-
VIDEO
Shkarkohet Agim Ismaili si drejtor i Burgjeve, në vend të tij emërohet Admir Abrija
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili është shkarkuar nga detyra dhe në vend të tij është emëruar, Admir Abrija ish Prefekt i Tiranës. Vendimi është marrë sot nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.
-
VIDEO
Nuk njeh statutin që votoi në Kuvendin e 11 dhjetorit, Shehu për Report Tv: Pasi ta shkarkojmë, Basha mund të rikandidojë për kryetar! I bindur, nesër pjesëmarrja e lartë
Do të ketë garë në PD, çdokush mund të kandidojë madje edhe Basha nëse do të jetë i barabartë mes të barabartëve” , kanë qenë këto fjalët e deputetit Tritan Shehu për Report Tv në prag të Referendumit, teksa po fliste për situatën në PD që sipas tij nuk është në krizë.
“Basha mund të kandidojë”, tha Shehu, por Statuti i ri i Partisë Demokratike të cilin vetë votoi në Kuvendin e 11 dhjetorit thotë të kundërtën.
Specifikisht në Nenin 46/8 thuhet se nëse partia nuk shpallet forcë fituese, mandati i kreut të saj përfundon autotikisht dhe *nuk mund të rikandidojë*!
Neni 46/8: Në rast se pas shpalljes së rezultatin të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin, Partia nuk rezulton forcë fituese qeverisëse, mandati përfundon menjëherë dhe automatikisht për shkak të Statutit. Në këtë rast kryetarit që i përfundon mandati, nuk i lejohet kandidimi në zgjedhjet pasardhëse për kryetar partie.
-
VIDEO
Referendumi për shkarkimin e Bashës, Salianji: Tentativa për të mashtruar dhe për të gënjyer demokratët! Duan të krijojnë parti anti-amerikane
'Tentativë për të mashtruar demokratët dhe për të krijuar parti anti-amerikane', kështu e ke konsideruar Ervin Salianji referendumin që do të mbahet nesër në të gjitha degët e PD në rrethe, për shkarkimin e Lulzim Bashës. Sipas Salianjit, pas datës 18 dhjetor nuk do të ndodhë asgjë, përveç zbatimit të vendimmarrjeve që do të merren në Kuvendin e PD.
-
VIDEO
Një ditë para Kuvendit Kombëtar të PD, Basha mesazh anëtarëve: Nesër zgjedhim të ardhmen! Pjesëmarrja e secilit, mesazh se interesi i demokratëve është mbi interesin personal të cilitdo
Një ditë para mbajtjes së Kongresit Kombëtar të PD, kryedemokrati Lulzim Basha thotë se këtë të shtunë demokratët 'zgjedhin të ardhmen'. Ai ka postuar një video nga Kuvendi i mëparshëm i PD, ndërsa njoftohet se nesër Kuvendi do të mbahet te Pallati i Kongreseve dhe punimet fillojnë në orën 11:00.
-
VIDEO
168 raste aktive me COVID-19 në Berat! Fëmije kopshtesh, nxënës shkollash, mësues dhe edukatorë të infektuar, mbyllen disa klasa
Berati është kthyer prej disa muajsh në një nga qytetet me numrin më të lartë të të infektuarve nga Covid-19 në vend. Burime nga ISHP-ja Berat konfirmojnë se rastet e infektimeve kanë ardhur duke u shtuar nga java në javë dhe më të prekurit nga ky virus mbeten fëmijët e kopshteve e shkollave të qytetit.
-
VIDEO
‘Braktiset’ tregu i fruta-perimeve në Vlorë! Tregtarët: Kanë ikur të gjithë në emigrim! Qytetarët: Çmimet shtrenjtë, me pagat tona nuk përballohet
VLORË- Tregtaret e fruta-perimeve ankohen se dhe pse jemi pranë festave të fundvitit, tregu në Vlorë është braktisur nga qytetarët, ndërsa nga ana tjetër këta të fundit ankohen se ka një rritje të çmimeve.
Tregtarët shprehen se ndikojnë edhe kushtet e tregut që të lënë për të dëshiruar. Megjithëse kryetari i Bashkisë së Vlorës i ka premtuar se do të ndërtojë një treg të ri, ende nuk është bërë asgjë edhe pse paguajnë taksat.
-
VIDEO
Ndotja e ujit, tokës, plazheve, Rama prezanton aplikacionin e ri për denoncimin e krimeve mjedisore: Mbroni shëndetin dhe jetën
Kryeministri Edi Rama ka prezantua sot aplikacionin e ri 'Komisariati Digjital', ku është bërë aktive dritarja e re për denoncimin e krimeve mjedisore. Tashmë nëse konstaton ndotje të tokës, ujit, parqeve, plazheve apo ndotje akustike, mund të denoncosh problemin, në mënyrë që problemi të marrë zgjidhje sa më shpejt.
-
VIDEO
I kërkoj pagesën prej 1 mijë lekësh të vjetra, shoferi çohet dhe dhunohet punonjësin e parkingut në spitalin e Elbasanit
Një person ende i paidentifikuar ka dhunuar brutalisht punonjësin e parkingut në qendrën spitalore “Xhaferr Kongoli” në Elbasan.
-
VIDEO
PD në kaos, referendumi i Berishës përballë Kuvendit të Bashës
Emisioni Repolitix trajtoi aktualitetin politik, zhvillimet në PD me referendumin e Berishës dhe Kuvendin e Bashës në të njëjtën ditë, 18 dhjetor. Gjithashtu pjesë e emisionit ishte dhe arrestimi i ish-ministrit Lefter Koka. Të ftuar Plarent Ndreca, Gent Malko, Arben Skënderi dhe Flogert Muça.
-
VIDEO
Ligji i ndalon, fishekzjarrët shiten fshehurazi! Report Tv vëzhgon disa dyqane në Tiranë teksa festat e fundvitit po afrojnë
Në prag të ndërrimit të viteve, Report Tv bëri një vëzhgim në disa dyqane në Tiranë për të parë nëse tregtohen lëndët piroteknike, të ndaluara me ligj. Ne arritëm lehtësisht të blejmë fishekzjarre nga një shitës që i kishte fshehur poshtë tavolinës. Policia thotë se ka nisur kontrollet e befasishme në terren.
-
VIDEO
Pas Shkodrës, edhe selisë së PD në Elbasan i ndërrohet brava, Luçiano Boçi: Urdhri ka ardhur nga lart, kanë frikë nga anëtarësia
Pasi selisë së PD në Shkodër iu vu kyçi, asaj në Elbasan i është ndryshuar brava. Kt fakt është denoncuar edhe nga deputeti demokrat, Luçiano Boçi, i cili është mbështetës i Sali Berishës. Me një postim në Facebook, Boçi thotë se urdhri për mbyljen e derës ka ardhur 'nga lart', teksa shton se anëtarësia do ta shprehë vullnetin e saj në referendumin e 18 dhjetorit.
"Të kesh frikë nga anëtarësia. Edhe në Elbasan PD ndërron bravat e dyerve!!!??? Me urdhër nga lart kuptohet. Ndonëse po vrapojnë për të zyrtarizuar përçarjen, janë në panik nga……anëtarësia dhe verdikti i saj. E tmerrshme se si mund të përfundojnë në këtë derexhe. Po vota nuk është thjesht një letër që hidhet në një kuti. Vota është shpirt e mendje! Votën anëtarësia e ka shprehur e ka dhënë çdo ditë kudo, në familje, në klub, në biseda me njëri-tjetrin. Po ne sa e sa herë i kemi ftuar i kemi thirrur të votojnë, duke rrahur gjoksin e duke thënë: sa shumë janë njërëzit tanë? Tani ju i përzeni, ju i refuzoni, i mbyllni derën e shtëpisë së vet?! Ju qofshi në marrëzinë tuaj! Dyert dhe mund t’i mbyllni po e vërteta e vullnetit të tyre nuk mund të kyçet. Anëtarësia do ta shprehë vullnetin e saj në referendum. Mos keni iluzione se i ndaloni dot duke futur në xhep bravat! E shtunë dt 18 nga ora 08-17.00. PD i takon anëtarëve të saj", shkruan Boçi.
-
VIDEO
Ironia/ Berisha dhe Basha 'vjedhin' akuzat e kundërshtarëve, i përdorin për njëri tjetrin
"Peng i Ramës", "Dosja Toyota Yaris", "Komunist", dikur këto akuza vinin nga kundërshtarët për Sali Berishën dhe Lulzim Bashën. Sot gjërat kanë ndryshuar. Këto akuza, sot ia bëjnë njëri-tjetrit, në luftën për karrigen e partisë. "