-
VIDEO
Në errësire dhe në të ftohtë prej 16 ditësh Lepusha dhe Vermosh, kryeplaku i Kelmendit thirrje në Report TV: Shteti të na ndihmojë, po vuajmë 700 banorë! Jemi bërë të ikim natën
Në të ftohtin e temperaturave të ulëta dhe në errësirë, janë prej 16 ditësh 700 banorët e Njësisë Administrative Kelmend, në Shkodër, fakt për të cilin ngriti shqetësimin e tij kryeplaku Prek Vata në Repoort Tv.
Ai tregoi se pasojë e kësaj fatkeqësie ishte stuhia dhe bora në zonë që shkatërroi telat dhe traversat elektrikë.
-
VIDEO
Miratohet në parim në Komisionin e Sigurisë projektligji për regjistrin e të dënuarve për krime seksuale! Shoqëria Civile: Do jetë elektronik dhe i konceptuar të jetë publik
Është miratuar sot në parim në Komisionin për Sigurinë Kombëtare projektligji për “Për Regjistrin Kombëtar të të Dënuarve për Krime Seksuale”. Einxh Pepa, përfaqësues e Shoqërisë Civile, sqaroi se ky regjistër do të jetë elektronik dhe do të vendoset në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Sipas projektligjit, në këtë regjistër do të jenë vetëm personat e dënuar me vendim të formës së prerë, ndërsa koha që emri do të qëndrojnë në të, do të përcaktohet në varësi të kohës së dënimit.
-
VIDEO
Sulmet e Berishës, Basha çon në gjykatë 5 muaj me vonesë ndryshimet në statutin e PD-së
TIRANË- I gjendur përballë "kërcënimit" serioz të Sali Berishës, i cili dje tregoi "forcën" e tij, Lulzim Basha ka marrë masat, edhe pse 5 muaj me vonesë. Ndryshimet e bëra në Kuvendin e 17 korrikut të statutit, Partia Demokratike i ka çuar për regjistrim në Gjykatën e Tiranës vetëm ditën e djeshme, 13 dhjetor. Ky vendim ka ardhur vetëm pak orë pas deklaratës së Sali Berishës, i cili nga selia blu tha se ndryshimet e bëra në statut në Kuvendin e 11 dhjetorit "ishin rrugës" për në Gjykatë. Kjo deklaratë ka vënë në lëvizje PD-në zyrtare dhe nga sa mësojnë burime për Report Tv çështja është regjistruar dhe shortuar pranë kësaj gjykate dhe i ka kaluar gjyqtares Blerina Muça.
-
VIDEO
Përfundon takimi i Bashës me ambasadorët në selinë blu
Përfundon takimi i Lulzim Bashës me ambasadorët/ Takimi ka zgjatur rreth 1 orë e 15 minuta. Në përfundimtë saj, Basha nuk dha një komunikim për mediat.
-
VIDEO
EKSKLUZIVE/ Zef Brozi për Shqiptarja.com: Shqiptarët po ndahen nga terrorizmi shumëformësh berishian
Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit, i përndjekur dhe i persekutuar nga Sali Berisha i bën thirrje SPAK , BKH dhe institucioneve të tjera të zbatimit të ligjit që "nuk duhet dhe as mund të lejohen të jenë gardianë të krimeve dhe korrupsionit të Berishës dhe kujtdo pushtetari e ish pushtetari të lartë. Provat e mjaftueshme i keni aty, në Shqipëri", thotë Zef Brozi ne një pronocnim për Shqiptarja.com
-
VIDEO
Report Tv siguron pamjet e vrasjes në Tiranë/ Nga debati te kasa tek sherri me grushta, momenti kur qëllohet me armë 29-vjeçari
Report Tv ka siguruar pamjet nga vrasja e Jurgen Dukës orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë. Siç shihet në pamjet e siguruara nga gazetari i Report Tv Sokol Dema, Jurgen Duka dhe një person ende i paidentifikuar debatojnë fillimisht brenda në një market 24 orësh. Debati ka agravuar në përplasje fizike me Dukës dhe autorit ndërsa më pas ky i fundit e ka qëlluar për vdekje me armë zjarri 29-vjeçarin. Në videon e siguruar shihet edhe një punonjës i marketit në rrugën 'Irfan Tomini' i cili fillimisht tenton t'i ndajë të rinjtë që po përplaseshin fizikisht, por nuk ja del dot. Pas krimit, autori del me shpejtësi nga marketi, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e tij. Jurgen Duka ishte në market së bashku me shokun e tij O.D. Ky i fundit ka thënë para policisë se sherri që përfundoi në vrasje ka nisur për radhën mes klientëve se kush do paguante i pari.
-
VIDEO
Vrasja në Tiranë, shoku i viktimës: Sherri nisi për radhën në market se kush do paguante i pari
Detaje të reja lidhur me vrasjen e 29-vjeçarit Jurgen Duka. Shoku i tij ka deklaruar para grupit hetimor se sherri ka nisur për radhën në market. Viktima dhe autori ishin futur në market si klient dhe debati ka nisur se kush do paguante i pari. Burime nga policia thonë se autori, që nuk është identifikuar akoma, është larguar me një automjet.
-
VIDEO
Orteku bllokon rrugën e Thethit, nis puna për pastrimin e dëborës
Rruga që të çon në Theth është bllokuar nga një ortek. Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije e orteku ka rënë mbrëmjen e djeshme në Qafë Thore, ndërsa ka nisur puna për pastrimin e dëborës.
-
VIDEO
Berisha tentoi të marrë PD, Kim, Soreca dhe ambasadorët në selinë blu, takim me Bashën
Ambasadorët e SHBA, BE dhe të vendeve të tjera të akredituara në Shqiëpri në selinë blu. Takim me kryedemorkatin Lulzim Basha.
-
VIDEO
Zbardhet dinamika e vrasjes në Tiranë, Duka u qëllua pas një sherri në market, ndërroi jetë në spital
Report Tv mëson të tjera nga vrasja e të riut Jurgen Duka (Mëziri) në Tiranë. Mësohet se Duka dhe shoku i tij O.D., kanë hyrë në market dhe pas një debati, ka filluar një konflikt me një person tjetër të paidentifikuar ende. Sherri ka agravuar dhe ky i fundit ka qëlluar Dukën me armë zjarri duke e lënë fillimisht të plagosur, ndërsa më pas 29-vjeçari ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës. Nga verifikimet e kryera rezulton se viktima është person me precedent të mëparshëm kriminal. Jurgen Duka mësohet se është arrestuar në vitin 2020 në kuadër të një operacioni anti-drogë mes Shqipërisë dhe Italisë ku u prangosën edhe disa persona të tjerë.
-
VIDEO
Rama poston pamje të projektit të rrugës turistike Perlat- Fushë Lurë: Do të zbulojë një tjetër mrekulli të fshehur të Shqipërisë, zonën e Lurës
Tashmë ka nisur puna për ndërtimin e rrugës turistike Perlat-Fushë Lurë, rrugë e cila, përtej të tjerave, do të mundësojë nxjerrjen nga izolimi të shumë fshatrave të Mirditës, Matit e Dibrës.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 14 dhjetor 2021
Titujt e gazetave për sot, nga Basha i faturon Berishës "21 janarin" te prapaskenat e bravave dhe zyrave pa karrige e deri tek Berisha dështon të uzurpojë me dhunë selinë e PD.