-
VIDEO
Marrëdhënia me Yuri Kim, Berisha: Unë pranoj ambasador, jo guvernatore
Një nga pyetjet që i është bërë Sali Berishës është marrëdhënia që do të ketë me SHBA. Ai vijon të këmbëngulë që kjo marrëdhënie do të jetë i mirë edhe pse Amerika e ka shpallur si "person të pa dëshiruar".
-
VIDEO
Berisha paralajmëron protesta: Revolucionin nuk e ndal njeri, mjerë ai që mendon ndryshe
Nga selia e PD-së, Sali Berisha ka paralajmëruar për protesta për të rrëzuar nga pushteti Edi Ramën. Ai tha se 'revolucionin' nuk ndal njeri.
“Protesta kombëtare ishte dhe është një opsion më datën 18, por problemi është se referendumi duhej bërë për shkak të festave që vijnë edhe shpëtojnë, domethënë Edvin Kristaq Ramën e shpëtoi refedendimi i “peng Bashës” se do kishte pasur gjithë Shqipërinë në Tiranë por do vijë shumë shpejt se revolcionin nuk e ndal dot kush. Asnjë inident mes demokratëve nuk ka e s’mund të ketë", tha Berisha.
-
VIDEO
Berisha mban fjalim pas mbledhjes me Komisionin e Rithemelimit! Me kë po flet Basha me sytë në celular!?
Teksa ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet në selinë blu, kryedemokrati Lulzim Basha vijon mbledhjen me Kryesinë. Në pamjet e siguruara nga Report Tv, shihet kryedemokrati Basha i cili i mban sytë në telefon. Aktualisht Berisha po mban një fjalim pas mbledhjes që zhvilloi me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit.
-
VIDEO
Berisha 'zhvendos' Foltoren në selinë blu: Deputetët të më bashkohen, më mirë vonë se kurrë
Sali Berisha ka zhvendosur 'Foltoren' në selinë blu, ku ka mbajtur fjalimin pas mbledhjes së zhvilluar me Komisionin e Rithemelimit në PD. Ai ka pasur një ftesë për deputetët demokrat që t'i bashkohen.
" Nga të gjitha konferencat e shtypit të karrierës sime 31 vjeçare, miu garantoj s ekjo konferencë është më e veçanta, kjo konferencë mbahet sot pas Kuvendit kombëtar të Rithemelimit të PD, ngjarje kjo absolutisht unike, si monument lirie. Jehona e këtij kuvendi, siç ishte unik në llojin e tij është e jashtëzakonshme në çdo votw dhe zemër, ndjej keqardhje që sot jeni të gjithë në këmbë, por domethënia e këtij qëndrimi është e madhe, nga një anë keni njeriu që grumbulloi karriget në zyrën e tij, i çmendur me pasionin e karrigeve, çdo karrige të thyer t'ia sillni njeriun e pasionit, që s'punon për karrige por punon për liritë e demokratëve dhe shqiptarëve. Në mbledhjen që sapo përfundoi, u dërgova në mbështetje të përzemërt të gjihë demokratëve dhe nëpërmjet jush përcjell një thirrje të pwrzemwrt e miqësore, ndaj çdo demokrati që ende nuk ka vendosur të bashkohet me PD e rithemeluar është i mirëpritur dhe krah hapur, ju e ndoqët vetë Kuvendin, a kam të drejtë unë t'u them të gjithë deputetëve të PD se nëse do ishit në Kuvend, ju për herë të parë do mund të që shprehnit lirisht mendimet, opinionet dhe propozimet, pra ishte një rast i humbur, por megjithatë, unë jam nga ato që them më mirë vonë se kurrë, unë u ktheva me vonesë, ndaj për ata nuk është vonë", tha Berisha.
