-
VIDEO
Rama inspekton grykëderdhjen e Vjosës: Falë investimeve, situata më mirë se vitet e kaluara
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar zonën pranë grykëderdhjes së lumit Vjosa, që pas daljes nga shtrati shkaktoi dëme të konsiderueshme në disa banesa. Kreu i qeverisë u shpreh se falë investimeve të bëra me kanalizimet dhe punës që u bë në 72 orët e fundit, situata ka kaluar më së miri krahasuar me vitet e kaluara.
"Me këtë prurje para disa vitesh uji vinte në qendrën e Fierit. Darzeza që ishte historikisht nën ujë, sot s'është prekur fare. Duhet të marrim masa çfarë duhet përmirësuar akoma që gjërat të vihen në vijë. Rezultati i mirë, por duhet të merremi me urën. Duhet bërë një projekt për të kuptuar çfarë ndërhyrjesh duhen bërë. Me gjithë këtë volum reshjesh është për tu përgëzuar puna e të gjithëve. Për ata në Ferras duhet të gjejmë një mënyrë, banesa sociale. Se s'ka argjinaturë e digë që të mbron."-tha kryeministri Edi Rama.
-
VIDEO
Pas arrestimit të kryetarit Fatos Tushe, në pranga dhe nënkryetari i Bashkisë së Lushnjes dhe Drejtori i Prokurimeve për abuzime me tenderat
Abuzim me tenderat, në pranga Nënkryetari i Bashkisë Lushnje dhe Drejtori i Prokurimeve
-
VIDEO
I shpallur në kërkim prej 2 muajsh, arrestohet në Romë, Itali, Adriatik Llalla
I shpallur në kërkim prej disa kohësh, arrestohet në Romë, Itali, Adriatik Llalla. Lajmi është konfirmuar nga gazetari i Report Tv, Arsen Rusta. Nga sa mësohet Llalla është arrestuar në Romë në datë 10 dhjetor, teksa autoritetet shqiptare janë njoftuar ditën e sotme.
-
VIDEO
Atentati i parandaluar në Lezhë ndaj Preng Palucës, gjendet banesa e njërit prej autorëve! Brenda, një pistoletë dhe disa mjete identifikimi
Gjatë kontrollit në apartament u gjetën një pistoletë, disa mjete identifikimi dhe leje drejtimi të lëshuara nga një shtet tjetër. Nuk dihet se sa do të ndihmojnë provat e gjetura në shtëpinë e Vlashit për të zbuluar vendndodhjen e tij.
-
VIDEO
Moti i keq/ Kreu i Emergjencave Civile në Fier: Dëme në shumë shtëpi, grupet e punës në terren! 150 ha tokë bujqësore nën ujë
Drejtori i Emergjencave Civile në Fier, Maksim Zaka, deklaroi se aktualisht janë 150 hektarë tokë bujqësore që janë nën ujë. Ai theksoi se ka edhe shtëpi të cilave iu është futur uji në oborr, ndërsa në disa prej tyre edhe në katin e parë. Sakaq, ai theksoi se janë ngritur disa grupe pune të cilat kanë dalë në terren për të bërë një bilanc të dëmeve të shkaktuara nga moti i keq.
-
VIDEO
Hiqet bora, rruga e Arbrit lehtësisht e kalueshme edhe pa zinxhir
Rruga e Arbrit, pjesa e Bypasit është lehtësisht e kalueshme. Borëpastruese kanë arritur që të heqin të gjithë dëborën, duke bërë që ajo të jetë lehtësisht e kalueshme edhe pa zinxhir.
-
VIDEO
Transferimi i të burgosurve nga Britania, zv.ministrja në Komisionin e Jashtëm: Para se të kryhet, do shihen disa faktorë!
Zv.ministrja e Drejtësisë, Adea Pirdeni sqaroi si do të bëhet procedura. Ajo tha se transferimi do të bëhet vetëm me pëlqimin e të dënuarit, apo kur ka vendim dëbimi si dhe duhet t'i kenë mbetur jo më pak se 6 muaj nga dënimi. Sipas Pirdenit nuk do të ketë kufizime mbi llojin e veprës penale, teksa theksoi se para kryerjes së transferimit, do të vlerësohen një sërë faktorë para se të vendoset nëse do të kryhet apo jo transferimi.
-
VIDEO
Moti i keq/ Bien gurë nga Kalaja e Lezhës, rrezikohen kalimtarët dhe banesat
Gurët antik të Kalasë së Lezhës janë kthyer në kërcënim për zonën e banuar në anën veriore të kalasë së qytetit të Lezhës. Gurë të tjera kanë rënë nga qafa e Kalasë pas reshjeve të fundit të shiut, duke rikthyer frikshëm fenomenin i cili ka nisur prej të paktën 4 vitesh. Banor të zonës e kalimtar e konsiderojnë situatën e krijuar problematike dhe mjaft të rrezikshme. Ata fajësojnë institucionet përgjegjëse për mungese ndërhyrje, për shmangien e rrëshqitjes së gurëve.
-
VIDEO
Pas shkarkoi grupin berishian, Basha mblodhi në seli deputetët, zbardhen porositë: Qëndroni pranë banorëve të përmbytur, paralel punoni për 18 dhjetorin
TIRANË- Ditët e fundit për kryedemokratin Lulzim Basha nuk kanë qenë aspak të qeta. Pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar, Basha ka mbledhur pasditen e djeshme edhe grupin e deputetëve ku u ka dhënë disa porosi. Së pari, mësohet se numri një i demokratëve i ka porositur deputetët demokrat që t'u gjenden pranë banorëve të cilët janë prekur nga përmbytjet, e ndërsa kryefjalë ka qenë edhe Kuvendi i 18 dhjetorit. Ai u ka kërkuar deputëteve, që në terren të punojnë jo vetëm për aktivitetin parlamentar të javës, por edhe për organizimin e 18 dhjetorit.
-
VIDEO
Bëri drift me makinë dhe postoi videon në rrjete sociale! Procedohet penalisht 24-vjeçari në Lezhë
Një 24-vjeçar është proceduar penalisht nga policia e Lezhës pasi në rrjete sociale ka publikuar një video ku bën drift me makinë në sensin e kundërt të lëvizjes, në aksin rrugor Milot-Mamurras.
Mësohet se i riu është gjobitur me 600 mijë lekë të vjetra ndërsa i është pezulluar patenta për 2 vite. Sakaq, policia ka bllokuar automjetin e të riut.
-
VIDEO
Mesazhi i koduar i Bashës: Ditë e bukur sot, më bukur do bëhet
Lulzim Basha ka mbërritur ditën e sotme në selinë blu, ku në hyrje për gazetarët është shpehur "ditë e bukur sot, edhe më bukur do bëhet".
-
VIDEO
Moti i keq, stabilizohet situata në Lezhë! 100 ha tokë të përmbytura, niveli i ujit në rënie! Rrugët nacionale të kalueshme pa probleme
Reshjet e dendura të shiut ditët e fundit kanë shkaktuar problematika në disa zona të vendit, ndërsa situata në Lezhë paraqitet e qetë. Niveli i ujërave në shtretërit e lumenjve dhe sistemin kullues është në kuotat normale. Hidrovoret punojnë me kapacitet të plotë. Në kënetën e Kakarriqit, njësia administrative Balldre, Bashkia Lezhë, janë rreth 100 ha tokë me prezencë të ujit, por në rënie. Rezervuarët janë në monitorim ndërsa rrugët nacionale, rurale dhe bashkiake, janë të kalueshme pa problem, ndërsa furnizimi me energji elektrike po mbahet nën kontroll.