tyre. Marrëveshja që kemi pasur ka qenë e pamundur për t’u zbatuar. Marrëveshja rregullon aspektet proceduriale që kanë qenë pengesë. Janë përmirësuar dispozitat që lidhen me detyrimin dhe përkthimin e akteve dhe dokumentacionit të nevojshëm që shtetësi marrës duhet t’i japë shtetit transferues, dhe informacionin e nevojshëm që kërkon. Janë përmirësuar parashikimet që parashikojnë vazhdimin e dënimit”, tha Manja.
-
VIDEO
Disa prejt degëve të PD i është vënë 'kyçi', Kraja zbulon në Report Tv planin 'B' të Berishës kundër 18 dhjetorit të Bashës
TIRANË- Të gjendur përballë situatave ku disa seli të PD në rrethe u është vënë kyçi, akuza kjo e bërë nga vetë demokratët, mbështetësit e Sali Berishës duket se kanë gati planin "B". Mbështetësit e Berishës do të marrin zyra të tjera ku do të shndërrohen në qendra votimi për referendumit lidhur me shkarkimin ose jo të Lulzim Bashës. Anëtari i i Këshillit Kombëtar të PD-së, Akil Kraja në një intervistë në "Sot Live në Shqipëri" në Report Tv të gazetarit Andi Kapxhiu, ka zbuluur detaje nga procesi i votimit në 18 dhjetor, ditë që përkon me Kuvendin e Lulzim Bashës.
-
VIDEO
Flet avokati i Lefter Kokës: Është i pafajshëm, nuk ka asnjë përgjegjësi! Procesi ndaj tij politik, i bërë nga LSI
Avokati i Lefter Kokës, Fatmir Braka tha se ish-ministri është i pafajshëm dhe se procesi ndaj tij është politik.
‘Na u njoftua dje vendimi. Vlerësimi i caktimit të masës së sigurisë. Koka mbajti atë qëndrim që i përgjigjet të vërtetës dhe realitet dhe është i pafajshëm. Konfirmoi se nuk ka asnjë përgjegjësi në lidhje me procedurat e impiantit në Elbasan. Kur Koka nuk ka përgjegjësi nuk aludon për ndonjë person tjetër. Gjithë procesi për impiantin e Elbasanit nuk ka përgjegjësi asnjë. E vërteta është se ai akuzohet për shpërdorim detyre, por i nuk ka asnjë përgjegjësi. Aty nuk u tha se ka marrë 3.7 mln euro, duhet të provohet se është bërë ky korrupsion. Ky moment procedurial u morëm me veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Nuk është marrë në pyetje, megjithëse ka qenë person nën hetim. Fillimi i procesit ka qenë politik, është bërë nga LSI. U gjet në banesë, i priti oficerët.’- tha Braka.
-
VIDEO
Aksident pranë Universitetit të Sporteve në Tiranë, 4 të plagosur
Një aksident me 4 të plagosur ka ndodhur në afërsi të Universitetit të Sporteve në Tiranë. Mësohet se janë përfshirë në aksident mjeti me drejtues shtetasin G. K., me mjetin me drejtues shtetasin E. B.
-
VIDEO
Përmbytjet e serave në Fier, vajza e fermerit: Xhaxhi Edi Rama kur t’i blesh Zahos dhurata mendo edhe për fëmijët e baballarëve që nuk kanë lekë
Në një kohë kur vitin i ri po afron dhe të gjithë fëmijët presin me padurim dhuratën e tyre, vajza e vogël e një fermeri nga Fieri, që përmbytjet i kanë shkatërruar prodhimin i është drejtuar një thirrje Edi Ramës për t’i kujtuar se jo të gjithë kanë mundësi të gëzojnë njësoj në festa.
Me zërin e saj të ëmbël vajza e vogël i ka kërkuar kryeministrit që kur të blej dhurata Zahos të mendoj dhe për fëmijët e baballarëve që nuk kanë mundësi ekonomike.
“Xhaxhi Edi Rama kur t’i blesh djalit tënd Zahos dhurata për vitin e ri mendo edhe për të gjithë fëmijët e baballarëve që nuk kanë lekë të blejnë dhurata.”, tha ajo.
-
VIDEO
Lumi Vjosë i përmbyt serat, fermerët në Fier protestojnë për dëmshpërblim: Rama, jemi në pritje për t’u ballafaquar! Na premtove publikisht
“Zoti kryeministër, jemi në pritje për t’u ballafaquar! Na premtove publikisht”! Kjo është pankarta e njërit pre fermerëve, që sot janë ngritur në protestë për të kërkuar dëmshpërblimin përkatës për shkatërrimin e serave të luleshtrydheve pas përmbytjeve të shkaktuara nga dalja e lumit Vjosë.
-
VIDEO
Lejet për HEC-et në Kaçinar do të hetohen nga prokuroria! Gjykata e Lezhës iu jep të drejtë banorëve, kërkon hetimin e çështjes
Procedurat e ndjekura për dhënien e lejeve për ndërtimin e 5 hidrocentraleve në Kaçinar të Mirditës do të hetohen nga prokuroria e Lezhës. Vendimi u mor këtë të enjte nga Gjykata, e cila ju dha të drejte banoreve duke rrëzuar kërkesën e organit të akuzës që kishte vendosur pushim hetimesh në lidhje me procedimit penal të regjistruar nga SPAK për veprat penale "Shpërdorim Detyre" dhe "Falsifikim Dokumentash", pas kallëzimit që kishin bërë banoret
-
VIDEO
Digjitalizimi i Kadastrës, zv,kryeministri: Bashkë me aleatët shumë shpejt do të monitorojmë territorin me shërbim satelitor për të rritur sigurinë
Sot është prezantuar projekti i digjitalizimit të të dhënave kadestrale të pasurive të palujtshme. Të pranishëm ishin kreu i kadastrës Artan Lame, drejtoresha e AKSH, Linda Karçanaj si dhe zv.kryeministri Arben Ahmetaj
-
VIDEO
Reshjet e ditëve të fundit lanë pas problematika, rrugët e Zvërnecit ‘notojnë’ në ujë! Banorët: S’është marrë asnjë masë
Reshjet që kapluan vendin tonë ditët e fundit kanë sjellë jo pak problematika në vendin tonë. Siç duket prezenca e ujit është ende prezentë në rrugën që të çon në bizneset që operojnë në plazhin e Zvënecit.
-
VIDEO
IKMT shemb 30 objekte në ‘Pyllin e Sodës’, Vlorë : Zaptuan hapësirën publike
Në kuadër të aksionit “Bregdeti ynë”, IKMT gjatë mëngjesit të sotëm nga mbërritur sërish në Vlorë në zonën e plazhit të vjetër, “Pylli i Sodë”, ku janë prishur rreth 30 nga 40 objektet.
-
VIDEO
Akuzohet se mori 3.7 mln euro për inceneratorin e Elbasanit, ish-ministri Lefter Koka del me pranga para GJKKO
Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka ka mbërritur në GJKKO, i rrethuar nga forca të shumta policia, ndërsa në duar i janë vendosur prangat. Koka u arrestua për llogari të hetimit të SPAK, me akuzën se ka përfituar 3.7 milionë euro në mënyrë të paligjshme nga kompanitë koncesionare të inceneratorit të Elbasanit, para që kompanitë i kanë marrë në buxhetin e shtetit.