-
VIDEO
Berisha përfundon mbledhjen me Komisionin e Rithemelimit, anëtarët dalin jashtë zyrës në selinë e PD
Ka zgjatur vetëm pak minuta mbledhja e Sali Berishës me Komisionin e Rithemelimit në selinë e PD. Nuk dihet se çfarë u diskutua në këtë mbledhje, ndërsa anëtarët e Komisionit kanë lënë ambiente e zyrës në selinë e PD ku u zhvillua mbledhja.
-
VIDEO
Çfarë po ndodh brenda selisë së PD, Basha dhe Berisha mbledhje shumë pak metra larg njëri-tjetrit! Prani e shtuar mbështetësish
Mbërritja e Sali Berishës në selinë e PD, në një kohë kur vetëm pak metra larg tij Lulzim Basha po zhvillon mbledhje me Kryesinë, ka tensionuar jo pak situatën në partinë më të madhe opozitare në vend. Në hollin e selisë shihet një prani e e shtuar mbështetësish të liderit dhe ish-liderit të PD.
-
VIDEO
Mbështetësja e Bashës: Grupi tjetër më bëri presion! Jul Deda përpiqet ta qetësojë
https://shqiptarja.com/lajm/sali-berisha-shkon-ne-seline-e-pd?r=kh0#:~:text=Nj%C3%AB%20moment%20tensioni,s%27je%20me%20mua
-
VIDEO
Berisha futet në selinë e PD, mbështetësi i tij, Lisandër Hoxha: Jemi në partinë tonë, s'po bëjmë asgjë të keqe! Do ta kthejmë partinë në legjitimitet
Mbërritja e Sali Berishës në selinë e PD ka tensionuar në maksimum tensionet brenda kësaj partie, por për mbështetësin e ish-kryedemokratit, Lisandër Hoxhën, ajo që ata po bëjnë është diçka krejtësisht normale. Për Report TV, Hoxha u shpreh se ata u futën në partinë e tyre duke theksuar se do të bëjnë çdo gjë për t'i kthyer legjitimitetin PD.
"Ka një mbledhje të deputetit Basha, ne nuk e dimë me kë është mbledhur. Nuk ka asnëj lloj tensionimi, është çdo gjë normale. Ky është moment feste për demokratët ndaj ne po mblidhemi të gëzuar, nuk është matje forcash, matjen e forcave e kishim institucionale me 11 dhjetor. Ne jemi në partinë tonë dhe nuk po bëjmë asgjë të keqe veç se po e ngremë, po e rithemelojmë. Ne nuk mund të imagjinojmë çfarë do bëjë Basha, ne do bëjmë gjithçka për ta kthyer PD në legjitimitet", tha ai.
-
VIDEO
Berisha i shkon në seli, ja reagimi i Lulzim Bashës
Sali Berisha i ka shkuar në seli, teksa Lulzim Basha ka vijuar mbledhjen e tij me kryesinë e PD.Vetëm një korridor i ndan Bashën nga Berisha.
-
VIDEO
Berisha i shkon në seli, tallet me Bashën: I ka marrë të gjitha karriget në zyrën e tij
Sali Berisha nuk ka kursyer edhe ironinë për Lulzim Bashën, teksa i shkoi në seli.
-
VIDEO
Debati në 'Report Tv', Shano: Rikthimi i Berishës në krye të selisë blu, s'ka dobi! Basha të dorëhiqet! Delegati i PD: Kryedemokrati po bën 'luftë' me ne, jo me Ramën
Dritan Shano tha se Këshilli Kombëtar i PD që u mblodh dje, u thirr me urgjencë sipas humorit të Bashës, ndërsa zgjidhja për situatën e krijua rnë PD tha se është dorëheqja e këtij të fundit. Për rikthimin e Berishës në krye të selisë blu, tha se s'ka dobi. Ndërsa delegati i PD, Irakli Pina theksoi se kryedemokrati po bën luftë me demokratët, dhe jo më Ramën.
-
VIDEO
I rrethuar nga mbështetësit, Sali Berisha shkon në selinë e PD
I rrethuar nga mbështetësit, Sali Berisha shkon në selinë e PD.