• VIDEO

    Vritet me armë zjarri i riu në Tiranë! U qëllua pas sherrit në market, dyshohet se ishte i dehur! Viktima u arrestua 1 vit më parë në një operacion anti-drogë

    Jurgen Duka mësohet se është person me precedent të mëparshëm kriminal. Në vitin 2020 ai u arrestua së bashku me Elison Hysenbelli në kuadër të operacionit anti-drogë mes Italisë dhe Shqipërisë, të koduar ‘Riviera’ dhe do ekstradohej drejt vendit fqinj për t'u gjykuar.

    • VIDEO

      Paralajmërimi i Vangjelit: Në 18 dhjetor dhe më tej mund të kemi dorëheqje masive nga mbështetësit e Bashës

      Për analistin Lorenc Vangjeli, kryetari i PD-së duhet të ishte dorëhequr që në Prill pas humbjes në zgjedhjet e përgjithshme. Sipas tij, kjo do të kursente të gjithë këtë luftë që po zhvillohet prej disa muajsh mes Bashës dhe Berishës.

      Vangjeli habiti jo pak në studion e ‘Kontrast’ me parashikimin e tij. Ai tha se në prag të Kuvendit të thirrur nga Basha, por edhe pas tij, do të pasojnë dorëheqjet e personazheve të njohur në PD.

      “Sot jemi në një moment që zoti Basha ende nuk e ka kuptuar se ç’po ndodh. Unë madje mund t’ju parathem se me siguri se para dhe pas të shtunës do të kemi tekstin e dorëheqjes kolektive të shumë personazheve të njohur të Partisë Demokratike. Me frazën ‘duke dashur të shmangim përçarjen e PD etj etj”… Pra të njerëzve pranë Bashës. Unë nuk po them se kemi të bëjmë me një dorëzim, por loja ka mbaruar që në momentin kur Sali Berisha njëlloj si strategët duke pasur të gjitha rrethanat dhe SHBA-të kundër, arriti të mposhtë një armik të dobët si Basha në rolin e kundërshtarit të tij, i cili duhet të kishte ikur në Prill thjesht si humbës. Atë që duhet të kishte ndodhur muajin e fundit të pranverës së këtij viti, po e shohim të ndodhë në muajin e parë të këtij dimri” – tha Lorenc Vangjeli. Sipas tij, Kuvendi i datës 18 dhjetor është ne dyshim nëse mund të mbahet. “Me gjasë, në dyert e Pallatit të Kongreseve do të ketë “filtra” njerezorë që do të pengojnë hyrjen e delegatëve në sallë. Dhe kjo do të jetë vetëm ajo që do të duket, sepse ndalesat do të jenë edhe më të mëdha”, tha Vangjeli.

    • VIDEO

      Kush do mbajë bravat?

      Më 18 dhjetor, Partia Demokratike do të mbajë vetëm referendumin për ratifikimin e vendimit për shkarkimin e Lulzim Bashës, por Kuvendi Kombëtar i thirrur nga kryedemokrati nuk do të mbahet. Kështu ka deklaruar deputeti Tritan Shehu në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv’. Për politologun Ilir Kalemaj çarja në PD është kaq e madhe sa fundi është vetëm krijimi i 2 partive. I ftuar në emisionin "5 pyetjet' të gazetarit Ilir Babaramo, Kalemaj tha se nuk është ccudi që në zgjedhjet e ardhshme të kemi 2 subjekte.

    • VIDEO

      Dibër e Bulqizë, mijëra banorë pa energji elektrike! Dëbora 80 cm, izolohen njësitë Ostren, Trebisht, Gjoricë

      Trashësia e borës shkon deri në 80 cm në fshatrat malorë të Dibrës, ku shumë banorë kanë mbetur të izoluar, si dhe ka probleme në furnizimin me energji elektrike.

      Reshjet e dëborës kanë krijuar probleme me furnizimin me energji elektrike në zonat e thella të Bulqizës e Dibrës. Konkretisht janë pa energjia elektrika Lura, Rec, Ostren Trebishtë, Tërnova, për shkak se janë këputur shtyllat elektrike.

    • VIDEO

      Basha me ton të ashpër: Ish-komunisti Berisha dha sot një spektakël të shëmtuar! U ka thyer dhëmbët çdo ish-kryetari të PD-së

      Kryetari i Partisë Demokratike më një gjuhë të ashpër e ka cilësuar futjen e Sali Berishës në selinë e PD-së, si një masakër të shëmtuar, ndërsa e quan atë ish-komunist.

       
    • VIDEO

      Selia e PD me '2 parti', pas Berishës në komunikim me mediat del Lulzim Basha: Dënoj me ashpërsinë më të madhe këto akte të çmendura

      Në Selinë e Partisë Demokratike situata vijon të jetë një kakofoni e plotë. Pas 2 orësh komunikim me mediat të Sali Berishës, tashmë ka dalë kreu i PD-së Lulzim Basha.

    • VIDEO

      'Më vodhën USB-në' Belind Këlliçi mbërrin në polici për të bërë kallëzim

      Pasi tha se i kanë bastisur zyrën në FRPD, ku i kanë marrë sendet personale, përfshirë dhe një USB, Belind Këlliçi ka mbërritur në komisariatin nr.1 për të bërë kallëzim penal.

      •  
    • VIDEO

      Berisha: Bandat e qeverisë kanë hyrë edhe në selinë e PD! Më thanë se ka njerëz të armatosur, s'ndihem i rrezikuar

      Pas Belind Këlliçit, edhe Sali Berisha flet për persona të armatosur.

      "Bandat e qeverisë kanë hyrë edhe në selinë e PD. Nuk ka konflikt, prania e bandave të armatosura në seli është çështje e veçantë, të rinjtë thonë se erdhën dhe na kërcënuan me armë, janë në një hapësirë tjetër, nuk jam i rrezikuar, të rrezikuar janë ato që lozin me banda, se të fusin njerëz të armatosur është krim i shëmtuar, të mbajnë ato përgjegjësi. Demokratët të distancohen menjëherë nga këto akte të turpshme, ata që na kthenin armët ne, ishin kriminelë të sigurimit të shtetit, bandit të ish-diktaturës, por që ish-kryetari të kryejë një akt të tillë, përbën një krim të shëmtuar të gjithë anshëm. ", tha Berisha.

    • VIDEO

      Kë ke votuar në zgjedhjet për kryetar të ri të PD në korrik, Berisha: Top Secret

      Sali Berisha ka refuzuar që të tregojë se për kë ka votuar në zgjedhjet e korrikut për kryetar të ri të PD.

      "Top Secret", ka thënë Berisha.

      Në garë ishin Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Agron Shehaj dhe Edith Hardhi.

    • VIDEO

      Berisha bën foto me grupin e rithemelimit në PD, mbështetësit e tij në seli thërrasin: Basha ik

      Demokratët thërrasin në selinë blu "Basha Ik", teksa grupi i rithemelimit të PD, me në krye Sali Berishës kanë bërë foton zyrtare.  

    • VIDEO

      'Pse nuk u lini vendin të rinjve'? Berisha i vendosur: Nuk largohem, e keni parë dëshirën që kanë shqiptarët që unë të rikthehem

      Sali Berisha është i vendosur që të marrë drejtimin e Partisë Demokratike, e madje nuk shikon as rival, duke shtuar se ai ka një mbështetje të gjerë. Megjithëse nuk ka asnjë garë, ende për kryetarin e PD-së, Berisha tha se rikthimet kanë qenë gjithmonë të suksesshme dhe as nuk e ka ndërmend që të largohet.

      'Jam i vendosur nëse do anëtarësia e PD-së, por të jemi realistë, nëse rikthehemi pak këto dy muajt e fundit ju keni parë edhe në sondazhe edhe në salla dëshirën e madhe të shqiptarëve që unë të rikthehem. Cilido që mund të më kalojë është i mirëpritur, por të gjitha ata qindra njerëz më presin. Rikthimet kanë qenë gjithmonë sukses e të garantuara! Ç'të bëj unë të largohem? Jo!'- tha Berisha.

    • VIDEO

      'Shiko, shiko ka njerëz me armë!', kaos tek selia PD, Belind Këlliçi njofton policinë

      'Ja ku janë njerëz me armë. ja shikoi filmoni, ka njerëz me armë', këto janë bisedat që dëgjohen brenda ambienteve të selisë së PD-së. Belind Këlliçi, kreu i FRPD-së, thotë se i kanë bastisur zyrën, i kanë ndërruar bravën, ndërsa telefonon policinë  në lidhje me ngjarjen.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv