-
VIDEO
Shkëlzen Berisha në krah të babait të tij, shkon te ‘Bar Amerika’
Djali i tij, Shkëlzen Berisha i është bashkuar Sali Berishës, në 'Bar Amerika', aty ku dhe bbai i tij votoi për referendumin ku kërkohej shkarkimi i Lulzim Bashës.
-
VIDEO
Duma-Bashës: Mbështetja ime pa kushte për ty ka marrë fund! Gabimet e tua çuan demokratët te '11 dhjetori'!
Deputetja Grida Duma, kritikoni nga foltorja e Kuvendit Kombëtar të PD kryedemokratin Lulzim Basha. Duma theksoi se ishin gabimet e Bashës që çuan qindra demokratë në Kuvendin e 11 dhjetorit që u thirr nga Berisha. Duma i bëri thirrje të gjithëve që mos t'i kthejnë SHBA-të në një sinonim të Lulzim Bashës. Deputetja deklaroi se PD ka gabuar që prej vitit 2013.
-
VIDEO
Grabitën 200 mijë lekë duke kërcënuar me armë lodër, del momenti i arrestimit të dy të miturve që vodhën filialin e postës në Babrru
Dy të miturit të cilët, vodhën filialin e postës në Babrru të Tiranës janë vënë në pranga. Në kuadër të operacionit “Filiali” u arrestuan R. S., 15 vjeç dhe E. L., 17 vjeç.
-
VIDEO
23 emigrantë të paligjshëm të 'maskuar' si binarë e dërrasa! Durrsaku prangoset në Korçë
Një 46-vjeçar nga Durrësi është prangosur nga policia e Korçës pasi ka qenë duke transportuar 23 emigrantë të paligjshëm në furgonin e tij, të cilin e kishte përshtatur duke e bërë të dukej sikur ishte mbushur me binarë dhe dërrasa.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 18 dhjetor 2021
Titujt e gazetave për sot, nga Dita e përballjes finale për kreun e PD te tri të vërtetat e parrëfyera Berisha-Basha e deri tek Mehmet Shehu 40 vjet pas vetëvrasjes.
-
VIDEO
'Burri më dhunonte kur isha shtatzënë, më kërcënonte se do më vriste familjen', dëshmia tronditëse e gruas së dhunuar për 'Report TV', apeli për gratë e tjera: Gjeni forcën të shpëtoni
Kjo është historia e vetëm njërës prej viktimave të dhunës në familje në Shkodër. Një fenomen i cili vijon të jetë prezent në Shkodër, dhe ato që vuajnë janë gratë, vajzat dhe fëmijët. 40-vjeçarja ka pranuar që të rrëfejë historinë e saj në Report TV, edhe pse frika që dhunuesi të jetë sërish prezent është ende e pranishme.
-
VIDEO
'5 Maji', Veliaj: Familjet e 3 pallateve të para marrin çelësat e shtëpive brenda këtij viti
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj bëri me dije sot se brenda këtij viti, do të marrin çelësat e shtëpive familjet e 3 pallateve të para në lagjen “5 Maji".
-
VIDEO
Shqiptarja.com i zbuloi skandalin, pasurinë marramendëse dhe karrierën, tërhiqet gjyqtari Agron Zhukri, që u zgjodh për të gjykuar Statutin e Berishës
Agron Zhukri, gjyqtari që u caktua nga goglat që të verifikonte ligjshmërinë e Statutit të PD, miratuar në Kuvendin e Partisë Demokratike, thirrur nga Sali Berisha më 11 dhjetor 2021, në stadiumin kombëtar, është tërhequr nga çështja. Vendimi i tij është marrë pasi Shqiptarja.com denoncoi dosjen e karrierës së tij dhe pasurinë marramendëse.
-
VIDEO
5 mijë lekë bonus, nis shpërndarja e shpërblimit të fundvitit për pensionistët dhe kategoritë e tjera! Ja kush përfiton
Nga sot ka nisur shpërndarja në të gjithë vendin e shpërblimit të fundvitit për të gjithë pensionistët. Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore Astrit Hodo ka dalë sot në një konferencë për mediat dhe ka dhënë detaje. Hado është shprehur se kategoritë që përfitojnë janë të gjithë pensionistët e pleqërisë, familjarë, të invaliditetit ata që përfitojnë pension social, pension të parakohshëm, ish ushtarakët, përfitojnë të gjithë kategoritë e tjera që kanë dalë para kohe në pension.
-
VIDEO
Frika ndaj Omicron, epidemiologu për Report Tv: Varianti më i parrezikshëm! ‘Arma’ jonë, imunizimi, ndryshe nga viti i kaluar! Qytetarët e lodhur nga masat, le të festojnë
Në një kohë kur festat e fundvitit po afrojnë dhe njerëzit mblidhen për të festuar, pyetja që lind është “A do të ketë një valë të COVID-19 si vitin e kaluar”? Përgjigjen e ka dhënë në Report Tv, epidemiologu shqiptar nga Gjermania Erion Dasho, i cili tha se qytetarët janë lodhur dhe këtë vit kemi një armë të fuqishme, atë të “imunizimit”
-
VIDEO
Fshehu vjedhjen në Itali dhe u shkarkua nga vettingu, i sekuestrohet apartamenti dhe garazhi ish gjyqtarit të Gjykatës së Lartë Admir Thanza! Nën hetim nga SPAK
Një apartament në Tiranë dhe një garazh i sekuestrohen ish anëtarit të Gjykatës së Lartë Admir Thanza, i cili është shkarkuar nga vettingu pasi më parë kishte vjedhur një vjedhje në Itali. Ai është aktualisht nën hetim nga SPAK për deklarim të rremë dhe fshehje pasurie.
-
VIDEO
Drejtues të Agjencisë Shtetërore për Mbetjet në Kosovë vizitojnë Landfillin e Sharrës: Investim i jashtëzakonshëm, shpresojmë të të shkëmbejmë përvojën me ju
Zona e Trajtimit të mbetjeve në Tiranë u vizitua nga përfaqësues të Agjencisë Shtetërore për Menaxhimin e Mbetjeve në Kosovë, e cila menaxhon të gjithë infrastrukturën e mbetjeve në shtetin fqinj. Duke qenë se Kosova do të nisë së shpejti investimet në infrastrukturën e menaxhimit të mbetjeve, kjo vizitë kishte si qëllim, inspektimin nga afër të projektit më të madh të menaxhimit të mbetjeve në Shqipëri, që po zbatohet nga shoqëria konçensionare “Integrated Energy”.