• VIDEO

    Shqipëri-Mali i zi, mbledhje të përbashkët qeverie! Ministrja e Jashtme: Po punojmë për një sërë projektesh

    Një mbledhje e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Malit të Zi është planifikuar të mbahet së shpejti. Lajmin e bëri të ditur ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhacka gjatë një konference per shtyp me homologun malazez Gorge Raduloviç. 

  • VIDEO

    Monumenti i kulturës 'Ura e Zogut' rrezikon shembjen, Europa Nostra e rendit në listën e 12 siteve me risk

    Europa Nostra, organizata ndërkombëtare e cila mbron vlerat e trashëgimisë kulturore e ka renditur Urën e Zogut në listën e 12 monumenteve në Europë që rrezikojnë shembjen.

  • VIDEO

    Mbështetëset e Bashës e 'përzënë' Kokalarin nga selia: Mashtruese, sa rrugë ke bërë Amerikë-Shqipëri, kush të ka paguar?

    Pasi ka përfunduar takimi i Albana Vokshit së bashku me anëtaret LDG-së, kanë qenë dy zonja në korridoret e PD që kanë kundërshtuar Vokshin në selinë blu, duke i thënë asaj që mandati i saj ka përfunduar. Pas takimit ato janë shprehur në lidhje me referendumin e 18 dhjetorit duke theksuar se do vijnë herë pas here në selinë blu. Evi Kokalari nuk e cilësoi provokim ardhjen e saj në PD. Kjo situatë e tensionuar pritet të vijojë dhe më tej për sa kohë nga grupi i Rithemelimit nuk e njohin Lulzim Bashën si kryetar të Partisë Demokratike. Kokalari deklaroi se ajo që ndodhi ishte një dhunë verbale.

     
  • VIDEO

    Tensione tek PD, Albana Vokshi me grupin e Berishës ngelet në korridor! I kanë ndërruar bravën e derës së zyrës

    Deputetja e PD, Albana Vokshi e cila është pjesë e grupit të Rithemelimit ka deklaruar për mediat se i kanë ndërruar bravën e zyrës së LDG. 

    "Shpërthimi i dyerve të LDG, dhe ka zëvëndësuar bravat. Në këtë zyrë ndodhet një pjesë jo e vogël e historisë së LDG. Çdo informacion dhe dokument zyrtar e origjinal, nuk po flas për sendet e mia personale. Ky veprim është bërë pa dijeninë tonë, veprim i dhunshëm, uzurpues, jo qytetar, jo dinjitoz. Janë të pavarura nga strukturat dhe lidershipi i PD."-tha Vokshi.

  • VIDEO

    'Më janë vjedhur sendet personale në zyrë, s'do jetë çudi t'i kenë fshirë kamerat', dy ditë pas denoncimit të Belind Këlliçit, selia e PD nuk i dorëzon pamjet policisë

    Ndonëse kanë kaluar dy ditë që prej denoncimit të Belind Këlliçit për vjedhjen e zyrës së FRPD-së dhe pretendimeve se i janë marrë materiale pune dhe personale në brendësi, nga persona brenda PD, policisë nuk i janë dorëzuar pamjet e kamerave të sigurisë. Policia ka bërë këqyrjen e ngjarjes dhe ka administruar të gjitha materialet që pretendohen se mund të shërbejnë për të hetuar në lidhje me denoncimin.

  • VIDEO

    Sot një nga mbështetësit e flakë, si e akuzonte Tritan Shehu Berishën: Komunist, i pandreqshëm, ka ndërtuar shtet brenda shtetit

    Sot Tritan Sheu është një nga mbështetësit më të flaktë të Sali Berishës, e megjithatë, ai nuk mendonte njësoj para disa vitesh.

  • VIDEO

    Afera e inceneratorëve, paralajmërimi i Bashës: SPAK të gjejë ato që janë në kërkim para se t’i vrasin

    Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha sot para gazetarëve se uron që vërtetë së Stela Gugalli të jetë në kërkim nga SPAK për aferën e e inceneratorëve dhe mos t’i jetë mbyllur goja një herë e përgjithmonë. Basha tha se ajo duhet gjetur sa më parë, para se t’i vrasë ndokush e në veçanti Stela.

     
  • VIDEO

    I akuzuar për korrupsion në rrugën e Kombit? Basha: Jam i vetmi që jam përballur më drejtësinë, ishin sulme të keqorganizuara politike

    Kryetari i Partisë Demokratike, teksa u pyet në lidhje me deklaratën e tij se ka pasur korrupsion edhe në kohën e qeverisjes së PD-së, për emra konkretë, tha se ai është i vetmi që është përballur me drejtësinë. Basha tha se akuzat ndaj tij për korrupsion gjatë ndërtimit në Rrugën e Kombit, tha se ishin sulme të keqorganizuara politike.

    Gazetarja: Kujt i referoheni për korrupsion në kohë të qeverisjes së PD-së, se vetëm ju keni pasur një dosje për korrupsion?

    Basha: Jam i vetmi që jam përballur me drejtësinë dhe që ajo çështja e mori përgjigjen e vet. Ajo çështje e mori përgjigjen e vet dhe ishte një sulm i keqorganizuar politik. E keni harruar? Ishte qesharake akuza. Ajo nuk u konsideruar as akuzë. Vendimi konkludoi se prokuroria nuk arriti që ngrinte asnjë akuzë. Unë kam kërkuar edhe të më hiqet imuniteti, kam dalë para shqiptarëve sa herë jam akuzuar. Kam qenë para drejtësisë dhe në dispozicion, prandaj jam kështu sot, ballëhapur pa askujt për t’ju trembur veç Zotit. Na akuzuan se kemi frikë reformën në Drejtësi! Pse politikanët që kanë 30 vite në pushtet, nuk janë hetuar asnjëherë. Lefter Koka është bishti pavarësisht se e ka mbiemrin Koka.

  • VIDEO

    Akuzat e LSI për Komisionin Hetimor për Inceneratorët, Lulzim Basha nuk i përmend as emrin ish-aleatëve: Donin të importonin plehra

    Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku,  e pyeti Lulzim Bashën për një reagim për deklaratën e nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili, se banda e icineratorëve e detyroi që të mos pranonte asnjë anëtar nga LSI në Komisionin Hetimor parlamentar.

    U vu re që Basha nuk dënjoi as t'ia përmend emrin LSI-së duke e quajtur 'një forcë tjetër politike'.

    "Nuk dua të merrem me ta. Sot e ka radhën maja e trekëndëshit të Bermudës.  Dua t'i kujtoj se donin të importonin plehra me ligj. Vetëm presioni i PD dhe shoqërisë civile i bëri që të tërhiqeshin. SPAK është vënë në lëvizje nga denoncimi i PD. Edhe një forcë tjetër politike ka shkuar. Shumë mirë ka bërë. Ndërsa Komsioni Hetimor për Inceneratorët është ngritur pikërisht për t'i dhënë forcë instrumentit të opozitës në Kuvend", tha Basha.

  • VIDEO

    Tabaku: Ashtu si në Elbasan, ka kompani fiktive edhe në Fier e Tiranë që kanë përfituar nga afera inceneratorëve! Alibeaj: Kemi denoncuar me fakte këtë megakorrupsion

    Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku tha në një deklaratë për mediat se ashtu si në inceneratorin e Elbasanit edhe në Fier e në Tiranë ka kompani fiktive të krijuara për të përfituar para nga inceneratorët. Sipas Tabukut, afera e inceneratorëve është zbuluar vetëm 10% dhe ka informacione të tjera që do PD do t’ja vendosë në dispozicion SPAK.

     
  • VIDEO

    'Bashkëqeverisja', Komisioni i Ligjeve rrëzon dekretin e Metës! Presidenca: Centralizim pushteti! Ministrja: S'ka kundërshti

    Komisioni Parlamentar për Çështjet Ligjore ka rrëzuar sot dekretin e Presidentit Ilir Meta për kthimin e projektligjit 'Për Bashkëqeverisjen'. Dekreti i Metës mori 3 vota pro dhe 11 kundër në Komision, ndërsa tashmë do t'i shkojë Kuvendit për t'u votuar.

  • VIDEO

    Lulzim Basha: PD mbështet pa kushte drejtësinë në luftën për të goditur korrupsionin tek politikanët e pushtetarët

    Lulzim Basha tha në një dalje për mediat se PD të mbështesë drejtësinë pa kushte, për goditjen dhe luftën ndaj korrupsionit, dhe në goditjen e politikanëve hajdutë.

    ‘SHBA shpallin luftën kundër korrupsionit prioritet kombëtar. Ku SHBA shpallin se korrupsioni cenon interesat e tyre, po ne këtu ku një grusht njerëzish kanë grabitur dhe gllabëruar çdo gjë. Politikanët dhe pushtetarët që kanë vjedhur shqiptarët përmes vettingut të politikanëve dalin haptas si hajdutë dhe përvetësues të fondeve të shqiptarëve. Në këtë kuadër përshëndes dhe mbështes drejtësinë. PD e mbështet pa kushte, drejtësinë pa kushte të luftës kundër këtij armiku që është korrupsioni. Presioni është ushtruar haptasi. Përshëndesim me forcë të gjitha goditjet që drejtësia i bën armikut të mirëqenies së shqiptarëve. Kjo goditje të jetë e plotë dhe e vërtetë dhe mos të mashtrohet me koka turkut arrestimi i Lefter Kokës, nuk është kokë turku, pasi ishte ish-ministër, por ai nuk ka vepruar i vetëm.’- tha Basha.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv